Presidenti amerikan, Donald Trump ka ndërmarrë sanksione të reja kundër Qeverisë së Venezuelës, duke i ngrirë asetet në Shtetet e Bashkuara dhe duke i penguar kryerjen e transaksioneve.
Në vendimin e Trumpit thuhet se “të gjitha pronat e Qeverisë së Venezuelës, që janë në Shtetet e Bashkuara bllokohen, nuk mund të transferohen, eksportohen, tërhiqen apo diçka tjetër e ngjashme”.
Kujtojmë se Venezuela është përballur së fundmi me krizë politike, kolaps ekonomik dhe një krizë humanitare të thellë.
Lideri i opozitës Juan Guaido është vetëshpallur president dhe është njohur nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa presidenti aktual Nicolas Maduro nuk pranon të largohet dhe mbështetet nga Rusia, Kina, Irani, Kuba, Turqia dhe Bolivia.
Ndërkaq vendimi i fundit i SHBA-së synon të shtojë presionin ndaj presidentit Nicolas Maduro për t’u larguar nga pushteti./Opinion.al