Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA: Politikanët dënojnë dhunën në prag të zgjedhjeve të tensionuara për Kongresin

2022/11/01 at 6:20 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA: Politikanët dënojnë dhunën në prag të zgjedhjeve të tensionuara për Kongresin

Dhuna politike ka trazuar atmosferën në prag të zgjedhjeve për Kongresin në Shtetet e Bashkuara. Punonjësit e qendrave të votimit po përgatiten për mundësinë e tensioneve, ndërsa javën e kaluar një person hyri me dhunë në shtëpinë e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, duke plagosur rëndë bashkëshortin e saj. Presidenti Joe Biden dhe politikanë të tjerë të lartë e kanë dënuar sulmin dhe po bëjnë thirrje që t’i jepet fund dhunës politike ndërsa afrohen zgjedhjet e 8 nëntorit.

Sulmi ndaj bashkëshortit të një prej politikaneve më të fuqishme amerikane nxjerr në pah ndasitë dhe rrezikun përpara një tjetër cikli të polarizuar votimesh.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi nuk ndodhej në shtëpinë e saj në San Francisco, por autori i sulmit plagosi rëndë bashkëshortin e saj 82-vjeçar, Paul.

“Kjo ishte e qëllimshme. Dhe është e tmerrshme. Zyrtarët tanë të zgjedhur bëjnë punën e tyre duke u shërbyer qyteteve, qarqeve, shteteve të tyre dhe këtij vendi”, tha Shefi i Policisë i San Franciscos, Ëilliam Scott.

Presidenti Joe Biden e dënoi sulmin.

“Mjaft më! Çdo person i ndërgjegjshëm duhet të ngrejë zërin qartë dhe pa mëdyshje kundër dhunës në politikën tonë, pavarësisht se cila është politika e tij. Të gjithë ne. Të gjithë së bashku, si amerikanë”, tha ai.

Edhe ish-Presidenti Barack Obama foli për këtë temë, duke thënë se “disa të zgjedhur, ose që shpresojnë të zgjidhen, punojnë për të nxitur ndasi.”

Studiuesit thonë se dhuna vjen nga drejtime të ndryshme. Gjatë verës, anëtarët konservatorë të Gjykatës së Lartë u përballën me kërcënime me vdekje për vendimin e tyre për të përmbysur një vendim të mëparshëm, që mbronte të drejtën e abortit.

Republikanët kanë shprehur gjithashtu shqetësim.

Udhëheqësi i pakicës në Senat, Mitch McConnell shprehu mbështetjen për familjen Pelosi.

Ashtu si edhe ish-nënpresidenti Mike Pence, i cili u shpreh në Tëitter se “nuk mund të ketë tolerancë për dhunën kundër zyrtarëve publikë, ose familjeve të tyre.”

Dhe ish-presidenti Donald Trump, megjithëse jo menjëherë, reagoi duke e cilësuar sulmin si “diçka të tmerrshme”.

Zotit Trump iu pezullua llogaria në Tëitter më 6 janar 2021, pasi platforma arriti në përfundimin se mesazhet e tij nxitën mbështetësit e tij të ndërmerrnin një kryengritje të dhunshme në Kapitol, në përgjigje të pretendimit të rremë të ish-presientit se zgjedhjet e vitit 2020 ishin manipuluar kundër tij. Disa nga postimet e tij në Tëitter vinin në shënjestër zotin Pence, i cili refuzoi të vepronte në favor të zotit Trump gjatë certifikimit të votimit.

Disa kritikë fajësojnë zotin Trump për acarimin e atmosferës para zgjedhjeve të mesit të mandatit.

Miliarderi Elon Musk e bleu platformën Tëitter vetëm disa ditë më parë. Ai postoi në Tëitter një artikull me pretendime të pabaza nga një faqe interneti e dyshimtë për sulmin ndaj bashkëshortit të zonjës Pelosi. Postimi u fshi më vonë pasi kritikët thanë se përhapte disinformata rreth sulmit.

Zoti Musk ka lënë të kuptohet se do ta lejojë zotin Trump në rrjet.

