Vijon të përkeqësohet situata e pandemisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Autoritetet shëndetësore raportojnë se kanë humbur jetën 2,157 persona të infektuar me COVID-19.
Kjo është hera e parë që nga maji që vdekjet nga Covid-19 rriten mbi 2,000 brenda një harku kohor prej 24 orësh.
Po në 24 orët e fundit, vendi regjistroi 170,000 raste të reja me koronavirus, ndërsa numri i të shtruarve në spitale shkoi në 87,000./ Opinion.al