Të shtëna me armë zjarri jashtë një klubi nate në Çikago ku të paktën 4 persona humbën jetë dhe 14 të tjerë u plagosën. Sipas autoriteteve lokale të paktën tre nga 14 të plagosurit janë në gjendje kritike. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, 3 korrik, në lagjen River North të Çikagos.
Mediat e huaja raportuan se të shtënat ndodhën sapo kishte përfunduar festa e një reperi që prezantonte albumin e ri.
Policia tha se dikush hapi zjarr mbi një turmë njerëzish që qëndronin jashtë, ndërsa mjeti u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Deri tani, askush nuk është arrestuar.