Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA-të refuzojnë të nënshkruajnë deklaratën në takimin e Arktikut

2019/05/07 at 6:06 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA-të refuzojnë të nënshkruajnë deklaratën në takimin e Arktikut

Shtetet e Bashkuara refuzuan të nënshkruajnë një marrëveshje mbi sfidat në Arktik për shkak të mospërputhjeve mbi termat për ndryshimet klimatike, duke vënë në rrezik bashkëpunimin në këtë rajon polar që po vuan pasojat e ngrohjes globale.


Ndërkohë që temperaturat e Arktikut po rriten dyfish më shpejt krahasuar me pjesën tjetër të globit, shkrirja e akullit po krijon rrugë të të reja dtare dhe ka hapur shumë nga rezervat e fundit të naftës dhe gazit për shfrytëzim komercial.

Një takim i tetë vendeve që kufizohen me Arktikun në Rovaniemi të Finlandës, pritej të formulonte një axhendë dyvjeçare për të balancuar sfidën e ngrohjes globale me zhvillimin e qëndrueshëm të nxjerrjes së pasurive minerare.

Por burimet thanë se Shtetet e Bashkuara e bllokuan nënshkrimin e një deklarate përfundimtare pasi nuk ishin dakord me formulimin se ndryshimi i klimës është një kërcënim serioz për Arktikun.

Ishte hera e parë që një takim i Këshilli Arktik del pa një deklaratë që nga formimi i tij në vitin 1996. Megjithatë, në një komunikatë të shkurtër, ministrat nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Rusia, Finlanda, Norvegjia, Danimarka, Suedia dhe Islanda përsëritën angazhimin e tyre për zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit në Arktik.

Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit mohoi se Uashingtoni është bërë pengesë për një veprim global për mjedisin. “Qarkulluan disa versione të ndryshme të deklaratës dhe SHBA ishin gati të nënshkruanin”, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti.

Duke ju drejtuar Këshillit, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se administrata e Presidentit Donald Trump “ndan angazhimin tuaj të thellë ndaj ruajtjes së mjedisit” në Arktik. Por ai shtoi se qëllimet kolektive nuk janë gjithmonë përgjigja.

Marrëveshjet mes vendeve të Këshillit të Arktikut nuk janë të detyrueshme dhe zoti Pompeo akuzoi Rusinë dhe Kinën se nuk po luajnë sipas rregullave kur kërkojnë të drejta mbi burimet dhe rrugët tregtare.

“Qëllimet kolektive bëhen të pakuptimta, madje kundër-produktive sapo një vend nuk vepron sipas rregullave,” tha zoti Pompeo përpara Këshillit Arktik.

Shkencëtarët besojnë se Arktiku përmban rreth 13 për qind të rezervave të pazbuluara të naftës në botë dhe 30 për qind të rezervave të saj të gazit natyror, si dhe depozita të mëdha minerale si metale të zinkut, hekurit dhe tokave të rralla.

Nxjerrja e tyre është e shtrenjtë, por shkrirja e akullit po e bën më të realizueshme, ndërkohë që po ndikon mbi klimën në botë.

Presidenti Trump ka shprehur shpesh skepticizëm nëse ngrohja globale është rezultat i aktivitetit njerëzor dhe i ka qëndruar vendimit të tij të vitit 2017 për t’u tërhequr nga marrëveshja e Parisit për klimën, e nënshkruar nga pothuajse 200 qeveri në vitin 2015.

TAKIM POMPEO-LAVROV PËR VENEZUELËN

Në periferitë e Këshillit të Arktikut në Finlandë, Sekretari i Shtetit Pompeo diskutoi me homologun e tij rus, Sergej Lavrov, për Venezuelën.

Të dy kryediplomatët theksuan se nuk duan ndërhyrje ushtarake të huaj në vend.

“E kam bërë të qartë qëndrimin tonë se venezuelianët meritojnë një demokraci, pra që vendi të mos drejtohet nga ndonjë palë e huaj e cila të jetë e përfshirë ushtarakisht në mënyrë të vazhdueshme. Pra ne duam që kubanët të ikin. Ne duam që ushtarakët e Rusisë të ikin,” tha Pompeo./ Burimi: VOA



Ju sugjerojmë

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
Politikë

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

1 Qershor, 2025 11:02 pm
Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
Bota

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

1 Qershor, 2025 10:42 pm
Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
Bota

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

1 Qershor, 2025 10:25 pm
Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
Bota

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

1 Qershor, 2025 9:58 pm
Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës
Aktualitet

Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës

1 Qershor, 2025 9:36 pm
Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme
Rajoni

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme

1 Qershor, 2025 9:22 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë, zbardhen detaje të reja: Ngjarja aksidentale…

1 Qershor, 2025 8:59 pm
“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj
Aktualitet

“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj

1 Qershor, 2025 8:25 pm
Vetëvritet një tjetër i miturit në Gjirokastër, rasti i dytë brenda dy muajsh!
Aktualitet

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në Vlorë, humb jetën edhe 16-vjeçari

1 Qershor, 2025 8:00 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur

1 Qershor, 2025 7:34 pm
Para
Të gjithë për Lotarinë Amerikane, bllokohet faqja e internetit

Të gjithë për Lotarinë Amerikane, bllokohet faqja e internetit

Trafikonin heroinë, arrestohen 14 shqiptarë në Zvicër

Trafikonin heroinë, arrestohen 14 shqiptarë në Zvicër

Ushtarakët e plagosur, Xhaçka në Letoni: Tanushi në gjendje të rëndë

Ushtarakët e plagosur, Xhaçka në Letoni: Tanushi në gjendje të rëndë
















TE FUNDIT

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
1 Qershor, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Tanea” para vizitës së...

Lexo më shumë

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
1 Qershor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përgëzoi sot Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU) për suksesin e një operacioni të madh...

Lexo më shumë

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
1 Qershor, 2025

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme,...

Lexo më shumë

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
1 Qershor, 2025

Irani është përpjekur të forcojë mbrojtjen e tij ajrore, ndërsa ushtria përgatitet për mundësinë e një sulmi izraelit ose amerikan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com