Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA rifillojnë negociatat e paqes me Talebanët

2019/12/07 at 8:22 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA rifillojnë negociatat e paqes me Talebanët

Shtetet e Bashkuara kanë rifilluar zyrtarisht negociatat e paqes me Talibanët, tre muaj pasi Presidenti Donald Trump ndaloi papritur procesin njëvjeçar që synonte gjetjen e një zgjidhjeje politike me grupin kryengritës dhe përfundimin e luftës në Afganistan.

Përfaqësuesi i posaçëm amerikan i Pajtimit, Zalmay Khalilzad, po udhëheq ekipin e tij në takimin sot në Doha, kryeqytetin e Katarit, ku ndodhen negociatorët kryengritës, tha një burim amerikan për Zërin e Amerikës.

“Shtetet e Bashkuara u ribashkuan në bisedimet sot në Doha. Në fokus të diskutimit do të jetë ulja e dhunës që çon në negociata ndër-afgane dhe armëpushim,” tha burimi amerikan.

Qeveria e Katarit ishte mikëpritëse e negociatave SHBA-Taliban para se ato të ndaleshin nga Presidenti Trump më 7 shtator si hakmarrje ndaj një sulmi kryengritës në Kabul, që vrau mes të tjerëve një ushtar amerikan.

Ndërprerja e bisedimeve ndodhi në një fazë vendimtare kur të dy palët besohej se ishin pranë një marrëveshje që mund të krijonte rrugën për një tërheqje me faza të trupave amerikane dhe atyre aleate nga Afganistani.

Në kthim, marrëveshja do të parashtronte garancitë kundër-terrorizmit në zonat afgane të kontrolluara nga kryengritësit dhe që rebelët do të angazhohen menjëherë në negociata ndër- afgane për t’i dhënë fund përgjithmonë armiqësive të vjetra në vend.

Talibanët thonë se luftëtarët e tyre gjithashtu do të respektonin një armëpushim me trupat e huaja në zonat e tërheqjes. Megjithatë, Talibanët këmbëngulin se çështjet në lidhje me ndërprerjen e armiqësive me forcat afgane të sigurisë do të jenë në rendin e ditës vetëm kur të fillojnë bisedimet mes palëve. Kryengritësit nuk kanë dëshirë të respektojnë një armëpushim mbarëkombëtar, nga frika se kjo do të dëmtonte epërsinë e tyre ushtarake.

Analistët janë skeptikë nëse negociatori Khalilzad dhe ekipi i tij do të jenë në gjendje të kapërcejnë sfidat. /VOA

Ju sugjerojmë

Moti ekstrem i kësaj vere i kushtoi Evropës 43 miliardë euro
Bota

Moti ekstrem i kësaj vere i kushtoi Evropës 43 miliardë euro

15 Shtator, 2025 6:59 pm
“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

Hapësirat publike/Rama publikon pamjet: Për 30 vite ishte një parkim i madh ndotjeje

15 Shtator, 2025 6:59 pm
“I bën magji Presidentit për ta vrarë”, burgosen dy persona në Zambia
Bota

“I bën magji Presidentit për ta vrarë”, burgosen dy persona në Zambia

15 Shtator, 2025 6:51 pm
Nesër dy seanca në Kuvend,diskutohet zgjedhja e kryesive të komisioneve parlamentare
Politikë

Nesër dy seanca në Kuvend,diskutohet zgjedhja e kryesive të komisioneve parlamentare

15 Shtator, 2025 6:10 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

PD letër ambasadave: Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit dëmtojnë integrimin

15 Shtator, 2025 6:06 pm
Izraeli do seli policie në Gaza: Hamasi të shkatërrohet, lironi pengjet
Bota

Izraeli do seli policie në Gaza: Hamasi të shkatërrohet, lironi pengjet

15 Shtator, 2025 5:56 pm
Sulltan Novruzi, Begaj uron besimtarët bektashinj
Kryesore

Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”

15 Shtator, 2025 5:15 pm
Vrasja e Kirk, atentatori “kyç” gojën,  nuk rrëfen asgjë për krimin
Bota

Vrasja e Kirk, atentatori “kyç” gojën, nuk rrëfen asgjë për krimin

15 Shtator, 2025 4:55 pm
Spiropali për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK: Drejtësia të mundë padrejtësinë
Politikë

Spiropali për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK: Drejtësia të mundë padrejtësinë

15 Shtator, 2025 3:49 pm
Ambasada e SHBA në Kosovë: Na duhet partner që shmang veprimet destabilizuese
Rajoni

Ambasada e SHBA në Kosovë: Na duhet partner që shmang veprimet destabilizuese

15 Shtator, 2025 3:35 pm
Para
‘Djajtë djegin’ Guardiolën, United triumfon në derbi

'Djajtë djegin’ Guardiolën, United triumfon në derbi

Serbia bëhet me helikopterë të rinj nga Rusia

Serbia bëhet me helikopterë të rinj nga Rusia

Zëri Amerikës: Largimi i Agron Tufës sjell reagime në Shqipëri

Zëri Amerikës: Largimi i Agron Tufës sjell reagime në Shqipëri

TE FUNDIT

Moti ekstrem i kësaj vere i kushtoi Evropës 43 miliardë euro

Moti ekstrem i kësaj vere i kushtoi Evropës 43 miliardë euro
15 Shtator, 2025

Valët e nxehtësisë, thatësirat dhe përmbytjet që shënuan verën e vitit 2025 shkaktuan 43 miliardë euro humbje për ekonominë evropiane,...

Lexo më shumë

Hapësirat publike/Rama publikon pamjet: Për 30 vite ishte një parkim i madh ndotjeje

“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
15 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me lirimin e hapësirave publike. Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet...

Lexo më shumë

“I bën magji Presidentit për ta vrarë”, burgosen dy persona në Zambia

“I bën magji Presidentit për ta vrarë”, burgosen dy persona në Zambia
15 Shtator, 2025

Një gjykatë në Zambia ka dënuar dy burra me nga dy vjet burg secili pasi akuzohen se janë përpjekur për...

Lexo më shumë

Nesër dy seanca në Kuvend,diskutohet zgjedhja e kryesive të komisioneve parlamentare

Nesër dy seanca në Kuvend,diskutohet zgjedhja e kryesive të komisioneve parlamentare
15 Shtator, 2025

Kuvendi do të mblidhet nesër (16 shtator), ku do të zhvillohen dy seanca plenare. Seanca e parë do të zhvillohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com