Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA-Kinës: Ushtroni ndikimin ndaj Iranit për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme

2023/10/17 at 6:06 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA-Kinës: Ushtroni ndikimin ndaj Iranit për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme

Kina ka nisur një të dërguar të posaçëm për Lindjen e Mesme për të ndërmjetësuar armëpushimin ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.


Shtetet e Bashkuara kanë nxitur Kinën të përdorë ndikimin e saj në Lindje të Mesme për të parandaluar sulmet e aktorëve të ndryshëm ndaj Izraelit dhe zgjerimin e konfliktit.

Ndërkohë që Presidenti amerikan Joe Biden po përgatitet për vizitë në Izrael të mërkurën dhe Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken po zhvillon vizita në shumë shtete të Lindjes së Mesme në përpjekje për të shtensionuar situatën, Kina është aktivizuar duket dërguar në rajon një të dërguar të saj për të ndihmuar përpjekjet për arritjen e një armëpushimi.

Sekretari Blinken mbajti një takim tetë orësh me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu ndërkohë që Shtetet e Bashkuara janë angazhuar që të ndikojnë në hapjen e një korridori humanitar për dërgimin e ndihmave për civilët.

“Shtete e Bashkuara dhe Izraeli janë pajtuar të krijojn një plan që do të mundësojë dërgimin e ndihmës humanitare nga shtetet donatore dhe organizatat ndërkombëtare tek civilët dhe vetëm civilët në Gazë, përfshirë mundësinë e krijimit të zonave për t’u kujdesur që civilët të mos dëmtohen. Është tejet e rëndësishme që ndihma të fillojë të hyjë në Gazë sa më parë që është e mundur,” deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Ndërkohë, Blinken ka biseduar edhe me Ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi gjatë fundjavës, në prag të vizitës së tij të planifikuar në fund të këtij muaji në Uashington. Ministri i Jashtëm kinez bisedoi pastaj me homologun e tij iranian. Kina po dërgon një zyrtar të posaçëm në rajon, duke treguar gadishmëri për të thelluar angazhimin e saj në ndërmjetësimin e një armëpushimi të mundshëm ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Iranin dhe shtetet e tjera të mos e shfytëzojnë konfliktin dhe kanë nxitur Kinën që të angazhohet për shtensionimin e situatës në Lindjen e Mesme. Kina ka një marrëdhënie të afërt me Iranin. Në muajin mars, Kina ndërmjetësoi një marrëveshje normalizimi ndërmjet Iranit dhe Arabisë Saudite.

“Kinezët arritën këtë sukses sepse kanë marrëdhënie me dyja palët. Kina ka gjithashtu interesa të rëndësishme ekonomike dhe të burimeve natyrore, një kontratë afatgjatë karburantesh me Iranin, si pjesë e së cilës tani kanë dislokuar disa pajisje detare për të siguruar eksportet e naftës dhe gazit. Pra, në të gjitha aspektet, diplomatike, ekonomike dhe ushtarake, roli i Kinës po rritet,” tha ish-ambasadori amerikan në Izrael, Daniel Kurtzer.

Disa zyrtarë amerikanë janë skeptikë se Kina mund të ndërmjetësojë një zgjidhje të qëndrueshme politike për konfliktin e gjatë izraelito-palestinez, duke pasur parasysh se Irani është përkrahës historik i Hamasit. Kina ka dënuar “veprimet kundër civilëve”, por nuk e ka dënuar Hamasin në mënyrë të qartë.

“Hamasi nuk e pranon zgjidhjen me dy shtete. Hamasi nuk e pranon shtetin e Izraelit. Hamasi në thelb, dëshiron të shkatërrojë shtetin e Izraelit dhe të vrasë izraelitë. Mbetet të shihet nëse Kina e ka aftësinë të jetë një ndërmjetës i vërtetë,” tha Ambasadori amerikan në Kinë, Nicholas Burns.

Këtë javë, Kina po organizon këto ditë një takim me zyrtarë nga 130 vende, që janë pjesë e Nismës Një Rrugë, Një Brez. Presidenti rus Vladimir Putin do të jetë i pranishëm, ndërkohë që shteti i tij vazhdon luftën kundër Ukrainës për vitin e dytë me radhë. Njëkohësisht, Pekini është ofruar të jetë ndërmjetësues paqeje ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës./VOA

Etiketa: hamasizraelkina


Ju sugjerojmë

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
Bota

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

22 Qershor, 2025 10:41 pm
Auto-Skicë
Life Style

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

22 Qershor, 2025 10:21 pm
Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 10:10 pm
Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
Bota

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 9:56 pm
Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
Life Style

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

22 Qershor, 2025 9:22 pm
Auto-Skicë
Bota

Kritikoi sulmet ndaj Iranit, Trump i përgjigjet republikanin Massie: Humbës patetik

22 Qershor, 2025 8:37 pm
Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
Bota

Franca, Gjermania dhe Britani thirrje Iranit pas sulmeve të SHBA: Të negociojmë

22 Qershor, 2025 8:16 pm
Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
Sport

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

22 Qershor, 2025 7:32 pm
Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

22 Qershor, 2025 7:01 pm
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Kryesore

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

22 Qershor, 2025 6:52 pm
Para
Opinion – Çfarë solli Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë?

Opinion - Çfarë solli Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë?

Kastrati Grup sjell në Shqipëri Lagardere, marrëveshja në prani të presidentit Macron

Kastrati Grup sjell në Shqipëri Lagardere, marrëveshja në prani të presidentit Macron

Shqipëri-Bullgari, Rama pas Samitit shkon në stadium

Shqipëri-Bullgari, Rama pas Samitit shkon në stadium
















TE FUNDIT

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
22 Qershor, 2025

Ministri i Jashtëm i Iranit ka mbërritur në Moskë për bisedime me Vladimir Putinin, sipas një raporti nga agjencia shtetërore...

Lexo më shumë

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

Auto-Skicë
22 Qershor, 2025

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund të...

Lexo më shumë

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
22 Qershor, 2025

Mbrojtja ajrore është aktivizuar në qytetet iraniane, si Teheran, Tabrizin veriperëndimor dhe Yazdin qendror. Kjo për shkak se IDF, Forcat...

Lexo më shumë

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
22 Qershor, 2025

Pasi Shtetet e Bashkuara vendosën t’i bashkoheshin ofensivës së Izraelit dhe të godisnin objektet bërthamore iraniane, sekretari amerikan i mbrojtjes,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com