Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA shmang falimentin, Biden arrin marrëveshje me McCarthy për tavanin e borxhit

2023/05/28 at 11:55 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA shmang falimentin, Biden arrin marrëveshje me McCarthy për tavanin e borxhit

Shtëpia e Bardhë dhe republikanët janë pajtuar në parim që të rrisin tavanin e borxhit të Shteteve të Bashkuara, duke shmangur kështu falimentimin pas javësh negociata.


Marrëveshja tani duhet të miratohet nga Kongresi amerikan. Presidenti amerikan, Joe Biden, e përshkroi marrëveshjen si “kompromis”, ndërkaq kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, tha se “ka një ulje historike të shpenzimeve”.

Më herët, Departamenti amerikan i Thesarit kishe paralajmëruar se shteti do të mbeste pa para për të paguar faturat më 5 qershor nëse nuk do të arrihej një marrëveshje. Një falimentim i tillë do të përmbyste ekonominë amerikane dhe do të trondiste tregjet globale.

SHBA-ja duhet të marrë borxh për të financuar Qeverinë sepse shpenzon më shumë sesa që ngrit taksat. Republikanët kanë kërkuar që të shkurtojnë shpenzimet në fusha sikurse edukimi dhe programe të tjera sociale, në këmbim të rritjes së tavanit të borxhit prej 31.4 trilionë dollarësh. Republikanët kanë thënë se nuk do të rrisnin tavanin e borxhit nëse Qeveria nuk do të pajtohej për të shkurtuar shpenzimet në vitet e ardhshme, ndërkaq demokratët kishin përqendruar propozimet e tyre në rritjen e disa taksave.

Detajet e marrëveshjes së re ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht, por CBS ka raportuar se për dy vjet do të ulen shpenzimet qeveritare që nuk i përkasin fushës së mbrojtjes dhe më pas ato do të rriten për 1 për qind më 2025.

Në një deklaratë të shkurtër për media mbrëmjen e së shtunës, Mçarthy tha se ka biseduar me presidentin Biden në telefon dy herë gjatë ditës.

“Pas javësh negociata, ne kemi arritur një marrëveshje në parim. Ende kemi punë për të bërë, por besoj se kjo marrëveshje në parim është e rëndësishme për amerikanët. Do të ketë një ulje historike të shpenzimeve, reforma që do të largojnë qytetarët nga varfëria dhe do t’i fusin në tregun e punës, nuk do të ketë taksa të reja dhe as programe të reja qeveritare”, tha ai. Mçarthy tha se do të shkruajë versionin final të projektligjit të dielën dhe më pas do të bisedojë sërish me presidentin Biden para se legjislacioni të dërgohet për votim në Kongres të mërkurën.

Ndërkaq Biden tha përmes një deklarate se “marrëveshja paraqet një kompromis, që nënkupton se të gjithë kanë marrë atë që dëshironin. Kjo është përgjegjësia e qeverisjes”.

“Kjo marrëveshje është një lajm i mirë për popullin amerikan sepse parandalon atë që do të ishte një falimentim katastrofal dhe do të çonte ekonominë në recesion”, tha ai.

Si Biden, ashtu edhe McCarthy duhet të bindin anëtarët e tyre në Kongres se kjo marrëveshje është e mirë para se e njëjta të hidhet në votim javën e ardhshme. /REL

Etiketa: Bidenborxhimccarthy


Ju sugjerojmë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
Bota

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

30 Qershor, 2026 10:47 pm
Dita e 31-të e protestës në Tiranë
Aktualitet

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

30 Qershor, 2026 8:24 pm
Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
Bota

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

30 Qershor, 2026 7:59 pm
Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
Bota

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

30 Qershor, 2026 6:59 pm
Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
Aktualitet

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

30 Qershor, 2026 6:54 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30 Qershor, 2026 6:34 pm
Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore
Bota

Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore

30 Qershor, 2026 6:29 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Pasqyrë e një vendi ku ekonomia rritet

30 Qershor, 2026 5:49 pm
Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve
Politikë

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

30 Qershor, 2026 5:24 pm
Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Aktualitet

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

30 Qershor, 2026 5:21 pm
Para
Malaga: Vizitorët gjejnë kudo gjurmët e Picassos

Malaga: Vizitorët gjejnë kudo gjurmët e Picassos

Alarmohet policia, raportohet për një pako të dyshimtë në Rinas

Hapi derën e makinës dhe goditi të miturin, pranga 64-vjeçarit në Tiranë

Hapi derën e makinës dhe goditi të miturin, pranga 64-vjeçarit në Tiranë

Itali/Doli nga festa e maturës, i riu shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë
















TE FUNDIT

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
30 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të...

Lexo më shumë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
30 Qershor, 2026

Këtë të martë po mbahet dita e 31-të e tubimit në Tiranë. Protesta nisi që në mëngjes, ku disa qytetarë...

Lexo më shumë

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
30 Qershor, 2026

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai...

Lexo më shumë

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
30 Qershor, 2026

Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe mund të detyrohen t’i kthejnë shtetit deri në 10 mijë paund, për shpenzimet e akomodimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}