Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA ndalon shërbimin e vizave për shumë rusë, kritika nga Moska

2021/04/30 at 6:06 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA ndalon shërbimin e vizave për shumë rusë, kritika nga Moska

Të premten Kremlini akuzoi Uashingtonin për nxitje të tensioneve me “veprime jomiqësore” pasi ambasada amerikane në Moskë tha se do të shkurtonte personelin dhe po ndalonte përpunimin e dokumentave për viza për një pjesë të madhe të shtetasve rusë.


Ambasada tha se po shkurtonte personelin konsullor me 75% dhe se duke filluar nga 12 maji, do të ndalonte përpunimin e vizave, që nuk kishin qëllim emigrimi, për udhëtime jodiplomatike, pas miratimit të një ligji të ri në Rusi, i cili vendos kufizime mbi numrin e personelit vendas që mund të punojë në misionet e huaja diplomatike.

Kjo do të thotë që rusët, të cilët nuk janë diplomatë, apo që nuk po aplikojnë për t’u pajisur me Kartën e Gjelbër (Green Card), nuk do të mund të aplikojnë brenda vendit të tyre për viza për të vizituar Shtetet e Bashkuara për turizëm e qëllime të tjera. Por në qoftë se kanë nevojë, ata mund të aplikojnë për këto lloje vizash në një vend të tretë.

Ministria e Jashtme ruse vuri në dukje se konsullatat ruse në Shtetet e Bashkuara po lëshonin viza pavarësisht nga shkurtimet në personelin e tyre diplomatik dhe shtoi se Shtetet e Bashkuara mund ta plotësojnë personelin e tyre në ambasadë duke sjellë diplomatë amerikanë.

Zyrtarët rusë thonë se kuota e stafit diplomatik amerikan në Rusi është 455 persona dhe se vetëm 280 janë punonjës të akredituar, duke i dhënë Uashingtonit hapësirë të mjaftueshme për të shtuar numrin e tyre.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se vendimi i ambasadës amerikane do të kishte pak ndikim praktik sepse, siç tha ai, rusët kanë patur shumë probleme në vazhdimësi për të marrë viza amerikane.

“Këtu duhet parë shkaku kryesor i situatës së tensionuar në marrëdhëniet tona dypalëshe“, u tha zoti Peskov gazetarëve.

“Nëse sheh veprimet jomiqësore, atëherë bëhet e qartë se pararojë e gjithë kësaj janë veprimet e Shteteve të Bashkuara“, tha ai.

Zoti Peskov shtoi se Rusia “priste zhvillimeve më pozitive” në 100 ditët e para në Shtëpinë e Bardhë të Joe Biden-it.

Ai tha se Moska i mirëpriti masat për të zgjatur traktatin e ri të armëve bërthamore të quajtur “START”.

“Por ky zhvillim pozitiv është shumë i vogël në krahasim me ngarkesën negativive që kemi grumbulluar gjatë këtyre 100 ditëve. Kjo ngarkesë fatkeqësisht mbizotëron“, tha ai.

Moska dhe Uashingtoni kanë mbajtur prej kohësh qëndrime të ndryshme për një sërë çështjesh, por lidhjet u përkeqsuan më tej kur zoti Biden tha se ai besonte se Presidenti Vladimir Putin ishte “një vrasës”.

Sanksionet

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Rusisë këtë muaj për veprimtari të dyshuar keqdashëse, përfshirë ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar, sulmet kibernetike si dhe “presionin” ndaj vendit fqinj, Ukrainës.

Moska u hakmor me sanksione kundër Shteteve të Bashkuara dhe i ka hedhur poshtë kritikat e SHBA-së për trajtimin që i është bërë kritikut të burgosur të Kremlinit, Aleksei Navalni.

Gjithashtu javët e fundit lidhjet e Rusisë me disa vende në Evropën Qendrore e Lindore janë përkeqësuar, duke çuar në një seri dëbimesh diplomatike.

Javën e kaluar, kur Presidenti Putin nënshkroi ligjin që kufizon stafin lokal të punësuar në misionet diplomatike, ai i kërkoi gjithashtu qeverisë të hartonte një listë të shteteve “jomiqësore” që do t’u nënshtroheshin kufizimeve.

Televizioni shtetëror rus publikoi një projektlistë në të cilën përfshiheshin ndër të tjera edhe Shtetet e Bashkuara.

