Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA-ja sanksionon rrjetin rus të tregtarëve të armëve

2023/02/01 at 7:52 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA-ja sanksionon rrjetin rus të tregtarëve të armëve

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj 22 individëve dhe entiteteve nga disa shtete, që sipas Departamentit të Thesarit, janë pjesë e një rrjeti global, të krijuar për t’iu shmangur sanksioneve paraprake ndaj industrisë të mbrojtjes së Rusisë.

Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Thesarin amerikan vendosi sanksione të reja më 1 shkurt ndaj individëve dhe entiteteve, që sipas SHBA-së, mbështesin industrinë ushtarake të Rusisë.

Vendimi i SHBA-së është pjesë e strategjisë kundër shmangies së sanksioneve në mbarë botën, për të zbuluar ndërmjetësit që i japin qasje në të ardhura Rusisë, të cilat më pas ajo i përdor në luftën kundër Ukrainës, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

“Përpjekjet e dëshpëruara të Rusisë për të përdorur të tjerët që të shmangë sanksionet amerikane janë dëshmi se sanksionet ia kanë bërë më të vështirë industrisë ushtarake të Rusisë që të rifurnizojë makinerinë e luftës së [presidentit rus, Vladimir] Putin”, tha nënsekretari amerikan i Thesarit, Wally Adeyemo.

Rrjeti udhëhiqet nga Rusia dhe nga tregtari i armëve, me bazë në Qipro, Igor Zimenkov. Ai në këtë rrjet punon me djalin e tij, Jonatan Zimenkov, me qëllim që të mundësojë shitjen e armëve në shtetet e treta, tha SHBA-ja.

Ky rrjet është i përfshirë në projekte të lidhura me aftësitë e mbrojtjes ruse, përfshirë edhe furnizimet me pajisje të teknologjisë së lartë, që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022, tha Thesari.

Disa anëtarë të këtij rrjeti po ashtu kanë mbështetur entitetet e sanksionuara ruse, Rosoboroneksport dhe korporatën shtetërore Rostec, që Thesari vlerëson se janë pjesë kyçe të industrisë ushtarake të Rusisë.

Igor Zimenkov ka raporte të ngushta me njerëzit e lidhur me Rosoboroneksport dhe po ashtu ka ofruar informacione për personelin e Rostec që gjendet jashtë vendit. Ndërkaq, sipas Thesarit, Jonatan Zimenkov është përfaqësues ligjor i kompanive në këtë rrjet, që janë të babait të tij.

SHBA-ja tha se ata me qëllim janë përfshirë në disa marrëveshje për shitjen e helikopterëve dhe të shërbimeve të sigurisë kibernetike në shtetet e Amerikës Jugore dhe gjithashtu kanë pasur kontakte të drejtpërdrejta me klientët potencialë të Rosoboroneksportit, me qëllim që të mundësojnë shitjen e materialeve ruse të mbrojtjes.

Thesari tha se në rrjetin e goditur me sanksione ka pasur disa kompani që kanë kryer pastrimin e parave. Këto kompani, që janë subjekt i sanksioneve, kanë selinë në Singapor, Qipro, Bullgari, Uzbekistan dhe Izrael. Po ashtu, disa persona të lidhur me këto kompani janë sanksionuar.

Ju sugjerojmë

Mbyllet takimi, Shqipëria humbet përballë Polonisë
Kryesore

Mbyllet takimi, Shqipëria humbet përballë Polonisë

27 Mars, 2023 10:40 pm
Hungaria voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO
Bota

Hungaria voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO

27 Mars, 2023 9:59 pm
VIDEO/ Polonia ndëshkon me golin e parë Shqipërinë
Kryesore

VIDEO/ Polonia ndëshkon me golin e parë Shqipërinë

27 Mars, 2023 9:32 pm
14 maji/ Gjiknuri tregon arsyet pse u mbajtën “primaret” e PS në Vlorë
Politikë

14 maji/ Gjiknuri tregon arsyet pse u mbajtën “primaret” e PS në Vlorë

27 Mars, 2023 9:21 pm
Alibeaj nuk gjeti kandidat për 61 bashki, Godole: E pandershme të mbahet vula, çojini…
Politikë

Alibeaj nuk gjeti kandidat për 61 bashki, Godole: E pandershme të mbahet vula, çojini…

27 Mars, 2023 9:00 pm
Sulmi ndaj Top Channel, do të analizohen profile ADN-je për identifikimin e autorëve
Kronikë

Sulmi ndaj Top Channel, do të analizohen profile ADN-je për identifikimin e autorëve

27 Mars, 2023 8:45 pm
Përfshihet nga zjarri një banesë në Korçë
Kronikë

Përfshihet nga zjarri një banesë në Korçë

27 Mars, 2023 8:34 pm
Gjermania i dorëzon Ukrainës 18 tanke
Bota

Gjermania i dorëzon Ukrainës 18 tanke

27 Mars, 2023 8:08 pm
Sulm me armë në shkollë/ Vriten 6 persona në SHBA, mes tyre 3 fëmijë
Bota

Sulm me armë në shkollë/ Vriten 6 persona në SHBA, mes tyre 3 fëmijë

27 Mars, 2023 7:54 pm
Shqipëri- Poloni/ Formacionet zyrtare, Sylvinho debuton me skemë sulmuese
Sport

Shqipëri- Poloni/ Formacionet zyrtare, Sylvinho debuton me skemë sulmuese

27 Mars, 2023 7:28 pm
Para
5 të rinj bllokohen në Fushë të Zezë, FNSH operacion shpëtimi

5 të rinj bllokohen në Fushë të Zezë, FNSH operacion shpëtimi

Kryeministri britanik: Nuk do të dërgojmë aeroplanë në Ukrainë

Kryeministri britanik: Nuk do të dërgojmë aeroplanë në Ukrainë

Paratë ruse/Berisha: Rama kishte qëllim të merrte peng PD, siç e mori Bashën

Berisha takon drejtuesit e qarqeve: Nëse Rama nuk largohet, qytetarët do e hedhin në Lanë

TE FUNDIT

Mbyllet takimi, Shqipëria humbet përballë Polonisë

Mbyllet takimi, Shqipëria humbet përballë Polonisë
27 Mars, 2023

Kuqezinjtë nuk ja kanë  dalë në ndeshjen e tyre të parë drejt Euro 2024. Ata kanë humbur në Poloni me...

Lexo më shumë

Hungaria voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO

Hungaria voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO
27 Mars, 2023

Parlamenti i Hungarisë ratifikoi të hënën aplikimit për anëtarësim e Finlandës në NATO. Por, ende nuk është votuar edhe për...

Lexo më shumë

VIDEO/ Polonia ndëshkon me golin e parë Shqipërinë

VIDEO/ Polonia ndëshkon me golin e parë Shqipërinë
27 Mars, 2023

Polonia ka shënuat shënuar golin e parë ndaj Shqipërisë. Polakët realizuan me Karol Swiderski në minutën e  41′. Goli erdhi...

Lexo më shumë

14 maji/ Gjiknuri tregon arsyet pse u mbajtën “primaret” e PS në Vlorë

14 maji/ Gjiknuri tregon arsyet pse u mbajtën “primaret” e PS në Vlorë
27 Mars, 2023

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka folur lidhur me arsyet se përse në bashkinë e Vlorës, ndryshe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com