Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA sanksionon dy ish deputetë serbë për përfshirje në korrupsion

2023/01/27 at 9:42 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA sanksionon dy ish deputetë serbë për përfshirje në korrupsion

Shtetet e Bashkuara thanë të premten se kanë sanksionuar ish deputetët e Parlamentit të Serbisë, Verica Radeta dhe Petar Jojiç për përfshirjen e tyre në korrupsion.

Në një njoftim të Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se “ndërsa shërbenin në Parlamentin e Serbisë, Verisa Radeta dhe Petar Jojiç u dhanë ryshfet dhe frikësuan dëshmitarët që duhej të paraqiteshin para Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e luftës në ish Jugosllavi, për t’i bindur ata që të heqin dorë nga ofrimi i provave rënduese kundër udhëheqësit të Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel, i cili më pas u dënua për krime lufte.

“Veprimet e tyre ndërhynë në proceset gjyqësore, duke bërë që Gjykata e Hagës të lëshojë urdhër arreste ndërkombëtare për shpërfillje, duke kërcënuar qëndrueshmërinë rajonale dhe duke ndikuar negativisht në interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.

Departamenti i Shtetit tha se sanksionet riafirmojnë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon përparimin ekonomik të partnerëve dhe pakëson aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të qytetarëve të tyre.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë përkrah të gjithë serbëve në mbështetje të demokracisë dhe sundimit të ligjit dhe do të vazhdojnë të promovojnë llogaridhënien për ata që abuzojnë me pushtetin publik për përfitime personale”, thuhet në njoftim në të cilin theksohet se sanksionet i janë vendosur edhe Gojko Jojiçit, i biri i Petar Jojiçit.

Gjykata e Hagës për krime lufte në ish Jugosllavi lëshoi një urdhër për arrestimin ish deputetëve Radeta dhe Jojiç në janar të vitit 2015. Por Dhoma e Krimeve të Luftës në Gjykatën e Lartë në Beograd vendosi se nuk ka bazë ligjore për ekstradimin e tyre, sepse siç u tha, Ligji për Bashkëpunim me Gjykatën e Hagës parasheh detyrimin për ekstradimin e të akuzuarve për krime lufte dhe jo të atyre që janë të akuzuar për shpërfillje të gjykatës.

Gjykata më pas lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar meqë Serbia disa herë refuzoi zbatimin e urdhrit të saj. Madje Gjykata raportoi disa herë edhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për mosbashkëpunimin e Serbisë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, deklaroi në prill të vitit 2021 se Serbia nuk do të ekstradojë zyrtarët e Partisë Radikale Serbe, pjesë e së cilës kishte qenë edhe vet dikur./VOA

Ju sugjerojmë

Dhunohet barbarisht mësuesi i edukimit fizik në Tepelenë
Kronikë

Mamurras/“Mos xhironi gomat”, dy të rinjtë i përgjigjen me plumba

25 Mars, 2023 11:03 pm
Pedagogë, juristë dhe zv.ministra, Veliaj flet për kandidatët e këshillit bashkiak
Kryesore

Pedagogë, juristë dhe zv.ministra, Veliaj flet për kandidatët e këshillit bashkiak

25 Mars, 2023 10:51 pm
Si janë ndarë vendet në këshillat bashkiakë? Berisha: PL 240 vende, PBDNJ 20 dhe PDK 6
Kryesore

Si janë ndarë vendet në këshillat bashkiakë? Berisha: PL 240 vende, PBDNJ 20 dhe PDK 6

25 Mars, 2023 10:15 pm
Erion Veliaj konfirmohet në krye të PS në Tiranë, kush janë 60 drejtuesit e rinj
Aktualitet

Ndryshime në Vlorë e Sarandë, Blendi Klosi prezanton kandidatët e PS

25 Mars, 2023 9:54 pm
Lista e kandidatëve socialistë për qarkun Korçë
Aktualitet

Lista e kandidatëve socialistë për qarkun Korçë

25 Mars, 2023 9:38 pm
Kumbaro: Nga 1 nëntori, nisin aplikimet për stacionet e ankorimit për mjetet lundruese
Aktualitet

Mirela Kumbaro publikon emrat për Gjirokastrën: Fitore 7 me 0 për PS

25 Mars, 2023 9:32 pm
Forbes- Francë/ Shqipëria, kandidate ideale e pushimeve tona të ardhshme
Aktualitet

Pa ndryshime Berati, dalin emrat e kandidatëve nga PS

25 Mars, 2023 9:28 pm
Veliaj: Në Tiranë ka 300 mijë ndërtesa, ato pa leje numërohen me gishtat e dorës.
Aktualitet

Veliaj i rikonfirmuar, lista e kandidatëve për qarkun e Tiranës

25 Mars, 2023 9:22 pm
Lista e kandidatëve për qarkun e Lezhës, mbeten ne fuqi kandidatët aktualë
Aktualitet

Lista e kandidatëve për qarkun e Lezhës, mbeten ne fuqi kandidatët aktualë

25 Mars, 2023 9:18 pm
Balla në dosjen e Çapjave? Gjiknuri: Pyesni personin konkret, PS është një parti e fortë
Aktualitet

Gjiknuri prezanton kandidatët për qarkun e Elbasanit, emrat e rinj

25 Mars, 2023 9:16 pm
Para
Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi për sot, 28 janar 2023

Parashikimi i motit, 9 tetor 2022

Temperatura deri në 12 gradë celsius, parashikimi motit për sot

Peleshi: Nuk ka siguri kibernetike 100%, kërkon kombinim të shumë faktorëve

Peleshi: Nuk ka siguri kibernetike 100%, kërkon kombinim të shumë faktorëve





TE FUNDIT

Mamurras/“Mos xhironi gomat”, dy të rinjtë i përgjigjen me plumba

Dhunohet barbarisht mësuesi i edukimit fizik në Tepelenë
25 Mars, 2023

Dy të rinj në Mamurras, Paulor Noka dhe Romario Gjoni janë shpallur në kërkim nga policia pasi kanë kanosur me...

Lexo më shumë

Pedagogë, juristë dhe zv.ministra, Veliaj flet për kandidatët e këshillit bashkiak

Pedagogë, juristë dhe zv.ministra, Veliaj flet për kandidatët e këshillit bashkiak
25 Mars, 2023

Kryesia e Partisë Socialiste ka zyrtarizuar sot 61 kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit. Pas përfundimit të mbledhjes së...

Lexo më shumë

Si janë ndarë vendet në këshillat bashkiakë? Berisha: PL 240 vende, PBDNJ 20 dhe PDK 6

Si janë ndarë vendet në këshillat bashkiakë? Berisha: PL 240 vende, PBDNJ 20 dhe PDK 6
25 Mars, 2023

Në mbledhjen e kryesisë, grupi i rithemelimit drejtuar nga Sali Berisha diskuton tashmë emrat për këshillat bashkiakë që do të...

Lexo më shumë

Ndryshime në Vlorë e Sarandë, Blendi Klosi prezanton kandidatët e PS

Erion Veliaj konfirmohet në krye të PS në Tiranë, kush janë 60 drejtuesit e rinj
25 Mars, 2023

Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës Blendi Klosi ka bërë publik emrat e kandidatëve të PS për këtë qark, ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com