“Na vjen keq që veprimet e qeverisë ruse na kanë detyruar të zvogëlojmë personelin konsullor me 75%“, thuhej në një deklaratë të ambasadës amerikane.

“Duke filluar nga 12 maji, ambasada amerikane në Moskë do të zvogëlojë shërbimet konsullore, duke ofruar shërbime vetëm për rastet urgjente për qytetarët amerikanë dhe një numër shumë të kufizuar të vizave të emigracionit të konsideruara urgjente“, thuhej gjithashtu në deklaratë.

“Kam patur gjithmonë frikë nga “Perdja e Hekurt “, por aktualisht ajo nuk po imponohet nga ana jonë, por nga pala tjetër“, tha Ksenia Sobchak, një ish-kandidate për presidente të Rusisë./ VOA

Etiketa: rusishbavizat


Ju sugjerojmë

Maduro sfidon SHBA-në për naftën dhe bën thirrje për unitet
Bota

Maduro sfidon SHBA-në për naftën dhe bën thirrje për unitet

18 Dhjetor, 2025 2:22 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Drogë në makinë, arrestohen dy të rinjtë në Shkodër

18 Dhjetor, 2025 2:22 pm
21 Janari, SPAK pyet për rreth 2 orë Ilir Metën
Aktualitet

21 Janari, SPAK pyet për rreth 2 orë Ilir Metën

18 Dhjetor, 2025 2:21 pm
Gjyqi për ish-krerët e UÇK, Rama nga Haga: S’di ç’të them për këtë padrejtësi
Kryesore

Gjyqi për ish-krerët e UÇK, Rama nga Haga: S’di ç’të them për këtë padrejtësi

18 Dhjetor, 2025 1:21 pm
Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave
Kryesore

Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave

18 Dhjetor, 2025 12:00 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Tym, flakadanë dhe tensione, pas mbylljes së seancës deputetët e PD mblidhen në seli

18 Dhjetor, 2025 11:30 am
“E zgjidha luftën në Gaza”, Trump sulmon Biden: Trashëgova një katastrofë
Bota

“E zgjidha luftën në Gaza”, Trump sulmon Biden: Trashëgova një katastrofë

18 Dhjetor, 2025 11:21 am
Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës
Kryesore

Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës

18 Dhjetor, 2025 11:01 am
Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë
Kryesore

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë

18 Dhjetor, 2025 10:09 am
Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi
Kryesore

Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi

18 Dhjetor, 2025 9:56 am
Para
COVID-19, sa persona janë vaksinuar në Shqipëri

COVID-19, sa persona janë vaksinuar në Shqipëri

Përfundon numërimi i votave në Tiranë, kush janë kandidatët më të pëlqyer

Përfundon numërimi i votave në Tiranë, kush janë kandidatët më të pëlqyer

Rusia u ndalon hyrjen tetë zyrtarëve të BE-së

Rusia u ndalon hyrjen tetë zyrtarëve të BE-së
















TE FUNDIT

Maduro sfidon SHBA-në për naftën dhe bën thirrje për unitet

Maduro sfidon SHBA-në për naftën dhe bën thirrje për unitet
18 Dhjetor, 2025

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka sfiduar Shtetet e Bashkuara lidhur me tregtimin e naftës venezueliane, duke e cilësuar “të...

Lexo më shumë

Drogë në makinë, arrestohen dy të rinjtë në Shkodër

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
18 Dhjetor, 2025

Dy të rinj, 20 dhe 21-vjeç janë arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi në makinën që po lëviznin blutë gjetën...

Lexo më shumë

21 Janari, SPAK pyet për rreth 2 orë Ilir Metën

21 Janari, SPAK pyet për rreth 2 orë Ilir Metën
18 Dhjetor, 2025

Ish-presidenti Ilir Meta është marrë në pyetje nga SPAK për krimin shtetëror të 21 janarit. Kreu i Partisë së Lirisë është shoqëruar nga forcat e Policisë...

Lexo më shumë

Gjyqi për ish-krerët e UÇK, Rama nga Haga: S’di ç’të them për këtë padrejtësi

Gjyqi për ish-krerët e UÇK, Rama nga Haga: S’di ç’të them për këtë padrejtësi
18 Dhjetor, 2025

Sot kryeministri Edi Rama vizitoi në Hagë Hashim Thaçin. Pas takimit kreu i qeverisë ka bërë një tjetër reagim për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com