Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA organizon bisedime për Ukrainën në Gjermani

2022/04/26 at 5:50 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA organizon bisedime për Ukrainën në Gjermani

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha sot se presidenti rus Vladimir Putin “kurrë nuk e kishte imagjinuar që e gjithë bota do të bashkohej me kaq shpejtësi dhe siguri pas Ukrainës”. Këto komente ai i bëri në Gjermani gjatë një takimi me zyrtarë të më shumë se 40 vendeve për të koordinuar më tej ndihmat e sigurisë për Ukrainën.


Në hapje të bisedimeve në bazën ajrore amerikane në Gjermani, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se qëllimi është që të ndihmohet Ukraina të fitojë luftën kundër sulmit të padrejtë të Rusisë dhe të ndihmojë Kievin në sfidat e së nesërmes.

“Kemi shumë më tepër të bërë. Ukrainës i duhet ndihma për ta fituar luftën sot dhe do t’i duhet ndihma jonë kur lufta të përfundojë”, tha ai.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin shprehu zotimin se aleatët e Ukrainës do të vazhdojnë angazhimin për të përmbushur nevojat e sigurisë së Kievit, ndërsa lufta me Rusinë hyn në një faze të re.

“E kuptojmë barrën që keni mbi supe. Duhet ta dini se të gjithë jemi pas jush, prandaj jemi mbledhur këtu – për të forcuar arsenalin e demokracisë ukrainase”, tha zoti Austin.

Sekretari Austin tha se kjo mbledhje pasqyron botën që është vënë në veprim kundër sulmit të Rusisë, me mbi 40 aleatë dhe partnerë që iu bashkuan Shteteve të Bashkuara në dërgimin e ndihmave dhe pajisjeve ushtarake për Ukrainën me vlerë prej mbi 5 miliardë dollarësh.

Ky takim pason vizitën e zotit Austin, së bashku me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Kiev, vizita e nivelit më të lartë amerkan që kur filloi agresioni rus në Ukrainë.

Por, analistët thonë se kjo vizitë ngeli prapa udhëheqësve evropianë.

“Disa vende evropiane kanë rikthyer ambasadat e tyre në Kiev. Në një botë ideale, Amerika do të duhej t’u printe këtyre përpjekjeve, në vend që të jetë ambasada e parë që tërhiqet nga Ukraina, sikur edhe ndodhi para fillimit të konfliktit dhe të jetë e fundit që rikthehet”, thotë Dalibor Rohac nga Instituti Amerikan Enterprise.

Uashingtoni njoftoi se diplomatët amerikanë do të kthehen në Ukrainë këtë javë, fillimisht përmes udhëtimeve ditore nga Polonia për në qytetin perëndimor ukrainas, Lviv.

Disa analistë e shohin këtë vendim si një lëvizje të rëndësishme.

“Një nga gjërat thelbësore që doli nga kjo vizitë është fakti se Shtetet e Bashkuara treguan se po përgatiten të dërgojnë diplomatë në Ukrainë. Edhe për kohë të shkurtër, dërgimi i diplomatëve në misione gjatë natës, udhëtimet për të krijuar një konsullatë në Lviv, janë shfaqje të mbështetjes për qeverinë dhe popullin ukrainas”, thotë Andrew Lohsen, Qendra për Studine Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov akuzoi sot NATO-n, se përmes Ukrainës, ka hyrë në luftë me Rusinë.

Kryediplomati rus sërish përmendi rrezikun e shpërthimit të një lufte bërthamore.

“Rreziku është serioz dhe i mundshëm. Nuk duhet të nënvlerësohet”, tha ai.

Sekretarët Blinken dhe Austin premtuan në Kiev ndihmë të re ushtarake prej 713 milionë dollarësh për Ukrainën dhe vende të tjera aleate e partnere. Mbi 300 milionë dollarë janë caktuar për vetë Ukrainën, ndërsa 400 milionë dollarë financime janë për 15 vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Lindore, përfshirë Ballkanin.



Ju sugjerojmë

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

19 Qershor, 2026 10:10 pm
“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
Aktualitet

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

19 Qershor, 2026 8:19 pm
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Para
Përfshihet nga zjarri lokali në Borsh

Përfshihet nga zjarri lokali në Borsh

Aktori e qëlloi me armë zjarri, dalin pamjet nga momentet e fundit të kineastes

Aktori e qëlloi me armë zjarri, dalin pamjet nga momentet e fundit të kineastes

Gjermania do të furnizojë Ukrainën me tanke kundërajrore të tipit Leopard

Gjermania do të furnizojë Ukrainën me tanke kundërajrore të tipit Leopard
















TE FUNDIT

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me NBC News se foli sot “me Izraelin” dhe i...

Lexo më shumë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
19 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet. Pas grumbullimit...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
19 Qershor, 2026

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00 sipas orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}