Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA nuk mbështet shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

2018/02/19 at 6:43 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA nuk mbështet shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Ambasada Amerikane në Prishtinë, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk e përkrahin idenë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne nuk e mbështesim shkëmbimin e territorit apo vendosjen e precedentëve që do të shkaktonin më shumë probleme sesa zgjidhje, por të gjitha palët duhet të jenë kreative në gjetjen e një zgjidhjeje”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane në Prishtinë dhënë Radios Evropa e Lirë.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe inkurajon të dyja palët që të përshpejtojnë përpjekjet e tyre për normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në këtë përgjigje.

SHBA-të i bëjnë thirrje të dyja palëve që t’i shfrytëzojnë mundësitë për të bërë përparim në këtë çështje. Po ashtu, thuhet se SHBA-të do të mbështesin të dyja palët për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila është e vetmja mënyrë për të zhbllokuar të ardhmen e Kosovës dhe të Serbisë drejt perëndimit.

Shefi i delegacionit të Kosovës në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Avni Arifi, ka thënë se shkëmbimi i territoreve nuk është fare në diskutim.
“Ajo nuk është temë e debatit, nuk është as orientim e as mendim i asnjë subjekti politik në Kosovë, pozitë apo opozitë, e as ndonjë mekanizmi tjetër shtetëror të Kosovës”, ka thënë Arifi për Radion Evropa e Lirë.

Një shkëmbim i tillë territoresh mes dy vendeve, sipas Petrit Zogajt nga Lëvizja FOL, do të shkaktonte efekte tek shtetet tjera të rajonit. Zogaj ka thënë për Radion Evropa e Lirë se kjo do të mund të nxiste edhe dhunë.

“Nuk shoh formulë të thjeshtëzuar se si do të mund të shkëmbeheshin territoret mes Kosovës dhe Serbisë, pa pasur efekte rajonale. Këto efekte rajonale sigurisht që mund të jenë të dhunshme. Mund të jenë me gjakderdhje dhe janë shumë të paparashikueshme si procese se sa që kishte me qenë një marrëveshje pajtuese mes Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Zogaj.

Debatet për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë janë përmendur nga shumë media në Kosovë dhe Serbi si zgjidhje e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i ndihmojnë t’i bindin shqiptarët e Kosovës që të jenë gati për zgjidhje fleksibile që do të mundësojnë një kompromis. /REL

Etiketa: nuk mbeshtetserbi kosoveshbashkembim territoresh

Ju sugjerojmë

“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese
Aktualitet

“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese

25 Qershor, 2025 9:15 pm
Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën
Kryesore

Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

25 Qershor, 2025 8:11 pm
Turisti u dëmtua teksa ishte duke eksporuar Valbonën, policia i vjen në ndihmë
Aktualitet

Turisti u dëmtua teksa ishte duke eksporuar Valbonën, policia i vjen në ndihmë

25 Qershor, 2025 7:48 pm
Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese
Aktualitet

Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese

25 Qershor, 2025 7:37 pm
Ballkani përballet me temperatura përvëluese
Aktualitet

Ballkani përballet me temperatura përvëluese

25 Qershor, 2025 7:24 pm
Dyshohet se i përfitoi nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e një 45-vjeçari
Aktualitet

Dyshohet se i përfitoi nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e një 45-vjeçari

25 Qershor, 2025 7:12 pm
Miratohet ndërtimi i centralit fotovoltaik në Taç të Kolonjës
Aktualitet

Miratohet ndërtimi i centralit fotovoltaik në Taç të Kolonjës

25 Qershor, 2025 6:07 pm
Rrezik për sigurinë në rrugë/ Nga Franca në Singapor, ndalime për monopatinat
Aktualitet

Rrezik për sigurinë në rrugë/ Nga Franca në Singapor, ndalime për monopatinat

25 Qershor, 2025 4:45 pm
Samiti i Nato-s, Trump: Rritja e buxhet do të ndihmojë në parandalimin e konflikteve
Bota

Samiti i Nato-s, Trump: Rritja e buxhet do të ndihmojë në parandalimin e konflikteve

25 Qershor, 2025 4:44 pm
Mbi 900 të aksidentuar me monopatina në 2 vjet, rritet alarmi për përdorimin e tyre
Aktualitet

Mbi 900 të aksidentuar me monopatina në 2 vjet, rritet alarmi për përdorimin e tyre

25 Qershor, 2025 4:34 pm
Para
Sali Berisha ka disa fjalë për Rita Orën

Sali Berisha ka disa fjalë për Rita Orën

Kërkimet për gaz, ‘SHELL’ nënshkruan nesër marrëveshje të re me qeverinë shqiptare

Kërkimet për gaz, ‘SHELL’ nënshkruan nesër marrëveshje të re me qeverinë shqiptare

Lotët e portierit përshkruan botën, historia e vdekjes së djalit të tij është rrëqethëse

Lotët e portierit përshkruan botën, historia e vdekjes së djalit të tij është rrëqethëse

TE FUNDIT

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane
25 Qershor, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të respektohet armëpushimi aktual nga të gjitha palët....

Lexo më shumë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
25 Qershor, 2025

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u tha udhëheqësve në samitin e NATO-s se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet...

Lexo më shumë

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”
25 Qershor, 2025

Prokuroria Publike në Beograd njoftoi më 25 qershor se janë arrestuar tre persona, për të cilët tha se ekzistojnë dyshime...

Lexo më shumë

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!
25 Qershor, 2025

Me nxitjen e Presidentit të SHBA-së, vendet e NATO-s janë zotuar të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes masivisht. Samiti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com