Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA-ja i ofron ndihmë të re Ukrainës

2025/01/09 at 5:18 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA-ja i ofron ndihmë të re Ukrainës

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin mblodhi sot homologët e tij botërorë, pjesë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, për një takim të fundit të këtij grupi nën patronazhin e tij. Në takimin e Grupit të Kontaktit po merr pjesë edhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili i bëri thirrje administratës së ardhshme amerikane që të mos e braktisë Ukrainën. Gjatë kësaj vizite në bazën ushtarake amerikane Ramstein në Gjermani, administrata e Presidentit Biden njoftoi për paketën e fundit të ndihmës ushtarake për Kievin në vlerë prej 500 milionë dollarësh.


Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin ndodhet në bazën ajrore amerikane Ramstein në Gjermani për një takim të fundit të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, një grup që ai e filloi në këtë bazë ushtarake për të bashkërenduar ndihmën ndërkombëtare ushtarake për ukrainasit vetëm disa javë pas sulmit të Rusisë.

“Nëse Putini gllabëron Ukrainën, oreksi i tij vetëm sa do të shtohet”, deklaroi Sekretari Austin. “Nëse autokratët arrijnë në përfundimin se demokracitë do ta humbasin durimin, që do të heqin dorë nga interesat e tyre dhe t’i harrojnë parimet, do të shohim uzurpim më të shpeshtë të territoreve. Nëse tiranët e kuptojnë që agresioni shpërblehet, kjo do të sjellë më shumë agresion, kaos dhe luftë”.

Presidenti ukrainas Zelensky i bën thirrje administratës së re amerikane të mos ndalë ndihmën për Ukrainën.

“Kemi bërë aq shumë dhe sinqerisht do të ishte çmenduri të dorëzohemi tani dhe të mos vazhdojmë t’i ndërtojmë koalicionet e mbrojtjes që kemi krijuar,” deklaroi zoti Zelensky. “Pavarësisht se çfarë po ndodh në botë, të gjithë duan të ndihen të sigurt që shteti i tyre thjesht do të shuhet nga harta”.

Gjatë takimit, sekretari Austin njoftoi se Shtetet e Bashkuara do t’i japin Kievit pajisje ushtarake nga rezervat amerikane në vlerë prej 500 milionë dollarësh, që njëkohësisht është edhe paketa e fundit e ndihmës nga Presidenti Biden, i cili e përfundon mandatin e tij në fund të këtij muaji. Ndihma përfshin raketa për aeroplanët ushtarakë, pajisje për mirëmbajtjen e aeroplanëve F-16 si dhe municion dhe armë të vogla.

Aktualisht kanë mbetur edhe 3.8 miliardë ndihmë për Ukrainën, që është miratuar nga Kongresi në prill të vitit të kaluar, por në Pentagon thonë se kjo ndihmë nuk mund t’i dërgohet ende Ukrainës ngaqë nevojiten fonde shtesë nga Kongresi për të plotësuar rezervat amerikane paraprakisht.

Ndërkohë që ukrainasit po luftojnë për mbijetesë, kauza e përkrahjes së tyre është e rrethuar me pasiguri.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump, i cili merr detyrën më 20 janar, nuk ka bërë të qartë nëse Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta udhëheqin këtë grup.

Zyrtarët aktualë të administratës dhe analistët ushtarakë thonë se një vendim për të mos vazhduar këtë përpjekje do të ketë pasoja katastrofike për Kievin.

“Po që se Shtetet e Bashkuara kufizojnë dukshëm apo i japin fund përkrahjes për Ukrainën, Ukraina do të përballet me një fatkeqësi të madhe dhe Presidenti i zgjedhur Trump do të ishte përgjegjës për këtë. Pikë. Prandaj jam i sigurt që Presidenti i zgjedhur Trump nuk do ta dëshironte këtë gjë si pjesë të trashëgimisë së tij”, thotë analisti Bradley Bowman nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive.

Ndërkohë që analistët e vlerësojnë Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës si pikën më të lartë të trashëgimisë së Sekretarit Austin, vonesat e shkaktuara nga Kongresi dhe debatet përbrenda administratës së Presidentit Biden se me çfarë armësh duhet dhënë Kievit, kanë penguar betejën e Ukrainës.

“Fatkeqësisht shumë shpesh e kemi parë një dinamikë ku kishte hamendje, kur Ukraina ka kërkuar diçka dhe administrata ka thënë jo, pastaj ndoshta dhe në fund po. Dhe pastaj gjatë kësaj periudhe kohore, kemi parë Rusinë që ka avancuar, ukrainasit që po vdesin dhe vonesat që kushtojnë”, deklaroi analisti Bowman.

