Presidenti i SHBA Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të diskutuar përpjekjet e vazhdueshme për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe për të përshpejtuar ndihmën ushtarake, humanitare dhe ekonomike të SHBA në Ukrainë.
Në një deklaratë Shtëpia e Bardhë ka zbardhur detaje nga biseda e zhvilluar:
Presidenti Biden theksoi veprimet e vazhdueshme të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët e saj dhe industria private për të rritur kostot ndaj Rusisë për agresionin e saj në Ukrainë. Në veçanti, Biden përshëndeti vendimin e Visa dhe Mastercard për të pezulluar shërbimin në Rusi. Presidenti Biden vuri në dukje se administrata e tij po rrit ndihmat humanitare dhe ekonomike për Ukrainën dhe po punon ngushtë me Kongresin për të siguruar fonde shtesë.
Edhe Zelensky konfirmoi bisedën, duke shkruar në Twitter mëngjesin e së dielës:
“Si pjesë e dialogut të vazhdueshëm, pata një tjetër bisedë me Biden. Axhenda përfshinte çështjet e sigurisë, mbështetjen financiare për Ukrainën dhe vazhdimin e sanksioneve kundër Rusisë”./Opinion.al