Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA: Ka të dhëna të “arsyeshme” se Izraeli mund të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar në Gazë

2024/05/11 at 11:09 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA: Ka të dhëna të “arsyeshme” se Izraeli mund të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar në Gazë

Administrata e Presidentit Joe Biden tha të premten se përdorimi i armëve të dërguara nga Shtetet e Bashkuara nga Izraeli në Gazë, ka gjasa të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar, por rrethanat e luftës ua kanë bërë të pamundur zyrtarëve amerikanë ta provojnë një gjë të tillë me siguri.

Përfundimi se ka të dhëna të “arsyeshme” se Izraeli mund të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar në luftën e Gazës, i publikuar si pjesë e një raporti që iu dorëzua Kongresit të premten, është deklarimi më i fortë i këtij lloji nga administrata e zotit Biden për aleatin e Shteteve të Bashkuara.

Por pohimi se nuk ishte në gjendje të bënte një lidhje konkrete mes armëve të dërguara nga SHBA-së dhe sulmeve të veçanta të forcave izraelite në Gaza, mund t’i japë administratës një hapësirë për vendimet e ardhshme për dërgim armësh në Izrael.

Vlerësimi vjen pas shtatë muajsh sulmesh ajrore, luftimesh tokësore dhe kufizimeve të ndihmave që kanë shkaktuar vdekjen e afro 35,000 palestinezëve, kryesisht gra dhe fëmijë.

Biden është përpjekur të mbajë një ekuilibër gjithnjë e më të vështirë, në mbështetje të luftës së kryeministrit Benjamin Netanyahu kundër Hamasit. Ai është përballur me indinjatë në rritje brenda dhe jashtë vendit lidhur me rritjen e numrit të viktimave palestineze dhe gjendjes gjithnjë e më të mjerë humanitare, shkaktuar kryesisht nga kufizimet izraelite për shpërndarjen e ushqimit dhe ndihmave në Gazë.

Tensionet janë intensifikuar edhe më tej javët e fundit nga këmbëngulja e kryeministrit Benjamin Netanjahu për të zgjeruar ofensivën e ushtrisë izraelite në qytetin jugor të Rafahut, pavarësisht kundërshtimit të vendosur të zotit Biden. Ndërsa bën fushatë për rizgjedhje përballë kandidatit të pritshëm republikan Donald Trump, Presidenti Biden përballet me thirrjet e shumë demokratëve që të ndërpresë fluksin e armëve ndaj Izraelit dhe akuzat e republikanve se po luhatet në mbështetjen për Izraelin.

Një zyrtar amerikan tha se administrata demokrate ndërmori një nga hapat e parë drejt kushtëzimit të ndihmës ushtarake për Izraelin ditët e fundit kur ndali një dërgesë prej 3500 bombash për shkak të shqetësimin të një ofensive izraelite në Rafah, një qytet jugor ku janë tashmë mbi një milion palestinezë.

Shtëpia e Bardhë u kishte kërkuar departamenteve të Mbrojtjes dhe të Shtetit të kryenin “një vlerësim të çdo raporti të besueshëm ose pretendimi se artikuj mbrojtjeje dhe shërbime të mbrojtjes, janë përdorur në një mënyrë që bie ndesh me ligjin ndërkombëtar, përfshirë të drejtën ndërkombëtare humanitare.”

Po ashtu këto departamente duhet të njoftonin Kongresin nëse mendonin se Izraeli kishte penguar dërgimin e ndihmave humanitare në Gazë për civilët.

Ligjvënësit dhe të tjerë që ishin në mbështetje të raportit vlerësues thanë se zoti Biden dhe udhëheqës të mëparshëm amerikanë kanë ndjekur një standard të dyfishtë lidhur me zbatimin e ligjeve mbi rregullat për përdorimin e armëve që dërgon SHBA për ushtritë e huaja, një akuzë që administrata Biden e mohon.

Çdo përfundim kritik ndaj Izraelit pritet të shtojë presionin ndaj zotit Biden për të frenuar fluksin e armëve dhe parave për ushtrinë izraelite, si edhe tensionet me qeverinë e djathtë të zotit Netanjahu lidhur luftën.

Një gjë e tillë mund të rrezikojë gjithashtu mbështetjen për zotin Biden në zgjedhjet presidenciale të këtij viti nga disa votues që mbështesin me forcë Izraelin

Izraeli e filloi ofensivën e tij pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi që shkaktoi vdekjen e rreth 1200 personave.

