Rajoni

SHBA-ja sanksionon kryeministrin e Federatës së Bosnjë e Hercegovinës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:15 - 03/10/22 |
Opi Nion

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sanksionuar kryeministrin e Federatës të Bosnjë e Hercegovinës, Fadil Novalliç, dhe Sllobodan Stanoviç, biznesmen i lidhur me liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik.

Më 3 tetor, Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja të Departamentit amerikan të Thesarit, tha se këta dy persona janë sanksionuar për shkak të minimit të institucioneve demokratike “për përfitime personale dhe për të shpërblyer rrjetet e tyre të patronazhit”.

“Ne do të vazhdojmë të shënjestrojnë personat që destabilizojnë rajonin, por edhe mbështetësit e tyre, duke i mbajtur përgjegjës”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare, Brian E.Nelson.

Sipas njoftimit të Departamentit amerikan të Thesarit, kryeministri Fadil Novalliç, ka keqpërdorur të dhënat e pensionistëve për përfitimin e partisë së tij, duke shkelur ligjet e Bosnjë e Hercegovinës.

“Një javë para mbajtjes së zgjedhjeve më 2018, Novalliç përdori të dhënat e pensionistëve, që i kishte marrë përmes pozitës së tij zyrtare, dhe u dërgoi letra me një listë të arritjeve të tij duke premtuar rritje të pensioneve. Ky veprim shkel ligjet e Bosnjë e Hercegovinës dhe reflekton mbi veprimet e tij të përsitura për të përdorur pozitën politike për përfitime personale apo të partisë së tij, duke minuar proceset demokratike apo institucionet e Bosnjë e Hercegovinës”, tha SHBA-ja.

Slobodan Stankoviç është një nga individët më të pasur në Bosnjë-Hercegovinë, është pronari për një kohë të gjatë i Integral Inzenjering AD Laktasi (Integral).

Sipas SHBA Stankoviç ka qenë i lidhur me korrupsionin në sektorin e ndërtimit.

Stankoviç është gjithashtu një ish-pronar i Alternativna Televizija doo Banja Luka (ATV), i caktuar nga SHBA, një media nën kontrollin personal të anëtarit të emëruar nga SHBA dhe të korruptuar të Presidencës së BiH, Milorad Dodik (Dodik).

Ndaj Stankoviç janë vendosur sanksione pasi ka ndihmuar materialisht, sponsorizuar ose ofruar mbështetje financiare, materiale ose teknologjike, ose mallra ose shërbime për ose në mbështetje të Dodik.

Uashingtoni tha se të gjitha pronat e personave të sanksionuar më 3 tetor do të bllokohen dhe po ashtu do të ndalohet bërja e biznesit me ta nga individët në SHBA.

Pas