Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA-së i duhen studiues të huaj, por rrezikohet nga spiunazhi

2022/07/12 at 6:23 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA-së i duhen studiues të huaj, por rrezikohet nga spiunazhi

Drejtorët e shërbimeve të inteligjencës britanike dhe amerikane thonë se bizneset nuk duhet të nënvlerësojnë angazhimin e Kinës për të përdorur spiunazhin për të vjedhur pronën intelektuale. Ata kërkojnë balancimin e nevojës për njerëz të talentuar, që nuk kanë lindur në SHBA, apo Britani, me qëllim të ruajtjes së avantazhit teknologjik ndaj Kinës, ndërsa mbrohet siguria kombëtare dhe ekonomike.

Ligjvënësit e Uashingtonit po debatojnë mënyrat për t’i dhënë Amerikës avantazhin në garën e teknologjisë me Kinën…duke vlerësuar se presidenti kinez, Xi Jinping po i vështron dhe po shpreson që ata të jenë të pasuksesshëm.

Universitetet kërkimore amerikane janë vënë në vijë të parë të frontit.

Studimet tregojnë se mbi 75% e studiuesve të huaj në Shtetet e Bashkuara merren me kërkime shkencore. Shtetete e Bashkuara kanë nevojë për më shumë studiues vendas, që janë diplomuar në fusha shkencore.

“Shumë nga të huajt e diplomuar, ata me diploma doktorature, largohen nga vendi për shkak të çështjeve të emigracionit”, thotë ish-Zëvendës Sekretarja e Mbrojtjes, Kari Bingen.

Zonja Bingen është një nga 18 ish-zyrtarët e sigurisë kombëtare të SHBA-së që nënshkruan një letër, ku i bën thirrje Kongresit, të heqë kufizimet për emigrantët me diploma të avancuara në shkencë dhe teknologji.

“Nëse duam të fitojmë garën në teknologji, ne kemi nevojë për trurin më të mirë që është lindur në SHBA dhe nga e tërë bota”, thotë zonja Bingen.

Por ekspertët e sigurisë thonë se Kina po e shfrytëzon aktivisht mbështetjen e Amerikës tek talentet e huaja.

“Kina ka dërguar individë në SHBA si studiues, studentë, vizitorë të përkohshëm dhe ata kanë kopjuar amerikanët në institucionet akademike dhe institucione të tjera përmes programit të tyre që quhet “Mijëra të Talentuar” në përpjekje për të vjedhur pronën intelektuale amerikane”, thotë eksperti i sigurisë kombëtare, Jamil Jaffer.

Profesori 58-vjeçar i Universitetit Shtetëror të Ohajos, Song Guo Zheng pranoi se ai ishte përpjekur të rekrutonte talente kineze, por i kishte mbajtur përpjekjet të fshehura, që të mos humbiste miliona dollarë fonde nga qeveria amerikane për një program për të ndihmuar Kinën në fushën e mjekësisë. Ai tani po vuan tre vjet burg.

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray dërgoi një paralajmërim urgjent për bizneset ditpët e fundit në një paraqitje të përbashkët me shefin e inteligjencës britanike, MI5.

“Qeveria kineze është e vendosur të vjedhë teknologjinë tuaj dhe ta përdorë atë për të dëmtuar biznesin dhe për të dominuar tregun tuaj”, tha zoti Wray.

Kina rreagoi një ditë më pas.

“Këto vërejtje të zyrtarit të inteligjencës ekspozojnë plotësisht mentalitetin e tij të rrënjosur në Luftën e Ftohtë dhe paragjykimin ideologjik”, tha zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Kinës, Zhao Lijian.

Ish-këshilltari i Departamentit të Arsimit Dan Currell thotë se universitetet dhe entitetet që japin grante, duhet të zhvillojnë më shumë masa mbrojtëse për të mbrojtur kërkimet e rëndësishme shkencore.

“Në të vërtetë nuk ka një sistem për verifikimin e njerëzve që janë të përfshirë në programet kërkimore”, thotë zoti Currell.

Ekspertët thonë se zhvillimi i këtij sistemi tani është kritik për të ardhmen e Amerikës, pasi siç paralajmëron ish zëvendës sekretarja amerikane e mbrojtjes, mundësia për humbjen e garës teknologjike me Kinën është serioze.

Ju sugjerojmë

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit
Sport

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit

1 Korrik, 2025 10:23 pm
Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!
Bota

Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!

1 Korrik, 2025 9:46 pm
“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar
Bota

“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar

1 Korrik, 2025 9:33 pm
Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, vdekja duhet të provohet në gjykatë
Aktualitet

Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, vdekja duhet të provohet në gjykatë

1 Korrik, 2025 9:15 pm
Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan,Cara:E vështirë shuarja,por e kemi izoluar…
Te Fundit

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan,Cara:E vështirë shuarja,por e kemi izoluar…

1 Korrik, 2025 9:00 pm
Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun
Bota

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

1 Korrik, 2025 8:24 pm
Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat
Politikë

Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat

1 Korrik, 2025 8:10 pm
Serbia refuzoi vizitën e Zveçlës në Luginën e Presheves, deputeti shqiptar në parlamentin serb: Qeveria e Beogradit ka të njëjtën urrejtje ndaj nesh
Rajoni

Shaip Kamberi thotë se do t’i bojkotojë punimet e ardhshme të Kuvendit të Serbisë

1 Korrik, 2025 7:59 pm
Vlora pa ujë/ Banorët janë ankuar në bashki, por nuk kanë gjetur zgjidhje
Aktualitet

Vlora pa ujë/ Banorët janë ankuar në bashki, por nuk kanë gjetur zgjidhje

1 Korrik, 2025 7:46 pm
Vihet gur themeli për ndërtimin e dy urave të reja mbi Ibër për lidhjen e Mitrovicës
Rajoni

Vihet gur themeli për ndërtimin e dy urave të reja mbi Ibër për lidhjen e Mitrovicës

1 Korrik, 2025 7:33 pm
Para
Protesta e 7 korrikut, Berisha: Pas shumë vitesh në shesh doli opozita e vërtetë

Protesta e 7 korrikut, Berisha: Pas shumë vitesh në shesh doli opozita e vërtetë

Berisha: Shqipëria ngjan si dy pika uji me Sri Lankën, qeveria vjedh qytetarët

Berisha: Shqipëria ngjan si dy pika uji me Sri Lankën, qeveria vjedh qytetarët

Berisha-krerëve të degëve të PD:Programoni punën, protestat do jenë të pandalshme

Berisha-krerëve të degëve të PD:Programoni punën, protestat do jenë të pandalshme

TE FUNDIT

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit
1 Korrik, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti sot në një takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit, Kurt...

Lexo më shumë

Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!

Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!
1 Korrik, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi të martën presidentit rus Vladimir Putin të binte dakord për një armëpushim në Ukrainë...

Lexo më shumë

“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar

“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar
1 Korrik, 2025

Teksa forcat ushtarake ruse i afrohen rajonit Dnjipropetrovsk të Ukrainës, shumë familje veçse të zhvendosura nga lufta, po detyrohen që...

Lexo më shumë

Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, vdekja duhet të provohet në gjykatë

Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, vdekja duhet të provohet në gjykatë
1 Korrik, 2025

Muhamet Koçi nga Bulqiza tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan që nëna tij ka ndërruar jetë më 2 shkurt...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com