Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA, shtetasit e rinj mund të përcaktojnë fituesin në zgjedhje në disa shtete kyçe

2024/07/31 at 10:12 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
SHBA, shtetasit e rinj mund të përcaktojnë fituesin në zgjedhje në disa shtete kyçe

Ndërsa Shtetet e Bashkuara po i afrohen zgjedhjeve të nëntorit, miliona shtetas të rinj amerikanë po përgatiten që të hedhin votën e tyre për herë të parë.


Sipas Këshillit Amerikan të Imigracionit (AIC), organizatë jo qeveritare me seli në Uashington, më shumë se 3 nga 4 imigrantët që kualifikohen për të marrë nënshtetësinë e kanë marrë atë. Në disa shtete ku gara zgjedhore nuk është e përcaktuar, numri i emigrantëve që e kanë marrë së fundmi shtetësinë mund të përcaktojnë fituesin.

Pra, shtetasit e rinj mund të kenë ndikim të madh në këto zgjedhje, sidomos në ato shtete ku ka numër të madh imigrantësh, sipas AIC-së.

Në shtetin e Arizonës, numri i imigrantëve që kanë marrë nënshtetësinë nga viti 2016 deri më 2020 është gjashtë herë më i madh se sa diferenca me të cilën i fitoi zgjedhjet Presidenti Biden, para katër vjetësh.

“Në shumë prej këtyre shteteve të papërcaktuara, numri i imigrantëve që kanë marrë shtetësinë është më i madh se sa ishte diferenca në vota në mes të kandidatëve, prandaj ky grup mund të ketë ndikim të madh si në aspektin lokal ashtu edhe në garat kombëtare”, thotë për Zërin e Amerikës Brian Miller, drejtor i organizatës jo qeveritare “Voto”.

Christine Chen është drejtoreshë dhe bashkë-themeluese e organizatës jo qeveritare Vota Amerikane nga Ishujt e Paqësorit dhe Azisë (APIAVote), që ofron ndihmë për të mobilizuar votuesit aziatiko-amerikanë. Ajo i tha Zërit të Amerikës se numri i votuesve me origjinë aziatike dhe nga ishujt e Paqësorit (AAPI) në zgjedhjet e vitit 2020 ishte më i madh se sa diferenca në vota mes fituesit dhe humbësit në shtetet e papërcaktuara.

“Kur analizon shifrat nga zgjedhjet e vitit 2020, mbi 21 për qind e votuesve të këtij komuniteti ishin votues për herë të parë. Shifra e përgjithshme e atyre që votuan për herë të parë në shkallë vendi ishte 14 për qind”, thotë zonja Chen.

“Prandaj, ne e dimë që jo vetëm po rritemi si komunitet, por po bëhemi shtetas dhe po rrisim pjesëmarrjen tonë në zgjedhje”.

Pavarësisht përpjekjeve, pjesëmarrja e shtetasve të rinj në votime ende nuk ka arritur shifrat e pjesëmarrjes së atyre që janë lindur në Shtetet e Bashkuara.

Joe Garcia, Nënpresident i organizatës jo qeveritare “Chicanos Por La Causa” me bazë në Arizonë, i tha Zërit të Amerikës se nxitja e popullatës latine për të votuar është e vështirë për disa arsye. Shumë imigrantë nga Amerika Latine vijnë nga familje ku pjesëmarrja në votime nuk është pjesë e traditës familjare. Nëse prindërit e tyre nuk kanë votuar, ka shumë gjasa që fëmijët e tyre nuk do ta kenë prioritet votimin.

Përpos kësaj, edhe procesi i votimit mund të jetë një proces që i tremb, veçanërisht votuesit që marrin pjesë në zgjedhje për herë të parë.

Procesi kompleks i votimit dhe mungesa e informacionit për procedurat e votimit mund të bëhet pengesë njerëzit që të mos votojnë. Kjo sfidë ndikohet nga pengesat kulturore dhe gjuhësore që i largon edhe më shumë votuesit e mundshëm nga procesi.

Për të trajtuar këto pengesa, organizata “Chicanos Por La Causa” zbaton strategji që ndikojnë sidomos tek votuesit e rinj në moshë, të cilët janë përdorues të platformave të rrjeteve sociale si Instagrami. Ata kanë qëllim që të edukojnë votuesit me origjinë nga Amerika Latine për rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe çfarë ndikimi ka kjo tek çështjet që kanë rëndësi për komunitetet e tyre.

“Kjo po nxit njerëzit të kuptojnë që vota e tyre ka rëndësi për shumë çështje kyçe siç janë arsimi, vendet e punës, shërbimet si strehimi, shëndetësia e të tjera”, thotë zoti Garcia.

Sipas Qendrës Kërkimore ‘Pew’, mbi 3.5 milionë imigrantë që kanë të drejtë vote janë nga Meksika, një numër më i madh ky se sa nga të gjitha vendet e tjera.

Për komunitetin aziatiko-amerikan, vendet e reja të punës, ekonomia, sigurimi shëndetësor dhe inflacioni janë çështjet që kanë rëndësi më të madhe, sipas një sondazhi të organizatës “APIAVote”.