Që nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës në vitin 2022, Grupi i Kontaktit, i përbërë nga 50 shtete, i ka ofruar Kievit mbi 126 miliardë dollarë ndihmë në formë armësh, stërvitjesh dhe pajisjesh./VOA



Ju sugjerojmë

Akropoli mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit
Bota

Akropoli mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit

8 Korrik, 2025 2:38 pm
Pronarja e shtëpizave në Theth: Na thonë bëni turizëm, e s’na lënë të punojmë
Aktualitet

Pronarja e shtëpizave në Theth: Na thonë bëni turizëm, e s’na lënë të punojmë

8 Korrik, 2025 2:21 pm
Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

8 Korrik, 2025 2:08 pm
Hyri në e-Albania me të dhënat e të afërmes dhe mori kredi, nën hetim 32-vjeçarja
Aktualitet

Hyri në e-Albania me të dhënat e të afërmes dhe mori kredi, nën hetim 32-vjeçarja

8 Korrik, 2025 1:57 pm
Ministri Hoxha dhe Vengu zbresin në landfillin e Elbasanit: Situata e normalizuar
Aktualitet

Ministri Hoxha dhe Vengu zbresin në landfillin e Elbasanit: Situata e normalizuar

8 Korrik, 2025 1:49 pm
(VIDEO)Dogji me lëndë djegëse makinën e fqinjit/ Pranga 60 vjeçarit në Tiranë
Aktualitet

(VIDEO)Dogji me lëndë djegëse makinën e fqinjit/ Pranga 60 vjeçarit në Tiranë

8 Korrik, 2025 1:42 pm
U lirua me kusht, Berisha: Salianji do të vijojë të ketë rol aktiv në PD!
Aktualitet

U lirua me kusht, Berisha: Salianji do të vijojë të ketë rol aktiv në PD!

8 Korrik, 2025 1:25 pm
Denoncimi i Berishës: Metës po i bëhet terror psikologjik në burg. S’i kanë lejuar..
Aktualitet

Denoncimi i Berishës: Metës po i bëhet terror psikologjik në burg. S’i kanë lejuar..

8 Korrik, 2025 1:16 pm
Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë
Aktualitet

Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë

8 Korrik, 2025 1:08 pm
Lirimi i Salianjit/Berisha:Dënim politik,vuajti 9 muaj në burg jashtë çdo lloj ligji
Aktualitet

Lirimi i Salianjit/Berisha:Dënim politik,vuajti 9 muaj në burg jashtë çdo lloj ligji

8 Korrik, 2025 12:50 pm
Para
Groenlanda – ishulli i pasur që Trump dëshiron t’ia marrë Danimarkës

Groenlanda - ishulli i pasur që Trump dëshiron t’ia marrë Danimarkës

Marsida Xhaferllari dorëhiqet nga trupa gjykuese për Berishën dhe dhëndrin e tij

Marsida Xhaferllari dorëhiqet nga trupa gjykuese për Berishën dhe dhëndrin e tij

Zjarret në Los Anxhelos, shkatërrime me përmasa historike

Zjarret në Los Anxhelos, shkatërrime me përmasa historike
















TE FUNDIT

Akropoli mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit

Akropoli mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit
8 Korrik, 2025

Akropoli do të qëndrojë i mbyllur të martën, për shkak të temperaturave shumë të larta që kanë përfshirë Greqinë. Ministria...

Lexo më shumë

Pronarja e shtëpizave në Theth: Na thonë bëni turizëm, e s’na lënë të punojmë

Pronarja e shtëpizave në Theth: Na thonë bëni turizëm, e s’na lënë të punojmë
8 Korrik, 2025

Qeveria i është “vërshuar” subjekteve private në vend, për të liruar hapësirat publike, pas zaptimeve jo të drejta. E njëjta...

Lexo më shumë

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
8 Korrik, 2025

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se...

Lexo më shumë

Hyri në e-Albania me të dhënat e të afërmes dhe mori kredi, nën hetim 32-vjeçarja

Hyri në e-Albania me të dhënat e të afërmes dhe mori kredi, nën hetim 32-vjeçarja
8 Korrik, 2025

Një 32-vjeçare nga Tirana është marrë nën hetim nga Policia e Tiranës, pasi është denoncuar në polici nga një 25-vjeçare,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com