Presidenti, Donald Trump, ka njoftuar se Sekretari për Siguri Kombëtare, Kevin McAleenan do të largohet nga ky post, gjashtë muaj pas emërimit.
“Kam besim se Kevin (McAleenan) do të bëjë punë të mirë”, kishte deklaruar në muajin prill, presidenti Trump.
Trump shkroi në Twitter se McAleenan dëshiron “të kalojë më shumë kohë me familjen e tij dhe se do të vazhdojë punën në sektorin privat”.
Presidenti amerikan shtoi se për këtë detyrë, ka “shumë kandidatë të mrekullueshëm”.
Largimi i McAleenan vjen vetëm disa orë pasi Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se Michael McKinley, një nga këshilltarët kryesor të sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo do të largohet nga ky post, pas 37-viteve karrierë si diplomat./Opinion.al