SHBA-ja e ka shtyrë vendosjen e tarifave për disa importe nga Kina deri më 15 dhjetor, për shkak të “sigurisë kombëtare dhe faktorëve të tjerë”.
Prodhimet përfshijnë telefona celularë, laptopë, disa lodra, monitorë kompjuterash, këpucë dhe veshmbathje.
Lajmi befasues nga zyra e përfaqësuesit të Tregtisë së Shteteve të Bashkuara ngjallën një rritje prej 5% të aksioneve të kompanisë amerikane Apple.
Njoftimi u bë i ditur disa minuta pasi ministria e Tregtisë e Kinës tha se zëvendës-kryeministri, Liu Ai kishte zhvilluar një telefonatë me zyrtarët e tregtisë amerikane.
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 1 gusht se do të vendosë një tarifë prej 10 për qind në 300 miliardë dollarë të mallrave kineze, duke fajësuar Kinën që nuk i zbatoi premtimet për të blerë më shumë produkte bujqësore amerikane./ Burimi: REL