Ligjvënësit amerikanë kanë publikuar një rezolutë, e cila i bën thirrje Qeverisë ruse që të ofrojë dëshmi lidhur me krimet që ka kryer ish-marinsi amerikan, Paul Whelan, ose në të kundërtën ta lirojnë.
Ata kërkuan nga Rusia “të ofrojë qasje konsullore” për Whelan, teksa ai vazhdon të qëndrojë në paraburgim.
“Që prej kur Paul është arrestuar dhjetorin e kaluar, autoritetet ruse nuk kanë paraqitur asnjë dëshmi, nuk kanë ngritur akuzë ndaj ti”, tha senatori amerikan Gary Peters, gjatë një konference për media, teksa prezantoi rezolutën.
Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) e ka arrestuar ish-marinsin Whelan, nën akuzat për spiunazh, duke pretenduar se ai ka pranuar informacione të klasifikuara.
Whelan, nga ana e tij ka deklaruar se ka qenë në Moskë për të marrë pjesë në dasmën e një shoku dhe mohon akuzat teksa thotë se ato janë të motivuara politikisht./Opinion.al