Bota

SHBA, senati voton afrikano-amerikanin e parë në krye të forcave ajrore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:19 - 10/06/20 |
el ida

Senati amerikan ka konfirmuar në mënyrë unanime, afrikano-amerikanin e parë, që do të udhëheqë një prej shërbimeve kyçe ushtarake shtetërore.

Me 98 vota për dhe asnjë kundër, Senati ka miratuar gjeneralin Charles Brown Jr., si shef të stafit të Forcave Ajrore amerikane.

Brown është nominuar nga presidenti amerikan, Donald Trump në muajin mars.

Ky votim ka ardhur teksa kombi amerikan është duke u përballur me protesta kundër pabarazisë racore, pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd.

“Vendimi im për të emëruar gjeneralin Charles Brown si afrikano-amerikanin e parë në pozicionin e shefit të shërbimit ushtarak, tani është miratuar nga Senati. Ditë historike për Amerikën! I gëzuar që do të punojë ngushtë me gjeneralin Brown, i cili është patriot dhe lider i mrekullueshëm”, ka thënë Trump përmes një postimi në rrjetin social, Twitter./Opinion.al

Pas