Chen vë theksin tek fushatat që kanë bërë me elektoratin e këtij komuniteti në shtetet e papërcaktuara si Xhorxhia apo Nevada, ku përqindja e atyre që kanë votuar për herë të parë ishte më e larta. Në Xhorxhia pjesëmarrja e tyre ishte 26% ndërsa në Nevada 25%

“Një gjë që e kemi kuptuar është se partitë politike duhet të punojnë më shumë për të arritur tek elektorati ynë”, thotë zonja Chen.

Ajo shtoi se vetëm 54% e atyre që ishin pjesë e sondazhit kanë thënë se janë kontaktuar nga Partia Demokratike apo ajo Republikane.

Biden, sa ishte ende i përfshirë në garën zgjedhore, në muajin korrik nisi një fushatë informuese për votuesit me origjinë aziatike, pasi e kishte bërë këtë më parë me votuesit afrikano-amerikanë dhe ata me origjinë nga Amerika Latine.

Nënpresidentja Kamala Harris tanimë ka mbajtur tubime zgjedhore në Nevada dhe Pensilvani dhe ka marrë pjesë në një takim të organizuar nga organizata “APIAVote”. Një ftesë e ngjashme i është dërguar edhe kandidatit republikan për President, Donald Trump./ VOA



Ju sugjerojmë

Rama “thumbon” Farage: Kur largohesh nga BE, flet gjepura
Kryesore

Rama “thumbon” Farage: Kur largohesh nga BE, flet gjepura

16 Shtator, 2025 8:46 pm
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri
Aktualitet

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri

16 Shtator, 2025 8:27 pm
Shfaqi probleme shëndetësore, Veliaj dërgohet në spital/ I nënshtrohet ekzaminimeve
Aktualitet

Shkarkimi i Veliajt, mblidhen nesër përfaqësuesit e PS në Këshillin Bashkiak

16 Shtator, 2025 8:02 pm
Izraeli konfirmon fillimin e ofensivës tokësore në Gaza
Bota

Izraeli konfirmon fillimin e ofensivës tokësore në Gaza

16 Shtator, 2025 7:44 pm
Kontrollohej nga Ndrangheta, klubi italian kalon nën administrim gjyqësor
Sport

Kontrollohej nga Ndrangheta, klubi italian kalon nën administrim gjyqësor

16 Shtator, 2025 7:36 pm
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, Rama: Proces që ka njollosur drejtësinë ndërkombëtare
Aktualitet

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, Rama: Proces që ka njollosur drejtësinë ndërkombëtare

16 Shtator, 2025 6:51 pm
Suedi, një sulm kibernetik zbulon të dhënat e 1,5 milionë personave
Bota

Suedi, një sulm kibernetik zbulon të dhënat e 1,5 milionë personave

16 Shtator, 2025 6:37 pm
Parlamenti miraton Kryesitë dhe anëtarët socialistë të Komisioneve
Kryesore

Parlamenti miraton Kryesitë dhe anëtarët socialistë të Komisioneve

16 Shtator, 2025 6:11 pm
Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford
InstaBIZ

Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford

16 Shtator, 2025 5:40 pm
Të dehur në makinë dhe me shpejtësi tej normave, 11 të arrestuar në Tiranë
Kronikë

Të dehur në makinë dhe me shpejtësi tej normave, 11 të arrestuar në Tiranë

16 Shtator, 2025 4:36 pm
Para
Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme 1 gusht 2024

Temperatura të larta në fundjavë, meterologu: Mund të shfrytëzojmë plazhin

Gushti nis me temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

Netanyahu: Lufta e Izraelit kundër Hamasit do të zgjasë shumë muaj

Netanyahu thotë se Izraeli do të përgjigjet “fuqishëm” ndaj çdo sulmi
















TE FUNDIT

Rama “thumbon” Farage: Kur largohesh nga BE, flet gjepura

Rama “thumbon” Farage: Kur largohesh nga BE, flet gjepura
16 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama foli me superlativa për Bashkimin Europian dhe aspiratën e Shqipërisë që të integrohet në union përpara studentëve në...

Lexo më shumë

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri
16 Shtator, 2025

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, ka thënë të martën se blloku mbetet i shqetësuar për gjendjen...

Lexo më shumë

Shkarkimi i Veliajt, mblidhen nesër përfaqësuesit e PS në Këshillin Bashkiak

Shfaqi probleme shëndetësore, Veliaj dërgohet në spital/ I nënshtrohet ekzaminimeve
16 Shtator, 2025

Një mbledhje është thirrur ditën e nesërme në orën 17:00, ku anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak të Tiranës do t’i...

Lexo më shumë

Izraeli konfirmon fillimin e ofensivës tokësore në Gaza

Izraeli konfirmon fillimin e ofensivës tokësore në Gaza
16 Shtator, 2025

Ushtria izraelite ka konfirmuar fillimin e ofensivës tokësore në Qytetin e Gazës. Pas urdhrit nga qeveria, trupat izraelite "kanë zgjeruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com