Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA lehtëson kufizimet e udhëtimit për të huajt

2021/09/20 at 9:40 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 1 min
A A
SHBA lehtëson kufizimet e udhëtimit për të huajt

Në muajin nëntor, Shtetet e Bashkuara do të lehtësojnë kufizimet për hyrje të udhëtarëve nga Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian dhe vendet tjera. Nga ky muaj, udhëtarët e huaj do të lejohen të fluturojnë në SHBA nëse vaksinohen plotësisht, i nënshtrohen testimit dhe procesit të gjurmimit të kontakteve.

Që nga fillimi i vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara patën vendosur masa të ashpra të kufizimeve në udhëtime për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për pandeminë e COVID-19, Jeff Zients më 20 shtator, tha se kjo qasje bazohet më shumë në individë sesa në situatën e përgjithshme të një vendi.

“Më e rëndësishmja është që shtetasve të huaj që fluturojnë në SHBA do t’u kërkohet të jenë të vaksinuar plotësisht”, tha ai.

Sipas rregullave të reja, udhëtarët e huaj do të duhet të tregojnë dëshmi të vaksinimit, të kenë një rezultat negativ të testit për COVID-19 dhe të paraqesin informacionet për kontaktet e tyre. Pasagjerëve të vaksinuar plotësisht nuk do t’u kërkohet të hyjnë në karantinë, tha Zients.

Vendimi pason një kërkese të madhe nga aleatët evropianë për t’iu mundësuar familjeve të ndara nga kufizimet që të kenë mundësi të ribashkohen. Bashkimi Evropian e mirëpriti njoftimin, ndërsa Britania e Madhe e quajti atë “fantastik”.

“Një veprim i shumëpritur për familjet dhe miqtë e ndarë, dhe një lajm i mirë për biznesin”, tha Komisioni Evropian.

Që nga muaji mars i vitit 2020, SHBA-ja ka regjistruar më shumë se 42 milionë raste me koronavirus dhe mbi 670,000 vdekje./ REL

Etiketa: covid-19Masatshbaudhetimet

Ju sugjerojmë

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve
Sport

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve

19 Nëntor, 2025 9:46 pm
Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…
Kronikë

Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…

19 Nëntor, 2025 8:47 pm
Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro
Politikë

Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro

19 Nëntor, 2025 6:47 pm
Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti
Kryesore

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti

19 Nëntor, 2025 6:44 pm
Braçe shpjegon me kartëmonedha bonusin e përmuajshëm për pensionistët
Politikë

Braçe shpjegon me kartëmonedha bonusin e përmuajshëm për pensionistët

19 Nëntor, 2025 6:42 pm
Luvri blindohet pas vjedhjes, 100 kamera të reja dhe një stacion i avancuar policor
Bota

Luvri blindohet pas vjedhjes, 100 kamera të reja dhe një stacion i avancuar policor

19 Nëntor, 2025 6:40 pm
Spanjë, prokuroria kërkon 24 vjet burg për ish-Ministrin e Transportit
Bota

Spanjë, prokuroria kërkon 24 vjet burg për ish-Ministrin e Transportit

19 Nëntor, 2025 6:38 pm
Vrasja për ekspresin në Manëz, dorëzohet në polici Daniel Pepa
Kronikë

Vrasja për ekspresin në Manëz, dorëzohet në polici Daniel Pepa

19 Nëntor, 2025 6:22 pm
Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër
Kryesore

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër

19 Nëntor, 2025 4:36 pm
Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve
Aktualitet

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve

19 Nëntor, 2025 3:31 pm
Para
Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Mbërrijnë 31,590 doza vaksine Pfizer në Shqipëri

Mbërrijnë 31,590 doza vaksine Pfizer në Shqipëri

Pamjet/Kush e shoqëroi Davide Pecorellin 2 ditë para inskenimit të vrasjes

Pamjet/Kush e shoqëroi Davide Pecorellin 2 ditë para inskenimit të vrasjes

TE FUNDIT

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve
19 Nëntor, 2025

Zvicra siguroi mbrëmë biletën direkte për Kampionatin Botëror 2026, pasi doli me barazim 1:1 ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”....

Lexo më shumë

Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…

Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…
19 Nëntor, 2025

EUROPOL ka zhvilluar përgjatë javëve të fundit të muajit tetor një superoperacion kundër vjedhjes së mjeteve motorike, trafikimit të tyre...

Lexo më shumë

Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro

Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro
19 Nëntor, 2025

Deputeti i Partisë Socialistë, Ulsi Manja, tha se krahasimi i projektbuxhetit për vitin 2026 është i pakrahasueshëm me buxhetet e...

Lexo më shumë

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti
19 Nëntor, 2025

Deputetja e  Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka debatuar me ministrin e Financave Petrit Malaj. Qjo ka kritikuar qeverinë se po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com