Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA/ Punëdhënësit dhe punësimi i emigrantëve të paligjshëm

2019/08/17 at 9:21 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA/ Punëdhënësit dhe punësimi i emigrantëve të paligjshëm

Në operacionet për kapjen e imigrantëve të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara, vitin e kaluar u arrestuan mbi 1500 imigrantë pa dokumente që po punonin nëpër fabrika dhe biznese të ndryshme. Por mesatarisht vetëm rreth 15 punëdhënës në vit përballen me akuza penale për punësimin të punëtorëve pa dokumente. Siç njofton korrespondentin i Zërit të Amerikës, Brian Padden, si mbështetësit ashtu dhe kundërshtarët e kufizimeve më të forta të imigracionit theksojnë se bastisjet e profileve të larta bëjnë shumë pak për të penguar emigracionin e paligjshëm për sa kohë që punëdhënësit nuk mbahen përgjegjës.


Agjentët e Agjencisë amerikane të Emigracionit dhe Doganave, kohët e fundit bastisën shtatë impiante të përpunimit të produkteve bujqësore në shtetin e Misisipit, duke arrestuar rreth 680 emigrantë pa dokumente.

Megjithatë, pak nga këto kompani ka të ngjarë të akuzohen për shkelje të statuteve federale për punësimin e paligjshëm të të huajve, sepse zakonisht është e vështirë të vërtetohet se ato kishin njohuri paraprake se punëtorët e tyre ndodheshin në vend në mënyrë të paligjshme.

Dënimet për punësimin e punëtorëve pa dokumente variojnë nga 100 deri në 10 mijë dollarë për shkelje dhe deri në gjashtë muaj burg për shkelje të shumta.

Grupet kundër emigracionit thonë se mungesa e një zbatimi të fortë të ligjit ndaj pronarëve të bizneseve ka bërë që të mos eliminohet nxitja kryesore për imigracionin e paligjshëm, vendet e punës.

“Ne po sulmojmë gjymtyrët. Ne nuk po sulmojmë rrënjën e problemit”, thotë Kevin Lynn nga organizata Progresistët për Reformën e Emigracionit.

Shumë kompani përdorin sistemin E-Verify, një program qeveritar vullnetar që kontrollon statusin juridik të punëtorëve. Por, edhe mbështetësit e bizneseve e pranojnë se është një sistem me të meta, sepse dokumentet e falsifikuara shpesh kalojnë pa probleme përmes këtij sistemi, duke u dhënë punëdhënësve justifikim për të mbajtur punonjësit e tyre.

“Programi E-Verify nuk funksionon dhe për këtë arsye ai është i popullarizuar, sepse kjo i bënë politikanët të duken agresiv kur e mbështesin atë, por e dinë që ai nuk do të dëmtojë ekonominë lokale”, thotë Alex Nowrasteh nga Insituti Cato.

Grupet e të drejtave të emigrantëve kundërshtojnë thirrjet që emigrantët pa dokumente që punojnë të trajtohen si kriminelë. Mbështetësit e bizneseve kërkojnë zgjerimin e emigracionit të ligjshëm për të trajtuar mungesën e krahut të punës në Shtetet e Bashkuara.

“Politika numër një që na duhet është të bëjmë të mundur që punëtorët me kualifikim të ulët dhe të mesëm të jenë në gjendje të vijnë në këtë vend në mënyrë të ligjshme, të punojnë për një afat të caktuar kohor dhe pastaj të jenë në gjendje të kthehen në vendet e tyre të lindjes”, thotë Alex Nowrasteh nga Insituti Cato.

Por, mbështetësit e masave të ashpra kundër imigracionit thonë se nuk ka mungesë të krahut të punës në vend, por thjeshtë një mungesë gatishmërie për të paguar punëtorët një pagë jetese. Ata duan që pronarët e bizneseve të përballen me dënime më të forta se sa gjoba të rastit për punësimin e imigrantëve pa dokumente.

“Ata e llogarisin atë si kosto të të bërit biznes dhe kjo duhet të ndryshojë. Unë mendoj se e vetmja gjë që do ta ndryshojë këtë janë dënimet e ashpra që mund të rezultojnë me burgosje”, thotë Kevin Lynn nga organizata Progresistët për Reformën e Emigracionit.

Si kritikët ashtu dhe mbështetësit e imigracionit janë dakord se masat e zbatimit të ligjit kanë qenë joefektive, por vazhdon të mos ketë konsensus mbi mënyrën se si të reformohet sistemi./ Burimi: VOA



Ju sugjerojmë

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet
Sport

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet

11 Korrik, 2026 11:03 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

11 Korrik, 2026 9:11 pm
42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion
Aktualitet

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

11 Korrik, 2026 7:58 pm
Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
Kronikë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

11 Korrik, 2026 6:24 pm
Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit
Bota

Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit

11 Korrik, 2026 6:09 pm
Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët
Politikë

Rama për Kurtin: Na ecën muhabeti, por…

11 Korrik, 2026 4:25 pm
Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE
Politikë

Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE

11 Korrik, 2026 3:55 pm
Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët
Aktualitet

Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët

11 Korrik, 2026 3:41 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Më 15 korrik PD do të zgjedhë sekretarin e Përgjithshëm dhe nënkryetarët

11 Korrik, 2026 3:22 pm
Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak
Bota

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak

11 Korrik, 2026 3:00 pm
Para
Barcelona befason duke mundur 4-0 Realin në “El Clasico”

“Suarez mund të rikthehet tek Ajax”

Zjarr në Bangladesh, digjen 15 mijë banesa

Zjarr në Bangladesh, digjen 15 mijë banesa

Shenjat e horoskopit ‘problematike’ në një lidhje

Horoskopi, 18 Gusht 2019
















TE FUNDIT

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet
11 Korrik, 2026

Legjenda e futbollit anglez, Alan Shearer, ka vlerësuar karrierën e jashtëzakonshme të Cristiano Ronaldos, por beson se sulmuesi portugez duhet...

Lexo më shumë

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
11 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prekal të Shkodrës, ku një person është vrarë me armë...

Lexo më shumë

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion
11 Korrik, 2026

Sot shënon dita e 42-të e tubimit përpara Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës...

Lexo më shumë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
11 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit të Korçës, ku një 70-vjeçar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}