Bota

SHBA ofron 15 milionë dollarë për arrestimin e Presidentit të Venezuelës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:56 - 26/03/20 |
Al Do

SHBA ka akuzuar Presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro dhe zyrtarë të tjerë të lartë në vend për narko-terrorizëm.

Aktakuza, e cila do të rrisë tensionet midis dy shteteve, u njoftua nga Prokurori i Përgjithshëm Ëilliam Barr.

SHBA gjithashtu ofroi një shpërblim prej 15 milion dollarë për çdo informacion që çon në arrestimin e Maduros.

SHBA e ka akuzuar prej kohësh Maduron për drejtimin e një regjimi të korruptuar dhe brutal, një akuzë që ai e ka refuzuar vazhdimisht.

Uashingtoni mbështet liderin e opozitës, Juan Guaidó, i cili vitin e kaluar e deklaroi veten president të përkohshëm.

Prokuroria e SHBA akuzoi gjithashtu katër zyrtarë të tjerë të lartë të Venezuelës, përfshirë kryetarin e drejtësisë së vendit.

“Populli Venezuelas meriton një qeveri përfaqësuese transparente, të përgjegjshme që i shërben nevojave të njerëzve, dhe që nuk …. angazhohet në trafik të paligjshëm të narkotikëve,” tha Departamenti i Shtetit i SHBA në një deklaratë.

“Këta individë shkelën besimin e publikut duke lehtësuar dërgesat e lëndëve narkotike nga Venezuela, përfshirë kontrollin mbi aeroplanët që nisen nga një bazë ajrore e Venezuelës,” shton DASH. /Opinion.al

Pas