Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave

2025/07/24 at 10:53 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë për Radion Evropa e Lirë se ekzistojnë mundësi të rëndësishme për bashkëpunim ekonomik me Kosovën në disa sektorë strategjikë dhe se heqja e barrierave tregtare do t’i forconte më tej këto lidhje.

“Shohim mundësi për bashkëpunim ekonomik në Kosovë në disa sektorë, përfshirë energjinë, mbrojtjen, infrastrukturën, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, si dhe sigurinë kibernetike. Heqja e barrierave ndaj eksporteve amerikane do të rezultonte me rritje të tregtisë”, tha një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë për REL-in.

“Ne i inkurajojmë sektorët publikë dhe privatë në Kosovë që të vazhdojnë të kërkojnë mundësi ekonomike dhe investime në tregun amerikan dhe që Qeveria të promovojë një mjedis transparent dhe të qëndrueshëm për bizneset amerikane që kërkojnë të zgjerohen në Kosovë”, tha ai.

Ky qëndrim përkon edhe me përpjekjet e Kosovës për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik me SHBA-në, sidomos pas vizitës së presidentes Vjosa Osmani në Uashington, këtë muaj.

Gjatë takimeve me zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë zëvendëssekretarin e Shtetit, Christopher Landau, ajo tha se u fol për rëndësinë e krijimit të një partneriteti të ri ekonomik, me fokus në sektorët e energjisë, mbrojtjes dhe teknologjisë informative.

Radio Evropa e Lirë mori vesh se temë diskutimi ishte edhe mundësia e bashkëpunimit në sektorin e pasurive minerare.

Ekspertët e ekonomisë e përkrahën këtë vizion, duke nënvizuar se pozicioni gjeografik, fuqia e re dhe e arsimuar e punës, si dhe politikat fiskale konkurruese e bëjnë Kosovën një destinacion tërheqës për investitorët e huaj.

Megjithatë, ata theksuan nevojën për reforma të thella në sundimin e ligjit dhe politikat ekonomike.

“Kosova duhet të angazhohet më tej në forcimin e sundimit të ligjit, në shmangien e veprimeve që mund të rrisin paparashikueshmërinë juridike, si dhe në rritjen e mbrojtjes së investitorëve, përmes përmirësimit të efikasitetit të gjykatave”, i tha Radios Evropa e Lirë më 18 korrik Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Kosova, aktualisht, ka një taksë prej 10% për mallrat e importuara nga SHBA-ja.

Në fillim të prillit, presidentja Osmani kërkoi nga Qeveria e Kosovës pezullimin e saj, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për tarifë të ngjashme ndaj importeve nga Kosova, por taksa mbeti në fuqi.

Osmani tha, po ashtu, se zyra e saj ka përgatitur një projektligj për heqjen e taksës, por se miratimi i tij varet nga konstituimi i Kuvendit të ri.

Konstituimi nuk ka përfunduar ende, për shkak të mosmarrëveshjeve politike qysh pas zgjedhjeve të shkurtit.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, vlera e importeve nga SHBA-ja në vitin 2024 ka arritur mbi 105 milionë euro, ndërsa eksportet kanë qenë rreth 39 milionë euro.

Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve njofton se investimet amerikane në Kosovë gjatë vitit 2024 kapën vlerën prej rreth 87 milionë eurosh.

Zëdhënësi i Ambasadës amerikane në Prishtinë theksoi se stabiliteti dhe siguria në rajon janë kyçe për prosperitetin ekonomik.

Duke cituar zëvendëssekretarin e Shtetit, Christopher Landau, ai shtoi:

“Misionet tona në mbarë botën janë gati të ndihmojnë bizneset dhe investitorët e huaj që të bashkëpunojnë me partnerët tanë amerikanë nga sektori publik dhe privat, për të shfrytëzuar kompanitë tona kryesore, teknologjinë dhe fuqinë punëtore”./ REL

Ju sugjerojmë

Përfshihet nga zjarri nënstacioni i Ibës, OSSH stakon energjinë në disa zona
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri nënstacioni i Ibës, OSSH stakon energjinë në disa zona

25 Korrik, 2025 10:44 pm
Trump viziton në Britaninë e Madhe: Më pëlqen kryeministri juaj
Bota

Trump viziton në Britaninë e Madhe: Më pëlqen kryeministri juaj

25 Korrik, 2025 10:19 pm
Qeveria britanike presion nga 221 deputetë për të njohur shtetin e Palestinës
Bota

Qeveria britanike presion nga 221 deputetë për të njohur shtetin e Palestinës

25 Korrik, 2025 9:43 pm
Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut
Aktualitet

Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut

25 Korrik, 2025 9:13 pm
Zjarri në Delvinë, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira
Aktualitet

Zjarri në Delvinë, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira

25 Korrik, 2025 9:09 pm
Aksioni i SPAK/ Arrestohen dy vëllezër, akuzë të re për Plarent Dervishajn dhe…
Kronikë

Aksioni i SPAK/ Arrestohen dy vëllezër, akuzë të re për Plarent Dervishajn dhe…

25 Korrik, 2025 8:37 pm
Ura e Milotit mbyllet për shkak të degradimit, ARRSH tregon rrugët alternative
Aktualitet

Ura e Milotit mbyllet për shkak të degradimit, ARRSH tregon rrugët alternative

25 Korrik, 2025 8:31 pm
BE dhe SHBA pranë arritjes së marrëveshjes për tarifat,mungon vetëm aprovimi i Trump
Bota

BE dhe SHBA pranë arritjes së marrëveshjes për tarifat,mungon vetëm aprovimi i Trump

25 Korrik, 2025 8:01 pm
Starlink i Musk është jashtë funksionit, probleme me internetin në të gjithë botën
Bota

Starlink i Musk është jashtë funksionit, probleme me internetin në të gjithë botën

25 Korrik, 2025 7:31 pm
Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
Kronikë

Aksident në Sarandë, 27-vjeçari transportohet me helikopter drejt Traumës

25 Korrik, 2025 6:57 pm
Para
Horoskopi, 22 nëntor 2023

Horoskopi për ditën e sotme, 25 korrik 2025

Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius

Parashikimi i motit për sot, 25 korrik 2025

“Harrojini Karaibet!”, El Nacional: Eksploroni Shqipërinë, perlën e Mesdheut

“Harrojini Karaibet!”, El Nacional: Eksploroni Shqipërinë, perlën e Mesdheut

TE FUNDIT

Përfshihet nga zjarri nënstacioni i Ibës, OSSH stakon energjinë në disa zona

Përfshihet nga zjarri nënstacioni i Ibës, OSSH stakon energjinë në disa zona
25 Korrik, 2025

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një mot me temperatura të larta, duke arritur sot nivelin e 40...

Lexo më shumë

Trump viziton në Britaninë e Madhe: Më pëlqen kryeministri juaj

Trump viziton në Britaninë e Madhe: Më pëlqen kryeministri juaj
25 Korrik, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë disa komente të bujshme nga Britania e Madhe, ku ndodhet në një tur ndërkombëtar,...

Lexo më shumë

Qeveria britanike presion nga 221 deputetë për të njohur shtetin e Palestinës

Qeveria britanike presion nga 221 deputetë për të njohur shtetin e Palestinës
25 Korrik, 2025

Qeveria britanike po përballet me presion të madh nga 221 deputetë nga i gjithë spektri politik për të njohur menjëherë...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut

Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut
25 Korrik, 2025

Një zjarr masiv ka përfshirë gjatë ditës së sotme malin Shpirag në Berat. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com