Bota

SHBA: Rusia tani ka forca të mjaftueshme për ta pushtuar Ukrainën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:49 - 11/02/22 |
Opi Nion

Rusia tani ka forca të mjaftueshme për të kryer një operacion të madh ushtarak kundër Ukrainës dhe se një operacion i tillë mund të nisë “në çdo moment”, tha këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Sullivan, duke folur me gazetarët të premten, pa prezantuar të dhëna specifike, tha se amerikanët që ende gjenden në Ukrainë, duhet të largohen brenda 24-48 orëve të ardhshme.

Ai tha se pushtimi rus mund të nisë përmes sulmeve ajrore, gjë që do të bënte të vështirë largimin nga Ukraina.

Sullivan tha se inteligjenca amerikane beson se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mund të urdhërojë pushimin para përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore, që po mbahen në Pekin, dhe se është i mundur një sulm i shpejt ndaj kryeqytetit ukrainas, Kievit. Lojërat Olimpike Dimërore, që po mbahen në Pekin, do të përfundojnë më 20 shkurt. Zakonisht, edhe pse jo gjithmonë, shtetet i janë përmbajtur një armëpushimi për ndalimin e të gjitha armiqësive gjatë lojërave.

Sullivan i bëri pasi presidenti i SHBA-së, Joe Biden zhvilloi një bisedë përmes video-lidhjes me liderët transatlantikë, me qëllim të unifikimit teksa kriza midis Rusisë dhe Ukrainës po përkeqësohet.

Sullivan tha se ende është e paqartë nëse Putin përfundimisht ka dhënë urdhrin për nisjen e pushtimit. Ai tha se pret që Biden të kërkojë së shpejti që të zhvillojë një bisedë telefonike me Putinin.

Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë që ta tërheqin stafin e ambsadës në Kiev dhe presidenti amerikan, Joe Biden, u ka bërë thirrje amerikanëve që gjenden në Ukrainë, të largohen menjëherë.

Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa përgjatë kufijve me Ukrainën.

Në Moskë, Ministria e Jashtme ruse tha se nuk ka pranuar “asnjë reagim thelbësor” nga Bashkimi Evropian dhe NATO, lidhur me kërkesat e saj për garanci mbi sigurinë evropiane, përfshirë edhe kërkesën që NATO të mos e pranojë kurrë Ukrainën dhe shtetet e tjera të ish-Bashkimit Sovjetik. Po ashtu, Rusia ka kërkuar që NATO të ndalojë dislokimin e armëve në këto shete dhe të tërheqë trupat nga Evropa Lindore.

Sa i përket kërkesave të sigurisë, Perëndimi ka thënë se ato janë të papranueshme dhe NATO, së bashku me Bashkimin Evropian, gjatë kësaj jave u pajtuan që të flasin njëzëri.

“Një hap i tillë nuk mund të shihet veçse si një shenjë e mungesës diplomatike dhe mosrespektim të kërkesave tona”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova më 11 shkurt.

Megjithatë, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se Rusia do t’i përgjigjej së shpejti propozimeve të sigurisë të bëra nga SHBA-ja dhe NATO-ja.

Rusia mohon akuzat e Perëndimit se mund të jetë duke u përgatitur për ndonjë pushtim. Por, aktualisht ky shtet po mban stërvitje ushtarake në Bjellorusi, ku po marrin pjesë rreth 30,000 trupa. Këto stërvitje, Perëndimi i ka quajtur si provokim.

Pas