Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA jep alarmin për përhapjen e virusit misterioz te fëmijët: Dëmton mëlçinë

2022/04/22 at 9:27 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA jep alarmin për përhapjen e virusit misterioz te fëmijët: Dëmton mëlçinë

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA njofton se janë rritur rastet pediatrike të hepatitit në shtetin e Alabamas.

Deri më tani janë raportuar zyrtarisht nëntë raste të tilla në shtetin amerikan, sipas CDC-së dhe mund të ketë më shumë në të gjithë vendin.

Sipas të dhënave, inflamacioni i mëlçisë tek fëmijët ishte shkaktuar nga Adenovirusi, jo nga infeksioni i coronavirusit.

Departamenti i Shëndetësisë në Alabama njoftoi se të gjithë fëmijët e infektuar ishin nën moshën 10 vjeçare, raportoi businessinsider.

Mediat e huaja bejne me dije se raste të ngjashme u raportuan në Mbretërinë e Bashkuar në muajin prill ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi javën e kaluar se ato ishin raportuar edhe në Spanjë dhe Irlandë. Agjencia Britanike e Sigurisë Shëndetësore ka konfirmuar 49 raste të tilla në Angli, 13 në Skoci dhe disa në Uells dhe Irlandën e Veriut. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tha se shumica e rasteve përfshinin fëmijë të moshës 2 deri në 5 vjeç. Raportohet se disa fëmijë vuajnë nga dështimi akut i mëlçisë dhe se “një numër i vogël kishte nevojë për transplant”.

Ekspertët besojnë se Adenovirusi 41, një virus që përhapet përmes kontaktit të ngushtë, është përgjegjës për këtë sëmundje të mëlçisë. Adenoviruset mund të përhapen edhe përmes jashtëqitjes, ndaj larja e duarve ka rëndësi të madhe edhe në këtë rast, veçanërisht tek fëmijët e vegjël.

Ata shtojnë se deri më tani nuk dihej se ky virus shkakton hepatit tek fëmijët e shëndetshëm. Adenovirusi 41 shpesh shkakton gastroenterit akut tek fëmijët me simptoma që përfshijnë diarre, të vjella, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje.

Vlen të theksohet se deri më  nuk ka asnjë trajtim për këtë sëmundje.

Ju sugjerojmë

Gruaja më e bukur e shekullit XX, shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot
InstaBIZ

Gruaja më e bukur e shekullit XX, shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot

28 Dhjetor, 2025 3:49 pm
Bota po përballet me një mungesë të fuqisë punëtore
Bota

Bota po përballet me një mungesë të fuqisë punëtore

28 Dhjetor, 2025 3:09 pm
Stuhi dëbore në Suedi, humbin jetën dy persona
Bota

Stuhi dëbore në Suedi, humbin jetën dy persona

28 Dhjetor, 2025 2:42 pm
Vlerësohet me notën 5, Asllani më i dobti në humbjen e Torinos përballë Cagliarit
Sport

Vlerësohet me notën 5, Asllani më i dobti në humbjen e Torinos përballë Cagliarit

28 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Njihuni me arritjen shkencore të vitit
Life Style

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

28 Dhjetor, 2025 2:12 pm
Zgjedhjet e Kosovës, inteligjenca serbe paralajmëron serbët në veri
Rajoni

Zgjedhjet e Kosovës, inteligjenca serbe paralajmëron serbët në veri

28 Dhjetor, 2025 1:58 pm
Zgjedhjet në Kosovë/ 100 prokurorë në terren, policia: Nuk do lejojmë manipulime
Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë/ 100 prokurorë në terren, policia: Nuk do lejojmë manipulime

28 Dhjetor, 2025 1:55 pm
Zgjedhjet/ Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë
Rajoni

Zgjedhjet/ Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë

28 Dhjetor, 2025 1:46 pm
Djegia e 8 autobusëve në Durrës, policia zbardh ngjarjen
Aktualitet

Djegia e 8 autobusëve në Durrës, policia zbardh ngjarjen

28 Dhjetor, 2025 1:45 pm
Incidente në një qendër votimi në Kosovë, sherr mes qytetarëve, ndërhyn policia
Rajoni

Incidente në një qendër votimi në Kosovë, sherr mes qytetarëve, ndërhyn policia

28 Dhjetor, 2025 12:53 pm
Para
Rreziku në shëndet, nis kontrolli i qendrave estetike pa licencë

Rreziku në shëndet, nis kontrolli i qendrave estetike pa licencë

Aksident në Elbasan, lëndohet shoferja e njërit prej mjeteve

Aksidenti në Lushnje, humb jetën 67-vjeçari

Tritoli në Vlorë/Shoqërohen 3 persona në polici, po këqyrjen kamerat e sigurisë

Një 51-vjeçar humb jetën në Tiranë, çfarë dyshohet

TE FUNDIT

Gruaja më e bukur e shekullit XX, shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot

Gruaja më e bukur e shekullit XX, shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot
28 Dhjetor, 2025

Aktorja legjendare franceze Brigitte Bardot ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, sipas një deklarate të fondacionit të saj. Një simbol...

Lexo më shumë

Bota po përballet me një mungesë të fuqisë punëtore

Bota po përballet me një mungesë të fuqisë punëtore
28 Dhjetor, 2025

Në Evropë, dhe veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, armiqësia ndaj emigrantëvepo rritet. Në të njëjtën kohë, ekonomitë më të pasura të...

Lexo më shumë

Stuhi dëbore në Suedi, humbin jetën dy persona

Stuhi dëbore në Suedi, humbin jetën dy persona
28 Dhjetor, 2025

Një stuhi dimërore ka goditur Suedinë, duke marrë dy jetë njerëzish, e duke shkaktuar ndërprerje të udhëtimit dhe balck out-e...

Lexo më shumë

Vlerësohet me notën 5, Asllani më i dobti në humbjen e Torinos përballë Cagliarit

Vlerësohet me notën 5, Asllani më i dobti në humbjen e Torinos përballë Cagliarit
28 Dhjetor, 2025

Skuadra e Torinos po përjeton moment të vështirë në Serie A. Edhe pse ata të shtunën shënuan të parët ndaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com