Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA-OKB-së: Vazhdoni ndalesat për armë dhe udhëtim ndaj Iranit

2019/08/21 at 10:07 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA-OKB-së: Vazhdoni ndalesat për armë dhe udhëtim ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kombeve të Bashkuara që të vazhdojnë ndalesën për armë ndaj Teheranit, që pritet të përfundojë vitin e ardhshëm, në kuadër të marrëveshjes bërthamore që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i ka thënë Këshillit të Sigurimit të OKB-së, se po kalon koha e skadimit të rezolutës që ndalon shitjen e armëve në Iran.

Kjo rezolutë ishte miratuar në kuadër të marrëveshjes bërthamore që Teherani pati nënshkruar me Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Kinën, Francën, Gjermaninë dhe Britaninë më 2015.

Sipas marrëveshjes, Teherani është liruar nga sanksionet ndërkombëtare, në këmbim të frenimit të aktivitetit bërthamor.

Presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr nga kjo marrëveshje një vit më parë, dhe ka rikthyer të gjitha sanksionet ndaj Teheranit.

Në rast se rezoluta nuk vazhdohet vitin e ardhshëm, kufizimet për udhëtim do të përfundojnë për komandatin ushtarak, Qasem Soleimani, dhe 23 iranianë tjerë.

“Ne besojmë se Këshilli i Sigurimit ka një rol të madh për të siguruar se ndalesa për shitje të armëve dhe kufizimet në udhëtim do të vazhdohen”, ka thënë përfaqësuesi amerikan për Iranin, Brian Hook, para komenteve të Sekretarit Pompeo.

Administrata e Trumpit është duke ushtruar “presion maksimal” ndaj Iranit, me qëllim të kufizimit të aktiviteteve ushtarake dhe programit bërthamor të këtij shteti.

Irani në anën tjetër është përgjigjur duke hequr dorë nga disa pika të marrëveshjes bërthamore.

Situata ka rrezik që të përshkallëzohet pasi anijet janë sulmuar, dronët janë rrëzuar dhe transportueset e naftës janë konfiskuar brenda një kohë të shkurtër si pasojë e vendimeve të këtyre vendeve.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara janë duke tentuar të organizojnë një koalicion ndërkombëtar, që do të mbikëqyrë transportet e naftës në Gjirin Persik.

Ju sugjerojmë

Dimal/ Zjarr në fshatin Malas-Bregas, shkrumbohen qindra pemë ulliri
Aktualitet

Dimal/ Zjarr në fshatin Malas-Bregas, shkrumbohen qindra pemë ulliri

11 Korrik, 2025 4:39 pm
Çfarë ndodhi në Theth? Reagon policia
Aktualitet

Çfarë ndodhi në Theth? Reagon policia

11 Korrik, 2025 4:37 pm
“Ndani plehrat në burim”/Rama-kryebashkiakëve: Po kalojmë në një shekull tjetër…
Aktualitet

“Ndani plehrat në burim”/Rama-kryebashkiakëve: Po kalojmë në një shekull tjetër…

11 Korrik, 2025 4:24 pm
Plot plehra dhe minj, ndotja e lumit Lana në nivele alarmante
Aktualitet

Plot plehra dhe minj, ndotja e lumit Lana në nivele alarmante

11 Korrik, 2025 4:08 pm
VIDEO/ Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Pogradec
Aktualitet

VIDEO/ Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Pogradec

11 Korrik, 2025 3:51 pm
Ndërtimet në Theth/ Manja: Kam kërkuar hetim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
Aktualitet

Ndërtimet në Theth/ Manja: Kam kërkuar hetim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli

11 Korrik, 2025 3:26 pm
Kombëtarja U-21 luan miqësore me Gjermaninë, më 5 shtator në “Elbasan Arena”
Sport

Kombëtarja U-21 luan miqësore me Gjermaninë, më 5 shtator në “Elbasan Arena”

11 Korrik, 2025 2:58 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

I dënuar për vrasje, 32-vjeçarit i sekuestrohen pasuri me vlerë 875 mijë euro

11 Korrik, 2025 2:44 pm
Tiranë/ Spanjolle, kolumbiane, ruse, goditet rrjeti i prostitucionit, në pranga 7 vajza
Aktualitet

Zbulohet qendra e prostitucionit në Vlorë, procedohen 3 shtetase nga Venezuela

11 Korrik, 2025 2:16 pm
Berisha: S’ulemi me qeverinë Rama për reformën territoriale, ndërsa me PS-në…
Aktualitet

Berisha: S’ulemi me qeverinë Rama për reformën territoriale, ndërsa me PS-në…

11 Korrik, 2025 2:05 pm
Para
Atentat ndaj 30 vjeçarit në Tepelenë

Librazhd/ Policia arreston 36-vjeçarin se theu xhamin e bankës, por...

Meta vlerëson me titullin e lartë ambasadoren greke

Meta vlerëson me titullin e lartë ambasadoren greke

Shtypi: “Ne nuk jemi armiqtë e popullit”, Trump këmbëngul: “Ju jeni e keqja e këtij vendi”

E kundështuan për blerjen e Grenlandës, Trump anulon vizitën në Danimarkë

TE FUNDIT

Dimal/ Zjarr në fshatin Malas-Bregas, shkrumbohen qindra pemë ulliri

Dimal/ Zjarr në fshatin Malas-Bregas, shkrumbohen qindra pemë ulliri
11 Korrik, 2025

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesnatën e kaluar zonën kodrinore pranë fshatit Malas-Bregas në qytetin e Dimalit....

Lexo më shumë

Çfarë ndodhi në Theth? Reagon policia

Çfarë ndodhi në Theth? Reagon policia
11 Korrik, 2025

Policia e Shkodrës ka reaguar pas lajmit se një fadromë e IKMT-së dhe ura në lagjen Gjelaj të thethit janë...

Lexo më shumë

“Ndani plehrat në burim”/Rama-kryebashkiakëve: Po kalojmë në një shekull tjetër…

“Ndani plehrat në burim”/Rama-kryebashkiakëve: Po kalojmë në një shekull tjetër…
11 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryebashkiakët e vendit në qytetin e Durrësit. Gjatë fjalës së tij, Rama kërkoi...

Lexo më shumë

Plot plehra dhe minj, ndotja e lumit Lana në nivele alarmante

Plot plehra dhe minj, ndotja e lumit Lana në nivele alarmante
11 Korrik, 2025

Një kanal i ujërave të zeza që kalon mespërmes Tiranës. Kjo është ajo në çfarë është shndërruar lumi i Lanës....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com