Bota

SHBA/ Mbështetësit e Trump në protestë, plagosen dy oficerë policie


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:26 - 15/11/20 |
Opi Nion

Mbështetësit e Donald Trump vijojnë protestën duke mohuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të cilat nxorën fitues demokratin Joe Biden.

Gjatë natës pati përleshje mes militantëve pro Trump dhe grupeve antifashiste. Policia ndërhyri në zona të ndryshme të qendrës për të ndarë fraksionet rivale dhe për të zbutur tensionin.

Pas përplasjeve në Uashington, Donald Trump shkroi në Twitter duke sulmuar policinë, kryebashkiakun dhe median. Ai akuzoi organizatën “Antifa” që sulmoi demonstruesit dhe mbështetësit e tij në kryeqytet dhe duke vazhduar me policinë, e cila sipas tij ndërhyri shumë vonë, kryetarin e bashkisë që nuk po bën punën e tij, si edhe “heshtjen e mediave” armiq të popullit “në turmën e mbështetësve të tij.

Të shtunën mijëra mbështetës të Presidentit Trump në Uashington protestuan për rezultatet e zgjedhjeve, pastaj përshëndetën kalimin e Trump me duartrokitje dhe parulla. Protesta përpara Shtëpisë së Bardhë, nisi fillimisht paqësore, por përhkallëzoi në tensione dhe përplasje me grupe kundërshtarësh të presidentit në largim. Videot e postuara në mediat sociale treguan përleshje me grushte, sulme në klube dhe të shtëna me armë.

Të paktën 20 protestues janë arrestuar, të cilët do të duhet të përgjigjen për sulmin dhe mbajtjen e armëve dhe një seri akuzash të tjera. Dy oficerë policie u plagosën dhe disa armë zjarri u gjetën nga forcat e rendit.

Pas