Izraeli thotë se po ndjek të gjitha ligjet e SHBA-së dhe ndërkombëtare, se po heton akuzat për abuzim nga forcat e tij dhe se fushata e tij në Gazë është proporcionale me kërcënimin ekzistencial që paraqet Hamasi.

Një raport i dërguar administratës së zotit Biden nga një grup ekspertësh ushtarakë, akademikë dhe ish-zyrtarë të Departamentit të Shtetit, detajoi sulmet izraelite ndaj autokolonave të ndihmave, gazetarëve, spitaleve, shkollave dhe qendrave të refugjatëve dhe vendeve të tjera. Ata argumentuan se numri i vdekjeve të civilëve në ato sulme ishte në disproporcion me goditjet kundër objektivave ushtarake./ VOA

Ju sugjerojmë

Aksident në Rrugën e Arbrit/Automjetet përplasen kokë më kokë,plagosen dy drejtuesit
Aktualitet

Aksident në Rrugën e Arbrit/Automjetet përplasen kokë më kokë,plagosen dy drejtuesit

13 Korrik, 2025 6:07 pm
Mark Rutte përballet me testin e parë të madh në NATO
Bota

Mark Rutte vizitë zyrtare në SHBA, takim me Trump dhe zyrtarë të tjerë

13 Korrik, 2025 5:55 pm
“E ofenduar nga djali, e dhunuar nga nusja!” Deklarata: Kunata ma quan nënën k**vë!
Aktualitet

“E ofenduar nga djali, e dhunuar nga nusja!” Deklarata: Kunata ma quan nënën k**vë!

13 Korrik, 2025 5:33 pm
Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës
Bota

Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës

13 Korrik, 2025 5:20 pm
Tuma e Kamenicës zgjon interesin e studiuesve të huaj
Aktualitet

Tuma e Kamenicës zgjon interesin e studiuesve të huaj

13 Korrik, 2025 5:06 pm
Çfarë do të thotë vdekja e ish-ministrit Starovoit për Rusinë e Putinit?
Bota

Çfarë do të thotë vdekja e ish-ministrit Starovoit për Rusinë e Putinit?

13 Korrik, 2025 4:41 pm
Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë
Bota

Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë

13 Korrik, 2025 4:18 pm
Shqipëria, 1.36 trilionë lekë borxh publik
Aktualitet

Shqipëria, 1.36 trilionë lekë borxh publik

13 Korrik, 2025 4:04 pm
UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin
Rajoni

UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin

13 Korrik, 2025 3:55 pm
Kajak në Vjosë, aventure magjike në zemër të natyrës
Aktualitet

Kajak në Vjosë, aventure magjike në zemër të natyrës

13 Korrik, 2025 3:38 pm
Para
Greqia merr masa për të frenuar zjarret e verës

Greqia merr masa për të frenuar zjarret e verës

Kishin kthyer qendrën e masazheve në vend prostitucioni, arrestohet menaxherja! Në kërkim administratori

Kishin kthyer qendrën e masazheve në vend prostitucioni, arrestohet menaxherja! Në kërkim administratori

Operatorët: Turistët italianë më dashamirësit

Operatorët: Turistët italianë më dashamirësit

TE FUNDIT

Aksident në Rrugën e Arbrit/Automjetet përplasen kokë më kokë,plagosen dy drejtuesit

Aksident në Rrugën e Arbrit/Automjetet përplasen kokë më kokë,plagosen dy drejtuesit
13 Korrik, 2025

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit. Sipas informacioneve të para, dy automjete janë përplasur...

Lexo më shumë

Mark Rutte vizitë zyrtare në SHBA, takim me Trump dhe zyrtarë të tjerë

Mark Rutte përballet me testin e parë të madh në NATO
13 Korrik, 2025

Shefi i NATO-s Mark Rutte do të vizitojë Uashingtonin nesër për të zhvilluar takim me Donald Trump dhe zyrtarët e...

Lexo më shumë

“E ofenduar nga djali, e dhunuar nga nusja!” Deklarata: Kunata ma quan nënën k**vë!

“E ofenduar nga djali, e dhunuar nga nusja!” Deklarata: Kunata ma quan nënën k**vë!
13 Korrik, 2025

Konflikti i radhës në rubrikën “Shihemi në Gjyq” të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, zhvillohet mes nënës dhe djalit....

Lexo më shumë

Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës

Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës
13 Korrik, 2025

Gisele Pelicot, gruaja franceze që ka fituar vëmendje ndërkombëtare pasi ka dëshmuar publikisht në gjyqin për dhunimin masiv që ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com