Bota

“SHBA nuk iu përgjigj propozimeve”,Rusia do largohet nga “Qiej të Hapur”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:32 - 16/01/21 |
Semiljana Azizi

Rusia do të largohet nga traktati i vëzhgimit ushtarak “Qiej të Hapur”, pas largimit të SHBA-së.

Lajmi është bërë i ditur ditën e djeshme nga Ministria e Jashtme ruse. Sipas Ministrisë së Jashtme, SHBA-ja është larguar nga traktati në bazë të akuzave false.

SHBA-ja nuk iu përgjigj propozimeve nga Moska mbi ruajtjen e traktatit, kështu që Rusia po fillon tërheqjen e saj”, deklaroi ajo.

Traktati “Qiej të Hapur” kërkon të forcojë besimin duke lejuar nënshkruesit e tij të vëzhgojnë ushtritë e njëri-tjetrit. Në nëntor, SHBA përfundoi zyrtarisht bashkëpunimin e saj me traktatin “Qiej të Hapur”, gjysmë viti pasi njoftoi se do të tërhiqej nga marrëveshja./Opinion.al

Pas