Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA-ja sanksionon rrjetin rus të tregtarëve të armëve

2023/02/01 at 7:52 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA-ja sanksionon rrjetin rus të tregtarëve të armëve

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj 22 individëve dhe entiteteve nga disa shtete, që sipas Departamentit të Thesarit, janë pjesë e një rrjeti global, të krijuar për t’iu shmangur sanksioneve paraprake ndaj industrisë të mbrojtjes së Rusisë.

Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Thesarin amerikan vendosi sanksione të reja më 1 shkurt ndaj individëve dhe entiteteve, që sipas SHBA-së, mbështesin industrinë ushtarake të Rusisë.

Vendimi i SHBA-së është pjesë e strategjisë kundër shmangies së sanksioneve në mbarë botën, për të zbuluar ndërmjetësit që i japin qasje në të ardhura Rusisë, të cilat më pas ajo i përdor në luftën kundër Ukrainës, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

“Përpjekjet e dëshpëruara të Rusisë për të përdorur të tjerët që të shmangë sanksionet amerikane janë dëshmi se sanksionet ia kanë bërë më të vështirë industrisë ushtarake të Rusisë që të rifurnizojë makinerinë e luftës së [presidentit rus, Vladimir] Putin”, tha nënsekretari amerikan i Thesarit, Wally Adeyemo.

Rrjeti udhëhiqet nga Rusia dhe nga tregtari i armëve, me bazë në Qipro, Igor Zimenkov. Ai në këtë rrjet punon me djalin e tij, Jonatan Zimenkov, me qëllim që të mundësojë shitjen e armëve në shtetet e treta, tha SHBA-ja.

Ky rrjet është i përfshirë në projekte të lidhura me aftësitë e mbrojtjes ruse, përfshirë edhe furnizimet me pajisje të teknologjisë së lartë, që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022, tha Thesari.

Disa anëtarë të këtij rrjeti po ashtu kanë mbështetur entitetet e sanksionuara ruse, Rosoboroneksport dhe korporatën shtetërore Rostec, që Thesari vlerëson se janë pjesë kyçe të industrisë ushtarake të Rusisë.

Igor Zimenkov ka raporte të ngushta me njerëzit e lidhur me Rosoboroneksport dhe po ashtu ka ofruar informacione për personelin e Rostec që gjendet jashtë vendit. Ndërkaq, sipas Thesarit, Jonatan Zimenkov është përfaqësues ligjor i kompanive në këtë rrjet, që janë të babait të tij.

SHBA-ja tha se ata me qëllim janë përfshirë në disa marrëveshje për shitjen e helikopterëve dhe të shërbimeve të sigurisë kibernetike në shtetet e Amerikës Jugore dhe gjithashtu kanë pasur kontakte të drejtpërdrejta me klientët potencialë të Rosoboroneksportit, me qëllim që të mundësojnë shitjen e materialeve ruse të mbrojtjes.

Thesari tha se në rrjetin e goditur me sanksione ka pasur disa kompani që kanë kryer pastrimin e parave. Këto kompani, që janë subjekt i sanksioneve, kanë selinë në Singapor, Qipro, Bullgari, Uzbekistan dhe Izrael. Po ashtu, disa persona të lidhur me këto kompani janë sanksionuar.

Ju sugjerojmë

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dyzet dështime për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

1 Korrik, 2025 11:39 am
Spiropali: Kadare s’ka nevojë për lavdërime, ai mbetet vetë lavdia
Aktualitet

Spiropali: Kadare s’ka nevojë për lavdërime, ai mbetet vetë lavdia

1 Korrik, 2025 11:33 am
Shtyhet sërish seanca në Apel për Vangjush Dakon
Aktualitet

Shtyhet sërish seanca në Apel për Vangjush Dakon

1 Korrik, 2025 11:27 am
Goditet grupi kriminal i të moshuarve/Transportonte municione nga Shqipëria në Greqi
Aktualitet

Goditet grupi kriminal i të moshuarve/Transportonte municione nga Shqipëria në Greqi

1 Korrik, 2025 11:15 am
Turqia Perëndimore në alarm nga zjarret/ Evakuime masive të banorëve
Bota

Turqia Perëndimore në alarm nga zjarret/ Evakuime masive të banorëve

1 Korrik, 2025 11:06 am
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
Aktualitet

Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 24 vatra zjarri

1 Korrik, 2025 11:04 am
Kurti: Me rëndësi të jem në Shkup, sidomos tani që kemi pika të përbashkëta
Rajoni

Kurti: Me rëndësi të jem në Shkup, sidomos tani që kemi pika të përbashkëta

1 Korrik, 2025 10:54 am
Po ecim siç duhet drejt BE/ Rama: Më afër realizimit të aspiratës shumë shekullore!
Aktualitet

Po ecim siç duhet drejt BE/ Rama: Më afër realizimit të aspiratës shumë shekullore!

1 Korrik, 2025 10:51 am
Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?
Rajoni

Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?

1 Korrik, 2025 10:41 am
Telefoni i Laert Haxhiut në laboratorin e SPAK, çfarë shpresojnë të gjejnë hetuesit
Aktualitet

Telefoni i Laert Haxhiut në laboratorin e SPAK, çfarë shpresojnë të gjejnë hetuesit

1 Korrik, 2025 10:37 am
Para
5 të rinj bllokohen në Fushë të Zezë, FNSH operacion shpëtimi

5 të rinj bllokohen në Fushë të Zezë, FNSH operacion shpëtimi

Kryeministri britanik: Nuk do të dërgojmë aeroplanë në Ukrainë

Kryeministri britanik: Nuk do të dërgojmë aeroplanë në Ukrainë

Paratë ruse/Berisha: Rama kishte qëllim të merrte peng PD, siç e mori Bashën

Berisha takon drejtuesit e qarqeve: Nëse Rama nuk largohet, qytetarët do e hedhin në Lanë

TE FUNDIT

Dyzet dështime për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
1 Korrik, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të 40-tën herë me radhë, të martën, që ta konstituojnë përbërjen parlamentare,...

Lexo më shumë

Spiropali: Kadare s’ka nevojë për lavdërime, ai mbetet vetë lavdia

Spiropali: Kadare s’ka nevojë për lavdërime, ai mbetet vetë lavdia
1 Korrik, 2025

Elisa Spiropali, kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, përkujtoi me fjalë të mëdha figurën e Ismail Kadaresë, duke theksuar se shkrimtari...

Lexo më shumë

Shtyhet sërish seanca në Apel për Vangjush Dakon

Shtyhet sërish seanca në Apel për Vangjush Dakon
1 Korrik, 2025

Shtyhet për të disatën herë seanca në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Sipas tvklan, ky...

Lexo më shumë

Goditet grupi kriminal i të moshuarve/Transportonte municione nga Shqipëria në Greqi

Goditet grupi kriminal i të moshuarve/Transportonte municione nga Shqipëria në Greqi
1 Korrik, 2025

Është goditur nga autoritetet greke një grup kriminal, i cili transportonte armë dhe municione nga Shqipëria drejt Greqisë. Raportohet se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com