Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë në Ukrainë 31 tanke të avancuar M1 Abrams.
Lajmin e ka bërë të ditur presidenti Joe Biden në një deklaratë për mediat ndërsa shtoi se mjetet luftarake do të dërgohen në Kiev brenda disa muajve.
Ky vendim i SHBA-ve pritet që të shihet si një hap pozitiv në thyerjen e një bllokimi diplomatik me Gjermaninë mbi atë që mund të jetë mënyra më e mirë për ndihmuar Kievin në luftën kundër Rusisë.
Presidenti Joe Biden e njoftoi vendimin në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa deklaroi se tanket janë të nevojshme për të ndihmuar ukrainasit “të përmirësojnë aftësinë e tyre për të manovruar në terren”.