Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA/ Kongresi dërgon në Senat akuzat për shkarkimin e Sekretarit të Sigurisë Kombëtare

2024/04/17 at 8:16 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA/ Kongresi dërgon në Senat akuzat për shkarkimin e Sekretarit të Sigurisë Kombëtare

Ligjvënësit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve që kërkojnë hapjen e procedurës në Senat për shkarkimin e Sekretarit të Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas, paraqitën të martën në Senat dokumentat ku përfshihen akuzat ndaj tij.

Ky veprim i detyron senatorët që të hapin një gjyq ndaj zotit Mayorkas lidhur me akuzat se ai ka refuzuar “me dashje dhe vazhdimisht” që t’i zbatojë ligjet e imigracionit.

Ndërsa Senati është i detyruar që të zhvillojë një gjyq pas depozitimit të dokumenteve nga Dhoma e Përfaqësuesve, pritet që procedurat të mos zgjasin shumë dhe demokratët ta hedhin poshtë çështjen përpara se të fillojnë argumentet e plota. Republikanët kanë argumentuar mbajtjen e një gjyqi të plotë në Senat.

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, nënshkroi dokumentet e procesit të hënën. Ai tha se udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, duhet të lejojë zhvillimin e gjyqit për t’i “mbajtur përgjegjës ata që e orkestruan këtë krizë”. “Në bazë të Kushtetutës, Dhoma e Përfaqësuesve kërkon zhvillimin e gjyqit”, tha zoti Johnson.

Demokratët kanë 51 vende në Senatin me 100 anëtarë. Ata janë shprehur kundër ngritjes së akuzave dhe ka të ngjarë që Senatori Schumer të ketë vota të mjaftueshme për t’i dhënë fund menjëherë gjyqit, nëse vendos ta bëjë këtë. Procesi pritet të fillojë të mërkurën. Demokrati Schumer ka thënë se dëshiron ta “trajtojë këtë çështje sa më shpejt që të jetë e mundur”.

“Procesi nuk duhet të përdoret kurrë për të zgjidhur një mosmarrëveshje politike”, tha zoti Schumer. “Kjo do të krijonte një precedent të tmerrshëm për Kongresin”.

Të mërkurën senatorët do të bëjnë betimin duke luajtur rolin e jurisë ndërsa të tjerë do të ngarkohen të paraqesin dhe mbrojnë akuzat në gjyqin që do të zhvillohet në Senat.

Shkarkimi i Sekretarit Mayorkas pritet të hidhet poshtë nga shumica demokrate në Senat

Senati më pas do ta njoftojë zyrtarisht zotin Mayorkas lidhur me akuzat dhe për të kërkuar një përgjigje me shkrim prej tij. Atij nuk do t’i duhet të paraqitet në Senat. Është e paqartë se çfarë do të ndodh më pas. Rregullat e shkarkimit përgjithësisht e lejojnë Senatin që të vendosë për hapat e tjerë.

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve e akuzojnë zotin Mayorkas se jo vetëm që ai ka refuzuar të zbatojë ligjin aktual por gjithashtu ka minuar besimin e publikut duke gënjyer përpara Kongresit dhe duke thënë se kufiri ishte i sigurte. Kjo është hera e parë në gati 150 vjet që ngrihen akuza për shkarkim e një sekretari të kabinetit të presidentit.

Sidoqoftë, republikanët nuk do të jenë në gjendje të bindin dy të tretat e Senatit, që nevojitet për ta gjetur fajtor zotin Mayorkas dhe shkarkuar atë nga detyra. Demokratët duket se janë të bashkuar përballë përpjekjeve për shkarkim. Asnjë demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve nuk i mbështeti përpjekjet republikane./VOA

Ju sugjerojmë

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur
Kronikë

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur

20 Dhjetor, 2025 10:55 pm
Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
Bota

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor

20 Dhjetor, 2025 9:56 pm
Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat
Kryesore

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat

20 Dhjetor, 2025 8:59 pm
Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!
Aktualitet

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!

20 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri
Bota

Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri

20 Dhjetor, 2025 5:30 pm
Putin provokon Erdoganin/ Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm
Bota

Putin provokon Erdoganin/ Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm

20 Dhjetor, 2025 4:28 pm
Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë
Bota

Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë

20 Dhjetor, 2025 3:28 pm
Pjesë për pajisje të lojërave të fatit drejt Shqipërisë, pranga 2 personave në Dibër
Kronikë

Pjesë për pajisje të lojërave të fatit drejt Shqipërisë, pranga 2 personave në Dibër

20 Dhjetor, 2025 3:08 pm
VIDEO/  Anthony Joshua hedh në tapet Jake Paul dhe fiton me ‘K.O.’
Sport

VIDEO/ Anthony Joshua hedh në tapet Jake Paul dhe fiton me ‘K.O.’

20 Dhjetor, 2025 2:35 pm
Protesta/ Lapaj-Ramës: Je në konflikt të drejtpërdrejt me familjen time
Aktualitet

Protesta/ Lapaj-Ramës: Je në konflikt të drejtpërdrejt me familjen time

20 Dhjetor, 2025 2:22 pm
Para
Të rinjtë po ikin në emigracion, po punojnë  të moshuarit

Të rinjtë po ikin në emigracion, po punojnë të moshuarit

Vijnë në Tiranë 5 trofe të Manchester City, Rama: Sot ekspozitë unike në Kryeministri

Vijnë në Tiranë 5 trofe të Manchester City, Rama: Sot ekspozitë unike në Kryeministri

“Skenari i makthit”/ Izraeli po i shqyrton opsionet për t’iu përgjigjur Iranit

“Skenari i makthit”/ Izraeli po i shqyrton opsionet për t’iu përgjigjur Iranit

TE FUNDIT

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur
20 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:10, në aksin rrugor rreth rrotullimi i Bradasheshit...

Lexo më shumë

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
20 Dhjetor, 2025

Qeveria e Britanisë së Madhe ka vendosur të ulë ndihmën e saj të jashtme, duke shkaktuar një reduktim prej 40...

Lexo më shumë

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat
20 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me qytetarët në Kurbin. Gjatë fjalës së tij para të...

Lexo më shumë

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!
20 Dhjetor, 2025

Kryetari i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka treguar se është proceduar penalisht, pas protestës së organizuar ditën e sotme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com