Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA: Katastrofë ekologjike pas sulmit të grupit Houthi ndaj anijes çisternë

2024/08/26 at 8:01 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA: Katastrofë ekologjike pas sulmit të grupit Houthi ndaj anijes çisternë

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan për një katastrofë të mundshme ekologjike në Detin e Kuq pas sulmit të grupit rebel Houthi ndaj një anije çisternë javën e kaluar.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield tha të dielën në mbrëmje se Këshilli i Sigurimit “duhet të dënojë” sulmin e grupit rebel Houthi ndaj çisternës “Delta Sounion.”

Sipas saj, “veprimet e pacipa të rebelëve Houthi kërcënojnë të krijojnë një katastrofë ekologjike me pasoja shkatërrimtare për tërë rajonin.”

Ajo tha se Këshilli i Sigurimit të OKB-së duhet të kërkojë respektim të menjëhershëm të rezolutës së miratuar në muajin janar, që u bën thirrje rebelëve Houthi të ndalojnë sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq.

Grupi Houthi, i mbështetur nga Irani, tha të enjten se sulmi ndaj çisternës greke u bë në shenjë solidariteti me palestinezët për shkak të luftës së Izraelit dhe Hamasit në Gazë.

Ekipet e shpëtimit evakuuan ekuipazhin e anijes çisternë pas sulmit, e cila u përfshi nga flakët.

Misioni evropian detar në Detin e Kuq njoftoi se anija çisternë po transportonte 150,000 tonelata naftë së papërpunuar.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller tha të shtunën se rebelët Houthi “e kanë bërë të qartë se janë të gatshëm të shkatërrojnë industrinë e peshkimit dhe ekosistemin rajonal në të cilën mbështeten jemenët dhe komunitetet tjera të rajonit për të jetuar, njësoj siç i kanë minuar edhe përpjekjet për të dërguar ndihma humanitare në rajon përmes sulmeve të tyre të pamatura.”

Sulmet e rebelëve Houthi kanë ndërprerë tregtinë në rrugët detare në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, duke detyruar shumë kompani të ndryshojnë rrugët e anijeve në drejtim të rrugëve më të gjata dhe më të shtrenjta./ VOA

Ju sugjerojmë

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
Aktualitet

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

28 Qershor, 2025 10:31 pm
Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
Sport

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

28 Qershor, 2025 10:01 pm
SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
Bota

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

28 Qershor, 2025 9:18 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

28 Qershor, 2025 8:46 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksidenti në Tiranë, Policia: Janë përplasur 6 automjete

28 Qershor, 2025 8:42 pm
16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo
Kronikë

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo

28 Qershor, 2025 8:24 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Tiranë, taksia përplaset me autobusin dhe makinën e policisë

28 Qershor, 2025 8:00 pm
“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive
Kryesore

“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive

28 Qershor, 2025 7:44 pm
Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore
Bota

Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore

28 Qershor, 2025 7:39 pm
Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë
Rajoni

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë

28 Qershor, 2025 7:08 pm
Para
Shqipëria përfshihet nga moti i keq, breshër dhe stuhi e fortë

Shqipëria përfshihet nga moti i keq, breshër dhe stuhi e fortë

Stuhia godet Tiranën, breshri shkakton dëme

Stuhia godet Tiranën, breshri shkakton dëme

Partizani prezanton trajnerin serb

Partizani prezanton trajnerin serb

TE FUNDIT

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
28 Qershor, 2025

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 deri në orën 22:00, datë...

Lexo më shumë

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
28 Qershor, 2025

Paul Pogba është zyrtarisht një lojtar i Monaco-s. Klubi i Ligue 1 ka njoftuar firmën me mesfushorin francez, me një...

Lexo më shumë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
28 Qershor, 2025

Një pamje e papritur i priste ata që kalonin anën lindore të Detroitit të premten, ndërsa kartëmonedhat filluan të binin...

Lexo më shumë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
28 Qershor, 2025

 Një aksident ka ndodhur në Pogradec pasditen e sotme, në rrugën që të dërgon drejt fshatit Tushemisht. Mësohet se dy mjete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com