Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA-ja sanksionon kompanitë kineze të dronëve

2024/10/17 at 7:22 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA-ja sanksionon kompanitë kineze të dronëve

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj dy kompanive kineze dhe një kompanie ruse për përfshirjen në prodhimin dhe dërgimin e dronëve që Rusia i përdor në luftën e saj kundër Ukrainës.

Dy kompanitë kineze që u sanksionuan nga Departamenti amerikan i Thesarit janë Xiamen Limbach Aircraft Engine Company dhe Redlepus Vector Industry Shenzhen.

Xiamen Limbach Aircraft Engine Company prodhon motorin për dronët me rreze të gjatë veprimi, Garpiya të Rusisë, tha Thesari amerikan. Redlepus Vector Industry Shenzhen është i përfshirë në dërgimin e dronëve sulmues, u tha në deklaratën e Thesarit.

Një shtetas rus dhe një kompani ruse e lidhur me dy kompanitë kineze po ashtu janë pjesë e sanksioneve të bëra publike më 17 tetor. I sanksionuari është identifikuar si Artem Yamshchikov, drejtor i përgjithshëm dhe pronar i TSK Vektor, që shërben si kompani ndërmjetëse për një kompani tjetër ruse dhe furnizuesit me bazë në Kinë, që më herët ishin sanksionuar për shkak të projektit të Rusisë për dronët Garpiya.

Departamenti amerikan i Thesarit tha se sanksionet e reja janë sanksionet e para që SHBA-ja ka vendosur kundër entiteteve kineze për prodhimin e sistemeve të armëve në bashkëpunim me kompani ruse. Sanksionet paraprake kishin shënjestruar entitetet kineze që ofronin komponentë kritikë për industrinë ushtarake të Rusisë.

“Rusia gjithnjë e më shumë po varet nga ekspertiza e profesionistëve të huaj dhe nga importi i teknologjive të sofistikuara për të mbajtur programin e saj të armëve dhe për të shtyrë përpara fushatën e saj ushtarake kundër Ukrainës”, tha ushtruesi i detyrës së nënsekretarit të Thesarit për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare, Bradley T. Smith.

Droni Garpiya përdoret nga Rusia në luftën kundër Ukrainës dhe ky lloj droni ka shkatërruar infrastrukturë kritike dhe ka shkaktuar viktima të shumta, tha Thesari.

Droni është dizajnuar dhe zhvilluar nga ekspertët në Kinë dhe prodhohet në fabrikat në Kinë, në bashkëpunim me kompanitë ruse të mbrojtjes, para se të transferohet në Rusi për t’u përdorur kundër Ukrainës, sipas Departamentit amerikan të Thesarit.

Sanksionet po ashtu përfshijnë ngrirjen e aseteve që kanë individët dhe kompanitë në juridiksionin amerikan./ REL

Ju sugjerojmë

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Arrestohet 37-vjeçari në Lushnjë/Policia: U vetëplagos me armë zjarri,por në spital…

13 Maj, 2025 11:13 am
Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë, raportohet për dëme materiale
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë, raportohet për dëme materiale

13 Maj, 2025 11:11 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Kryesore

Kosovë, dështon për herë të 15 konstituimi i Kuvendit

13 Maj, 2025 10:58 am
Qarku i Lezhës bëhet blu, nis numërimi i votave për kandidatët në Mirditë
Aktualitet

Qarku i Lezhës bëhet blu, nis numërimi i votave për kandidatët në Mirditë

13 Maj, 2025 10:56 am
Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit
Aktualitet

Përfundon numërimi i votave në Korçë, kryeson Partia Socialiste

13 Maj, 2025 10:49 am
Erdogan përshëndet shpërbërjen e PKK-së kurde si hap drejt “paqes dhe vëllazërisë”
Bota

Erdogan përshëndet shpërbërjen e PKK-së kurde si hap drejt “paqes dhe vëllazërisë”

13 Maj, 2025 10:33 am
Nis numërimi i votave për kandidatët në Berat
Aktualitet

Nis numërimi i votave për kandidatët në Berat

13 Maj, 2025 10:29 am
Vijon numërimi/ Kush janë kandidatët më të votuar në njësinë 10 dhe Vorë
Kryesore

Rinis procesi i numërimit të votave të diasporës/ Numërohen mbi 38 mijë zarfe

13 Maj, 2025 10:19 am
Aksidenti me pasojë vdekjen e një turisteje, arrestohet shoferi i automjetit
Aktualitet

Aksidenti me pasojë vdekjen e një turisteje, arrestohet shoferi i automjetit

13 Maj, 2025 10:18 am
Ja cilat janë 13 shkeljet gjatë zgjedhjeve që mund t’ju çojnë në dyert e SPAK
Aktualitet

Premtonin para për të votuar për PSD/Në pranga një shtetas, në kërkim një tjetër

13 Maj, 2025 10:06 am
Para
Shpëtohen tre peshkatarët në Gjirin e Gramës, mjeti lundrues pësoi defekt gjatë lundrimit

Shpëtohen tre peshkatarët në Gjirin e Gramës, mjeti lundrues pësoi defekt gjatë lundrimit

VOA: Çështja e Kosovës dhe politika e jashtme, faktorë për votën e shqiptaro-amerikanëve në Miçigan

VOA: Çështja e Kosovës dhe politika e jashtme, faktorë për votën e shqiptaro-amerikanëve në Miçigan

SHBA: Infrastruktura e zgjedhjeve presidenciale është e sigurt

Presidencialet në SHBA! Cilat janë mënyrat e votimit në zgjedhje?

TE FUNDIT

Arrestohet 37-vjeçari në Lushnjë/Policia: U vetëplagos me armë zjarri,por në spital…

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
13 Maj, 2025

Policia ka vënë në pranga një 37-vjeçar, i cili u paraqit me plagë në trup në spitalin e Lushnjës. Ai...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë, raportohet për dëme materiale

Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë, raportohet për dëme materiale
13 Maj, 2025

Është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm një banesë në fshatin Rrile të Lezhës. Sipas informacioneve dyshohet se shkak i...

Lexo më shumë

Kosovë, dështon për herë të 15 konstituimi i Kuvendit

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
13 Maj, 2025

Ka dështuar për herë të 15 seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Siç raportojnë mediat në Kosovë, të martën...

Lexo më shumë

Qarku i Lezhës bëhet blu, nis numërimi i votave për kandidatët në Mirditë

Qarku i Lezhës bëhet blu, nis numërimi i votave për kandidatët në Mirditë
13 Maj, 2025

Qarku i Lezhës ka votuar në favor të Partisë Demokratike, duke e kthyer hartën e tyre në ngjyrë blu për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com