Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA shpall sanksione të reja ndaj Iranit

2021/10/30 at 9:33 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA shpall sanksione të reja ndaj Iranit

Irani është goditur me sanksione të reja amerikane për shkak të furnizimeve me dronë dhe pajisje tjera të grupeve kryengritëse që i mbështet në Irak, Liban, Jemen dhe Etiopi.

Sanksionet e reja janë vendosur ndaj dy anëtarëve të lartë të Gardës Revolucionare të Iranit (IRCG), dy individëve tjerë dhe dy kompanive për të cilat Shtetet e Bashkuara thonë se janë të lidhura me programin e dronëve të IRCG-së.

Njoftimi për sanksionet është bërë nga Departamenti i Thesarit në SHBA, i cili ka thënë se përhapja e këtyre mjeteve nga Irani kërcënon paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.

“IRGC-ja ka përdorur dhe përhapur dronët, përmes të cilëve janë bërë edhe sulmet ndaj forcave të SHBA-së dhe anijeve ndërkombëtare”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.

Dy firmat, Kimia Part Sivan Company dhe Oje Parvaz Mado Nafar Company, së bashku me drejtorin menaxhues të kësaj të fundit, u sanksionuan për furnizim me motorë dhe asistencë teknike për programin e dronëve, tha Departamenti i Thesarit.

“Ne jemi të vendosur të kundërshtojmë të gjithë aktivitetin kërcënues të Iranit dhe atyre që e mbështesin atë”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në Twitter.

Sanksionet përfshijnë bllokimin e pasurisë në Shtetet e Bashkuara të individëve dhe subjekteve tjera. Pastaj masa u ndalon amerikanëve të kryejnë transaksione biznesi me këto subjekte ndërsa ata që bashkëpunojnë me këta individë apo kompani përballen me ndëshkime të mundshme.

Sanksionet amerikane u vendosën në kohën kur presidenti amerikan, Joe Biden, përgatitej për takime me udhëheqësit evropianë, me të cilët pritet të diskutojë për rifillimin e mundshëm të bisedimeve bërthamore me Iranin.

Biden do të takohet me liderët e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë më 30 tetor në Romë gjatë një samiti të Grupit 20-ës. Irani ka thënë se është i gatshëm t’iu kthehet bisedimeve, mirëpo ende nuk ka caktuar një afat se kur mund të ndodhë kjo.

Negociatat u pezulluan në qershor përpara zgjedhjeve në Iran të cilat e sollën në pushtet presidentin e linjës së ashpër Ebrahim Raisi. Pak përparim është bërë në bisedime gjatë gjashtë raundeve të zhvilluara këtë vit.

Marrëveshja mes fuqive botërore dhe Iranit e arritur në vitin 2015 kufizonte programin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimin të sanksioneve ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara u tërhoqen më 2018 nga kjo marrëveshje dhe vendosën sanksione të ashpra ndaj Iranit. Në anën tjetër Teherani filloi me shkeljen e kushteve të marrëveshjes./ REL

Etiketa: IranSaksioneshba

Ju sugjerojmë

Seancë maratonë në Kuvend, diskutime për programin qeverisës
Kryesore

Seancë maratonë në Kuvend, diskutime për programin qeverisës

18 Shtator, 2025 8:17 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

18 Shtator, 2025 8:16 am
Spiropali shpenzonte 400 mijë euro në vit për stafin, Omeri: Është dokument zyrtar
-U tha në Opinion

Spiropali shpenzonte 400 mijë euro në vit për stafin, Omeri: Është dokument zyrtar

17 Shtator, 2025 10:43 pm
Erdogan-Netanyahut: Nuk do lejojmë që Jeruzalemi të përdhoset nga duar të pafe
Bota

Erdogan-Netanyahut: Nuk do lejojmë që Jeruzalemi të përdhoset nga duar të pafe

17 Shtator, 2025 10:17 pm
Obama: SHBA në krizë politike pas vrasjes së Charlie Kirk
Bota

Obama: SHBA në krizë politike pas vrasjes së Charlie Kirk

17 Shtator, 2025 10:08 pm
Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet më 23 shtator për shkarkimin e Erion Veliajt
Aktualitet

Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet më 23 shtator për shkarkimin e Erion Veliajt

17 Shtator, 2025 9:17 pm
BE, gati sanksione Izraelit, Kallas: Tarifa për mallrat izraelite
Bota

BE, gati sanksione Izraelit, Kallas: Tarifa për mallrat izraelite

17 Shtator, 2025 8:46 pm
Rishfaqet Angela Merkel: Dëgjojeni Trumpin
Bota

Rishfaqet Angela Merkel: Dëgjojeni Trumpin

17 Shtator, 2025 8:41 pm
Mijëra civilë braktisin qytetin e Gazës, ofensiva e Izraelit futet në ditën e dytë
Bota

Mijëra civilë braktisin qytetin e Gazës, ofensiva e Izraelit futet në ditën e dytë

17 Shtator, 2025 8:18 pm
Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e Crvena Zvezdës
Sport

Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e Crvena Zvezdës

17 Shtator, 2025 7:37 pm
Para
1880/ Personalitetet e huaja që morën pjesë në lidhjen shqiptare të Prizrenit

1880/ Personalitetet e huaja që morën pjesë në lidhjen shqiptare të Prizrenit

Aksident në Fier, plagosen 6 persona

Aksident në Durrës, makina përplas të moshuarin

I akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 36-vjeçari

Tiranë/ Policia arreston 10 persona, për çfarë akuzohen

TE FUNDIT

Rama publikon videon e Diellës: Puna ime nuk do ndalojë asnjë çast

Rama publikon videon e Diellës: Puna ime nuk do ndalojë asnjë çast
18 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në Facebook, ndërsa njofton se tashmë Diella ministre e shtetit për Inteligjencën Artificiale ka...

Lexo më shumë

Seancë maratonë në Kuvend, diskutime për programin qeverisës

Seancë maratonë në Kuvend, diskutime për programin qeverisës
18 Shtator, 2025

Kuvendi do të mblidhet këtë të enjte në seancë plenare. Diskutimi në këtë seancë do të jetë me fokusin te...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, 22 nëntor 2023
18 Shtator, 2025

Dashi Partneri do iu mbështesë në gjithçka gjatë kësaj dite dhe do iu japë këshilla të vyera. Marrëdhënia me të do jetë edhe më...

Lexo më shumë

Spiropali shpenzonte 400 mijë euro në vit për stafin, Omeri: Është dokument zyrtar

Spiropali shpenzonte 400 mijë euro në vit për stafin, Omeri: Është dokument zyrtar
17 Shtator, 2025

Pak kohë pas largimit së Elisa Spiropalit nga detyra e kryetares së Kuvendit, në media po qarkullon një listë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com