Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA, polemika mbi procesin e shkarkimit të Trump

2019/09/26 at 7:31 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Donald Trump shkruan se protestuesit në Francë thërrasin “Duam Trump-in”

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve premtuan veprime të shpejta të mërkurën në hetimin tashmë të zyrtarizuar për shkarkimin e Presidentit amerikan Donald Trump.

Por republikanët në kongres thanë se publikimi nga Shtëpia e Bardhë i përmbajtjes së telefonatës së Presidentit Trump me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskiy zbuloi motivet politike të hetimit për shkarkimin e Presidentit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson njofton mbi hapat e ardhshëm në hetimin mbi procesin e shkarkimit të Presidentit nga kongresi.

Një shumicë e thjeshtë në Dhomën e Përfaqësuesve tani mbështet fillimin e procedurave për shkarkimin e Presidentit Donald Trump.

“Mendoj se ky incident i veçantë na çon në një nivel tjetër, sepse po ndodh në kohë reale. Amerikanët mund të shohin saktësisht se çfarë po ndodh, dhe nuk bëhet fjalë vetëm për Ukrainën. Unë mendoj se njerëzit duhet ta kuptojnë se kjo është një çështje e përgjithshme e sigurisë kombëtare me të gjitha vendet me të cilat kemi marrëdhënie”, thotë ligjvënësja demokrate Pramila Jaypal.

Gjashtë komisione të Dhomës së Përfaqësuesve janë duke punuar në këtë hetim dhe ato mund të dërgojnë argumentet e tyre më të forta te Kryetari i komisionit të drejtësisë, Jerry Nadler, i cili më pas mund të rekomandojë një votim të plotë në Dhomën e Përfaqësuesve për artikujt e shkarkimit të Presidentit.

“Sigurisht që deri në fund të vitit. Ashtu si kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, edhe ai ka thënë se ky duhet të jetë një proces i shpejtë. Vendi dëshiron që ne të marrim masa në këtë drejtim”, tha ligjvënësi demokrat Ro Khanna.

Njoftimi i zonjës Pelosi nxiti reagimin e Presidentit Trump.

“Sipas mendimit tim, për fat të keq Nancy Pelosi nuk është më Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve”, tha Presidenti Trump.

Publikimi nga Shtëpia e Bardhë i përmbajtjes së telefonatës mes Presidentit Trump dhe homologut të tij ukrainas Zelenskiy e ka ndarë në vija partiake kongresin amerikan.

“Nëse jeni në kërkim të një rrethane, në të cilën Presidenti i Shteteve të Bashkuara kërcënoi Ukrainën me ndërprerje të ndihmës nëse nuk hetohej kundërshtari i tij politik, atëherë ju do të jeni tepër të zhgënjyer. Kjo nuk ekziston. Prandaj, nga këndvështrimi im është çmenduri të fillosh procesin e shkarkimit të një presidenti bazuar në një telefonatë si kjo”, tha senatori republikan Lindsay Graham.

Por kreu i njërit prej komisioneve të Dhomës së Përfaqësuseve që po heton këtë çështje tha se qëllimi i telefonatës ishte i qartë.

“Përmbajtja e telefonatës reflekton një trajtim klasik mafioz të një udhëheqësi të huaj. Ajo reflekton një president të Ukrainës i cili ishte i

dëshpëruar për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, për mbështetje ushtarake për të ndihmuar atë vend që është në luftë me Rusinë e Putinit.”

Ligjvënësi Schiff kryesoi sot një seancë dëgjimore me drejtorin në detyrë të Inteligjencës Kombëtare, Joseph Maguire për të shqyrtuar vonesën e administratës në dorëzimin në kongres të ankesës së një informatori mbi telefonatën Trump-Zelenskiy./Burimi: VOA

Ju sugjerojmë

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize
Rajoni

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize

26 Korrik, 2025 11:08 pm
Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara
Aktualitet

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara

26 Korrik, 2025 10:45 pm
Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë
Bota

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë

26 Korrik, 2025 10:20 pm
Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive
Aktualitet

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive

26 Korrik, 2025 9:46 pm
Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?
Aktualitet

Zjarret, PD: Rama me pushime, paratë e shtetit i bën shpenzime luksi

26 Korrik, 2025 9:32 pm
Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë
Bota

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë

26 Korrik, 2025 9:01 pm
Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?
Bota

Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?

26 Korrik, 2025 8:42 pm
Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara
Aktualitet

Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara

26 Korrik, 2025 8:41 pm
National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri
Aktualitet

National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri

26 Korrik, 2025 8:16 pm
26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët
Aktualitet

26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët

26 Korrik, 2025 7:31 pm
Para
Projekti i ri mbi 11 miliardë lekë, gati ngritja e kompleksit parlamentar

Projekti i ri mbi 11 miliardë lekë, gati ngritja e kompleksit parlamentar

Vuçiç: Për Kosovën duhet zgjidhje e përhershme

Vuçiç: Për Kosovën duhet zgjidhje e përhershme

Politikania gjermane: Pse vendosëm kushtet për Shqipërinë

Politikania gjermane: Pse vendosëm kushtet për Shqipërinë

TE FUNDIT

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize
26 Korrik, 2025

Ka dështuar edhe përpjekja e fundit për ta funksionalizuar legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës, vetëm pak orë para...

Lexo më shumë

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara
26 Korrik, 2025

Zjarri vijon me intesitet në malin Shashicë. Pavarësisht se në majën e malit sipër Vlorës pati ndërhyrje nga toka dhe...

Lexo më shumë

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë
26 Korrik, 2025

Smartphonet shpërqendrojnë dhe ndikojnë negativisht në rezultatet shkollore. Kjo është një çështje e nxehtë që nuk njeh kufij dhe që...

Lexo më shumë

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive
26 Korrik, 2025

Zjarri në malin e Borshit vijon ende me intensitet të lartë, teksa situata është alarmante. Edhe pse zjarrfikësit e Himarës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com