Life Style

SHBA/ Të sapomartuarit festojnë martesën në protestë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:47 - 08/06/20 |
Opi Nion

Ndërsa mijëra protestues marshuan në rrugët e Philadelphia të shtunën për të luftuar padrejtësinë racore dhe brutalitetin e policisë, Kerry-Anne, 35 vjeç dhe Michael Gordon, 42 vjeç, u dalluan për një arsye shumë të veçantë.

Pasi u martuan në hotelin Logan, Kerry-Anne dhe Michael dolën në protest, duke marrë brohoritje dhe duartrokitje të mëdha nga mijëra demonstrues pjesëmarrës. Në një moment, turma u nda për çiftin e porsamartuar, ndërsa mbanin duart dhe putheshin në mes të rrugës.

‘Kjo lëvizje po shënon një moment shumë të rëndësishëm,’- tha Kerry-Anne për ABC Neës. ‘Jo vetëm që po e ndiejmë motivimin e njerëzve … por po e shikoj burrin tim, në ditën e dasmës tonë, si një afrikano- amerikan të fortë dhe një përfaqësues të mirë të asaj që në jemi dhe të kulturës tonë. Është një moment shumë, shumë fuqizues për ne.’

Michael, i cili është me prejardhje nga Karaibet ndërsa Kerry-Anne nga Xhamajka, tha që martesa gjatë protestave, e bënë ditën e dasmës së tyre ‘më të paharrueshme’.

Pas