Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA: S’ka shenja se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore

2024/03/01 at 8:08 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA: S’ka shenja se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore

Shtetet e Bashkuara (SHBA) nuk kanë parë ndonjë shenjë se Rusia është duke u përgatitur për ta përdorur ndonjë armë bërthamore dhe do të vazhdojnë ta vëzhgojnë atë me kujdes, tha të enjten vonë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Miller i bëri këto komente pasi më herët gjatë ditës, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, paralajmëroi se Moska ka armë për t’i goditur caqet në Perëndim.

“Kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë retorikë të papërgjegjshme nga Vladimir Putin. Kjo nuk është mënyra se si duhet të flasë lideri i një shteti të armatosur me armë bërthamore”, tha Miller.

Duke folur mëngjesin e së enjten gjatë një fjalimi para kombit në Moskë, Putini tha se vendet e Perëndimit rrezikojnë nxitjen e një lufte bërthamore, nëse dërgojnë trupa për të luftuar në Ukrainë.

“Ne gjithashtu kemi armë me të cilat mund t’i godasin caqet në territorin e tyre”, tha Putin. “A nuk e kuptojnë këtë ata?”

Perëndimi duhet “patjetër, në fund, ta kuptojë se e gjithë kjo rrezikon nxitjen e një konflikti me përdorimin e armëve bërthamore, dhe si përfundim shkatërrimin e qytetërimit”, tha ai.

“Ne e mbajmë mend fatin e atyre të cilët dikur dërguan kontingjentet e tyre në territorin e vendit tonë. Por, pasojat e ndërhyrjeve të mundshme do të jenë shumë më tragjike tani”, shtoi ai.

Në fillim të kësaj jave, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pas një samiti të liderëve të Evropës të mbajtur në Paris, tha se pavarësisht se tani për tani nuk ka konsensus, nuk duhet të përjashtohet asnjë mundësi për ta ndihmuar Ukrainën, përfshirë edhe dërgimin e trupave perëndimore për të luftuar përkrah Kievit, në mënyrë që të parandalohet një fitore e Rusisë.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kyçë evropianë thanë gjatë kësaj jave se nuk kanë plane që të dërgojnë trupa tokësore në Ukrainë.

Fjalimi i Putinit u mbajt para zgjedhjeve presidenciale ruse të parapara më 15-17 mars, të cilat Kremlini shpreson t’i përdorë për të treguar unitetin e kombit në mbështetje të Putinit dhe pushtimit të Ukrainës, të cilin Moska e nisi në shkurt 2022.

Zgjedhjet ruse kontrollohen ashpër nga Kremlini dhe as nuk janë të lira, e as të drejta, por shihen nga Qeveria si nevojë për të përçuar një ndjenjë të legjitimitetit./REL

Ju sugjerojmë

Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë
Sport

Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë

13 Nëntor, 2025 11:44 pm
Shqipëria mposht Andorrën, Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit
Kryesore

Shqipëria mposht Andorrën, Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit

13 Nëntor, 2025 10:36 pm
Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës
Kryesore

Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës

13 Nëntor, 2025 10:15 pm
Pjesa e parë Andorrë-Shqipëri mbyllet pa gola
Kryesore

Pjesa e parë Andorrë-Shqipëri mbyllet pa gola

13 Nëntor, 2025 9:35 pm
Elbasan/ Mbytet 40-vjeçarja në Shkumbin, policia ndërhynë për nxjerrjen e trupit
Kronikë

Elbasan/ Mbytet 40-vjeçarja në Shkumbin, policia ndërhynë për nxjerrjen e trupit

13 Nëntor, 2025 9:15 pm
Publikohet formacioni zyrtar, Sylvinho me “tredhëmbësh” për 3 pikët ndaj Andorrës
Kryesore

Publikohet formacioni zyrtar, Sylvinho me “tredhëmbësh” për 3 pikët ndaj Andorrës

13 Nëntor, 2025 7:41 pm
Presidenti i Sirisë-Izraelit: Asnjë tërheqje e trupave pa marrëveshje finale
Bota

Presidenti i Sirisë-Izraelit: Asnjë tërheqje e trupave pa marrëveshje finale

13 Nëntor, 2025 6:12 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Skandali i korrupsionit në Ukrainë, një pengesë për procesin e anëtarësimit në BE

13 Nëntor, 2025 5:36 pm
Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
Aktualitet

Refuzimi i dy komisioneve hetimore, PD dorëzon ankimim në “Kushtetuese”

13 Nëntor, 2025 4:41 pm
“Gati të nënshkruajmë”, Rama:Jemi i njëjti vend me Italinë,mjafton një komisar në BE
Kryesore

“Gati të nënshkruajmë”, Rama:Jemi i njëjti vend me Italinë,mjafton një komisar në BE

13 Nëntor, 2025 4:09 pm
Para
Më shumë se një miliard njerëz obezë në mbarë botën

Më shumë se një miliard njerëz obezë në mbarë botën

Barra e sëmundjeve rrit importet e farmaceutikës me 14% më 2023, por po konsumohen ilaçe më të lira

Barra e sëmundjeve rrit importet e farmaceutikës me 14% më 2023, por po konsumohen ilaçe më të lira

Hapet kantieri për ndërtimin e Fakultetit të Studimeve Profesionale në Universitetin e Durrësit

Hapet kantieri për ndërtimin e Fakultetit të Studimeve Profesionale në Universitetin e Durrësit

TE FUNDIT

Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë

Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë
13 Nëntor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka pas ndeshjes deklaroi se Kombëtarja do të përpiqet të kapë vazon e...

Lexo më shumë

Shqipëria mposht Andorrën, Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit

Shqipëria mposht Andorrën, Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit
13 Nëntor, 2025

Kombëtarja ka fituar 1-0 “finalen” ndaj Andorrës duke hedhur një hap të madh drejt playoff-it të Botërorit, në pritje të...

Lexo më shumë

Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës

Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës
13 Nëntor, 2025

Shqipëria kalon në avantazh ndaj kundërshtarit të tij Andorra në pjesën e dytë në minutën e ’67. Goli u shënua...

Lexo më shumë

Pjesa e parë Andorrë-Shqipëri mbyllet pa gola

Pjesa e parë Andorrë-Shqipëri mbyllet pa gola
13 Nëntor, 2025

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Andorrë-Shqipëri me rrjeta të paprekura. 45-minutëshi i parë ishte pa emocione, ndërkohë që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com