Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA nuk do të rinovojë vizat për studentët

2020/07/08 at 11:14 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA nuk do të rinovojë vizat për studentët

Mjaft universitete në SHBA, ndër ta edhe Universiteti i Harvardit, pritet që pas pushimeve të verës të ofrojnë semestrin e ardhshëm vetëm kurse online për shkak të pandemisë së koronavirusit. Për një numër studentësh të huaj që studiojnë në Shtetet e Bashkuara kjo do të thotë se ata mund të përballen me dëbimin nga vendi. Enti i SHBA-së për Emigracionit dhe Doganat (ICE) në Uashington njoftoi se nëse universitetet ofrojnë vetëm kurse online për shkak të Coronës, studentët që kanë viza F1 nuk lejohen të qëndrojnë në vend. E njëjta vlen edhe për ata që ndjekin kurse në institucione arsimore jo-akademike siç janë p.sh. shkollat për pilotë dhe janë të pajisur me viza M1.

Sipas deklaratës së ICE-së studentët e prekur ose duhet të largohen nga vendi ose të regjistrohen në një universitet tjetër ku zhvillohet mësim me prezencë. Të prekur janë edhe studentët e regjistruar në universitetet, që zhvillojnë mësim të përzier, pra në internet dhe me prezencë. Këto universitete duhet t’i pajisin studentët e tyre të huaj me vërtetime nëse janë të regjistruar më tepër në orë mësimore me prezencë apo online. Në rastin e dytë vizat po ashtu nuk zgjaten.

Jo viza të reja

Të huajve që duan të fillojnë në SHBA studimet e tyre në një universitet që ofron leksione vetëm përmes internetit, nuk do t’u jepet më vizë, njofton më tej enti i imigracionit. Edhe nëse ata kanë marrë ndërkohë vizë, nuk do të lejohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Rreth 5.5 përqind e studentëve në SHBA janë të huaj – ndër ta shumë të rinj nga Kina, India, Koreja e Jugut, Arabia Saudite dhe Kanadaja. Pagesat e shkollimit që ata paguajnë përbëjnë një pjesë të rëndësishme të të ardhurave në shumë universitete.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, shumë universiteti i kanë kaluar kurse të shumta që prej muajit mars në internet. Shumica e universiteteve nuk kanë vendosur ende se si do të procedojnë në vitin e ri akademik që fillon në vjeshtë. Sidoqoftë, disa universitete të njohura, përfshirë dhe Harvardin, kanë njoftuar tashmë se edhe pas pushimeve të verës do të vazhdojnë me program mësimor thjesht në internet. / DW

Ju sugjerojmë

Greva e kontrollorëve të trafikut ajror ndërpret udhëtimet drejt,nga dhe mbi Francën
Bota

Greva e kontrollorëve të trafikut ajror ndërpret udhëtimet drejt,nga dhe mbi Francën

4 Korrik, 2025 8:29 am
Mbledhjet në Vlorë e Tiranë, Rama zhvillon sot takim me kandidatët e kryeqytetit
Aktualitet

Mbledhjet në Vlorë e Tiranë, Rama zhvillon sot takim me kandidatët e kryeqytetit

4 Korrik, 2025 8:21 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 4 korrik 2025

4 Korrik, 2025 8:16 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 4 korrik 2025

4 Korrik, 2025 8:15 am
Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat
Bota

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat

3 Korrik, 2025 10:33 pm
Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!
-U tha në Opinion

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!

3 Korrik, 2025 10:14 pm
Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
Kryesore

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

3 Korrik, 2025 10:00 pm
Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
-U tha në Opinion

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

3 Korrik, 2025 9:44 pm
‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh
Aktualitet

‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh

3 Korrik, 2025 9:33 pm
“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet
Aktualitet

“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet

3 Korrik, 2025 9:20 pm
Para
OKB: Sulmi ndaj gjeneral Soleimanit ishte “vrasje arbitrare”

OKB: Sulmi ndaj gjeneral Soleimanit ishte “vrasje arbitrare”

Vettingu në drejtësi dhe polici, 16 kandidatë të lidhur me ish-sigurimin

Nënshkruanin kredi fiktive, në pranga dy 26-vjeçarë

Pushohet çështja ndaj Gjergj Cukalit për vrasjen e ish-policit në Tiranë

Pushohet çështja ndaj Gjergj Cukalit për vrasjen e ish-policit në Tiranë

TE FUNDIT

Greva e kontrollorëve të trafikut ajror ndërpret udhëtimet drejt,nga dhe mbi Francën

Greva e kontrollorëve të trafikut ajror ndërpret udhëtimet drejt,nga dhe mbi Francën
4 Korrik, 2025

Rreth 40 për qind e fluturimeve u anuluan të premten në të gjitha aeroportet e Parisit dhe dhjetëra mijëra pasagjerë...

Lexo më shumë

Mbledhjet në Vlorë e Tiranë, Rama zhvillon sot takim me kandidatët e kryeqytetit

Mbledhjet në Vlorë e Tiranë, Rama zhvillon sot takim me kandidatët e kryeqytetit
4 Korrik, 2025

Kreu i qeverisë, Edi Rama, do të zhvillojë ditën e sotme, 4 korrik 2025, një takim me kandidatët socialistë të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 4 korrik 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
4 Korrik, 2025

Ditën e premte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 4 korrik 2025

Horoskopi, 2 maj 2022
4 Korrik, 2025

Dashi Nëse do vijoni të silleni në mënyrë agresive kundrejt personave të caktuar, vetëm sa do të përkeqësoni gjendjen tuaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com