“Mundësia e rikthimit të zotit Trump në Tëitter ngjall shqetësim sepse shumë vetë druhen se kjo do ta acarojë më tej mjedisin tejet të polarizuar me të cilin përballemi, do të shtojë retorikën e skajshme dhe se mund të ketë nxitje dhune të vazhdueshme”, thotë nënpresidenti i Institutit Brookings, Darrell Ëest.

Departamenti i Drejtësisë është angazhuar të “garantojë një votim të lirë dhe të drejtë” për të gjithë dhe të mos tolerojë frikësimin e votuesve.

Në Arizona, autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë pas incidenteve të njerëzve që vëzhgonin kutitë e votimit, duke frikësuar votuesit.

Dhe në shtetin e pavendosur të Uiskonsit, punonjësit e qendrave të votimit, po trajnohen për t’u përgatitur për mundësinë e tensioneve në ditën e zgjedhjeve.

Edhe nëse kjo i bën votuesit amerikanë të ndihen të pakënaqur apo të pafuqishëm, zoti Ëest thotë se secili mund të bëjë diçka.

“Njerëzit duhet të marrin pjesë në politikë, sa më shumë njerëz që marrin pjesë, aq më i fortë do të jetë sistemi ynë dhe kjo do të ndihmojë në fashitjen e zërave të ekstremistëve. Kështu që njerëzit duhet të votojnë. Ata duhet të shprehin pikëpamjet e tyre në një mënyrë paqësore Dhe nëse e bëjnë këtë, vendi ynë do të jetë në një pozitë më të mirë”, thotë ai.

Votimet e hershme kanë filluar në të gjithë vendin ndërsa ka mbetur një javë nga dita e zgjedhjeve më 8 nëntor./VOA

Ju sugjerojmë

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji
-U tha në Opinion

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji

4 Dhjetor, 2025 10:17 pm
Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg
-U tha në Opinion

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg

4 Dhjetor, 2025 9:48 pm
Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
-U tha në Opinion

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

4 Dhjetor, 2025 9:46 pm
“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore
-U tha në Opinion

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore

4 Dhjetor, 2025 9:33 pm
Salianji “thumbon” Berishën: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës
-U tha në Opinion

Salianji “thumbon” Berishën: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

4 Dhjetor, 2025 9:27 pm
Qytetari kritikon Berishën: Noka është arrogant, PD të riformatohet
Politikë

Qytetari kritikon Berishën: Noka është arrogant, PD të riformatohet

4 Dhjetor, 2025 8:51 pm
Ndërron jetë pas një jave nxënësi që u qëllua me thikë në Durrës
Kronikë

Ndërron jetë pas një jave nxënësi që u qëllua me thikë në Durrës

4 Dhjetor, 2025 8:08 pm
Publikohen për herë të parë video nga ishulli privat i Epsteinit
Bota

Publikohen për herë të parë video nga ishulli privat i Epsteinit

4 Dhjetor, 2025 7:36 pm
Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë
Kryesore

Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë

4 Dhjetor, 2025 7:21 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

PD udhëzon nisjen e procesit të analizës për zgjedhjet e 11 majit

4 Dhjetor, 2025 7:15 pm
Para
Të pandarë deri në fund, detaje nga vdekja e bashkëshortëve në Tiranë

Plagoset me thikë një person në Tiranë

Berisha: Nuk pengohemi nga asgjë për të fituar zgjedhjet

Berisha: Nuk pengohemi nga asgjë për të fituar zgjedhjet

Dështimi i negociatave brenda PD-së/Paloka: Nuk vendosëm asnjë kusht përveç primareve

Dështimi i negociatave brenda PD-së/Paloka: Nuk vendosëm asnjë kusht përveç primareve

TE FUNDIT

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji
4 Dhjetor, 2025

Mbrëmjen e së enjtes, në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, diskutoi mbi situatën aktuale...

Lexo më shumë

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg
4 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, Ervin Salianji i ka kthyer përgjigje akuzave se ka hapur “një front të dytë” në Partinë Demokratike...

Lexo më shumë

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
4 Dhjetor, 2025

Ervin Salianji i është përgjigjur nga emisionin “Opinion” kryedemorkatit Sali Berisha në lidhje me komentet e bëra për takimet e...

Lexo më shumë

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore
4 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion” ish-deputeti Ervin Salinji thotë se PD ka nevojë për një riorganizim, duke theksuar se deri më tani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com