Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA lejon testimin e çipit në tru

2023/05/27 at 9:03 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA lejon testimin e çipit në tru

Në SHBA, së shpejti mund të implantohen çipe (chips) në trurin e njeriut. FDA ka hapur rrugën për provat e para klinike prej kompanisë Neuralink të Elon Musk-ut. Më parë, ishin ngritur shqetësime për sigurinë.

Ato synohet të bëjnë të mundur që njerëzit e paralizuar të ecin dhe të trajtojnë sëmundjet neurologjike: çipat kompjuterikë të implantuar në trurin e njeriut. Testet përkatëse mund të fillojnë së shpejti në SHBA – autoritetet amerikane me sa duket kanë dhënë dritën e gjelbër për studime klinike te njerëzit. Kjo u raportua nga start-up Neuralink, i themeluar nga shefi i Twitter-it, Elon Musk.

“Jemi të kënaqur të njoftojmë se kemi marrë lejen e FDA-së për të inicuar provën tonë të parë klinike me njerëzit”, shkroi kompania në Twitter. Sipas saj, ky autorizim është një hap i parë i rëndësishëm që një ditë t’i ndihmojë njerëzit. Rekrutimi për studimin ende nuk ka filluar, por kompania tha se do të nxjerrë më shumë informacione së shpejti.

Premtime të bujshme

Miliarderi Musk njihet për vendosjen e ambicieve të larta për bizneset e tij, disa prej të cilave nuk realizohen kurrë dhe të tjera me vonesë të konsiderueshme. Edhe me Neuralink, fillimisht ai ishte prapa planit: Musk kishte njoftuar në korrik 2019 se do të ishte në gjendje të kryente testet e para te njerëzit vitin e ardhshëm.

Musk kishte thënë në dhjetor, gjatë një prezantimi të startup-it të tij, se implantet e bëra nga Neuralink do të bënin të mundur komunikimin drejtpërdrejt me anë të mendimit me kompjuterët. “Sigurisht, ne duam të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të sigurohemi që të funksionojë përpara se të vendosim ndonjë pajisje te njerëzit”, tha ai në atë kohë.

Musk donte të fillonte testimin shumë më herët. Por aplikimi i kompanisë për një provë klinike njerëzore fillimisht u refuzua nga FDA në fillim të vitit 2022 për arsye sigurie. Autoriteti kishte dyshime për baterinë e litiumit të çipit dhe telat e implantit. Ishte gjithashtu e paqartë se si mund të hiqej pajisja pa dëmtuar indet e trurit.

Prototipe vetëm te kafshët

Deri tani, prototipet me madhësinë e monedhës janë implantuar vetëm te kafshët. Gjatë prezantimit të Neuralink, majmunët u shfaqën duke “luajtur” video lojëra të thjeshta ose duke lëvizur kursorin në një ekran duke përdorur çipin e trurit.

Duke përdorur këto pika kontakti, Musk dëshiron të kurojë sëmundjet neurologjike. Startup aktualisht po zhvillon implante të tjera që do të vendosen në palcën kurrizore ose në sy për të rikthyer lëvizshmërinë ose shikimin. Sipas Musk-ut, implantet e trurit mund të kurojnë gjithashtu sëmundje të tilla si obeziteti, autizmi, depresioni dhe skizofrenia, si dhe të mundësojnë shfletimin në internet dhe telepatinë. Në fund të vitit të kaluar, ai bëri bujë kur tha se ishte aq i bindur për sigurinë e këtyre pajisjeve sa ishte i gatshëm t’i implantonte ato tek fëmijët e tij.

Neuralink nuk është kompania e vetme që punon për pikat e kontaktit tru-kompjuter. Në korrik, konkurrenti i saj Synchron njoftoi se ishte kompania e parë që kishte implantuar një çip të tillë në trurin e një pacienti amerikan./DW

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
Zhvillimet në veri, emisari gjerman takon sot në Prishtinë Albin Kurtin

Zhvillimet në veri, emisari gjerman takon sot në Prishtinë Albin Kurtin

Begaj në Itali, takim me Presidentin e Dhomës së Deputetëve, çfarë u diskutua

Begaj në Itali, takim me Presidentin e Dhomës së Deputetëve, çfarë u diskutua

Ukraina gati për kundërsulmin e madh

Ukraina gati për kundërsulmin e madh

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com