Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA, shtetet provojnë rihapjen e ekonomisë

2020/04/26 at 4:45 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA, shtetet provojnë rihapjen e ekonomisë

Shumë amerikanë u janë rikthyer plazheve në Florida dhe Kaliforni, edhe pse numri i të konfirmuarve me koronavirus në vend ka shënuar shifrën rekord prej 940 mijë ndërsa ai i të vdekurve 54 mijë, ose një e katërta e totalit botëror.

Në shtetet Georgia, Oklahoma dhe disa të tjera sallonet e flokëve dhe biznese të tjera të vogla po qëndrojnë të hapura, ndërkohë që pjesë të ndryshme të vendit po provojnë të rihapin ekonominë pas një mbylljeje që ka zgjatur një muaj.

Këto hapa ndërmerren në kundërshtim me thirrjet e shumë ekspertëve të shëndetit publik, të cilët thonë se shtimi i ndërveprimimit njerëzor mund të sjellë një valë të re rastesh me COVID-19.

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo përsëriti paralajmërimin e tij se rihapja e bizneseve tepër herët është e rrezikshme, ndërsa guvernatorja Gina Raimondo e shtetit Rod Ajllënd reagoi ndaj një proteste të organizuar në qytetin

Providencë, duke e quajtur dritëshkurtër. Ajo tha se kjo mund ta detyrojë ta shtyjë datën e rihapjes, të caktuar për më 8 maj.

“Në këtë moment, të shkelësh rregullat distancimit fizik, është thjesht egoizëm,” tha ajo duke iu referuar protestës.

“Nëse të gjithë dalin sot jashtë dhe shkellin rregullat, unë me siguri që do ta shtyj datën e rihapjes së ekonomisë.”

Qarku Volusia, ku ndodhet plazhi i famshëm Daytona, hapi shumë nga parqet e tij bregdetare për njerëzit me aftësi të kufizuara, një masë drejt rihapjes me faza.

Deri tani, ky qark i ka kufizuar plazhet vetëm për njerëzit që duan të ecin, të bëjnë sërf, të dalin me biçikletë ose të notojnë. Zyrtarët kanë paralajmëruar që njerëzit të mos dalin në grupe.

Një valë të nxehti nxori mijëra kalifornianë në plazhet Newport dhe Huntington.

Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom ka kërkuar që njerëzit të praktikojnë distancimin fizik në plazhe.

Ndërkohë, banorët e Nju Jorkut do të jenë në gjendje ta bëjnë testin e koronavirusit nëpër farmaci.

Guvernatori Cuomo tha se 5,000 farmaci do të lejohen të kryejnë testet dhe se synimi është të kryhen 40,000 teste në ditë.

Përveç kësaj, punonjësit e kujdesit shëndetësor të vijës së parë në katër spitale të qytetit të Nju Jorkut do të bëjnë testimin e antitrupave për virusin.

Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi të shtunën se nuk ka “asnjë provë” se pacientët e shëruar nga COVID-19 që kanë antitrupa janë të imunizuar ndaj një infeksioni të dytë.

Përqendrimi tek testimet vjen ndërkohë që kriza e koronavirusit po njeh rënie në Nju Jork, epiqendra e pandemisë në Shtetet e Bashkuara. Shtrimet në spitale në këtë qytet arritën nivelin më të ulët në tre javë.

“Njëzet e një ditë ferr, dhe tani jemi atje ku ishim 21 ditë më parë,” tha zoti Cuomo në një konferencë shtypi. Tani jemi të përqendruar tek testimi.”/ VOA

Ju sugjerojmë

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025

24 Qershor, 2025 11:25 pm
Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!
-U tha në Opinion

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!

24 Qershor, 2025 11:13 pm
Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit
-U tha në Opinion

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit

24 Qershor, 2025 10:54 pm
Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025

24 Qershor, 2025 10:50 pm
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje

24 Qershor, 2025 10:31 pm
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Aktualitet

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

24 Qershor, 2025 10:09 pm
Ambasada iraniane falënderon Vuçiçin për qëndrimin ndaj sulmit të SHBA-së në Iran
Rajoni

Ambasada iraniane falënderon Vuçiçin për qëndrimin ndaj sulmit të SHBA-së në Iran

24 Qershor, 2025 10:03 pm
Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur

24 Qershor, 2025 9:48 pm
Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?
Politikë

Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?

24 Qershor, 2025 9:35 pm
“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët
Aktualitet

“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët

24 Qershor, 2025 9:22 pm
Para
COVID-19/Rritet numri i viktimave dhe i të shëruarve në Maq. e Veriut

COVID-19/Rritet numri i viktimave dhe i të shëruarve në Maq. e Veriut

Ambulanca përplas për vdekje gruan

Durrës/ Makina përplaset me autoambulancën

Gjermani/ Arrestohen mbi 100 persona, protestuan kundër masave të COVID-19

Gjermani/ Arrestohen mbi 100 persona, protestuan kundër masave të COVID-19

TE FUNDIT

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025
24 Qershor, 2025

Ditën e shtunë, më 21 qershor, shqiptarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës organizuan paradën e tyre tradicionale. Është hera...

Lexo më shumë

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!
24 Qershor, 2025

Kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, zhvilloi një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan. I...

Lexo më shumë

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit
24 Qershor, 2025

Me rastin e paradës së shqiptarëve, kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin Blendi...

Lexo më shumë

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025
24 Qershor, 2025

Vetëm një ditë pas sulmeve të Iranit, duket se armëpushimi u arrit. Lajmin e bëri të ditur presidenti Donald Trump,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com