Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA-ja dhe Ukraina zhvillojnë bisedime “frytdhënëse”  

2025/03/24 at 9:17 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
SHBA-ja dhe Ukraina zhvillojnë bisedime “frytdhënëse”  

Zyrtarët amerikanë dhe ukrainas i përmbyllën bisedimet e tyre në Arabinë Saudite të dielën, një ditë para se negociatorët amerikanë të takohen të hënën me përfaqësuesit e Rusisë në përpjekje për ta arritur një marrëveshje për armëpushim në luftën në Ukrainë.  


Ekipi i Uashingtonit nuk ka komentuar ende bisedimet me përfaqësuesit e Kievit, por ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, tha se bisedimet ishin “konstruktive dhe kuptimplota”.  

“Diskutimet ishin frytdhënëse dhe të përqendruara. Adresuam çështje kyçë, përfshirë energjinë”, shkroi Umerov në Facebook.  

“Qëllimi i presidentit Volodymyr Zelensky është ta sigurojë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për vendin dhe popullin tonë dhe për gjithë Evropën. Ne po punojmë për ta arritur këtë synim”, shtoi ai.  

Bisedimet në Riad shënuan një moment historik në përpjekjet e udhëhequra nga SHBA-ja për ta arritur një armëpushim në luftën në Ukrainë. Më parë, ka pasur ndërprerje prej një ose më shumë ditësh midis rundeve të ndryshme të bisedimeve dypalëshe. Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen sot në qytetin saudit. Mediat shtetërore ruse raportuan se delegacioni i Moskës mbërriti mbrëmjen e së dielës.  

New York Times dhe Reuters, duke cituar burime, raportuan se një takim tjetër midis përfaqësuesve amerikanë dhe ukrainas mund të zhvillohet pas bisedimeve SHBA-Rusi për të diskutuar marrëveshje të mundshme.  

Megjithatë, edhe pse negociatorët rusë dhe ukrainas do të jenë në të njëjtin vend teksa zhvillojnë bisedime me delegacionin amerikan, pak njerëz presin ndonjë përparim të madh.  

Zelensky, duke folur derisa bisedimet po zhvilloheshin, tha se “ekipi ynë po punon në një mënyrë plotësisht konstruktive”.  

“Biseda është mjaft e dobishme, puna e delegacioneve po vazhdon”, shtoi ai.  

“Por, pavarësisht se çfarë u themi sot partnerëve tanë, ne duhet ta bëjmë presidentin rus Vladimir Putin të japë urdhër të vërtetë për t’i ndaluar sulmet. Kushdo që e solli këtë luftë, duhet ta ndalojë atë”, nënvizoi Zelensky.  

Megjithatë, zyrtarët amerikanë kanë shprehur optimizëm para takimeve në Arabinë Saudite.  

“Mendoj se të hënën do të shihni një përparim të vërtetë në Arabinë Saudite”, tha për Fox News i dërguari amerikan, Steve Witkoff, më 22 Mars.  

Kievi dhe Moska kanë qenë më të përmbajtur në pikëpamjet e tyre.  

Në Rusi, ku Radio Evropa e Lirë është shpallur organizatë e padëshirueshme dhe është praktikisht e ndaluar, ishte zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ai që shoi çdo shpresë për një marrëveshje të shpejtë.  

“Nuk duhet të kemi pritshmëri të larta. Një punë shumë serioze dhe e madhe na pret. Do të duhet të futemi në hollësi”, tha ai në një intervistë për televizionin shtetëror të dielën.  

“Jemi vetëm në fillim të kësaj rruge”, shtoi ai.  

Diplomatët rusë dhe ukrainas nuk planifikohet të takohen drejtpërdrejt. Në vend të kësaj, ata pritet të takohen veçmas me ekipin amerikan, në atë që një zyrtar amerikan e përshkroi si “diplomaci me ndërmjetësim”.  

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka qenë deri më tani më i vendosuri në favor të negociatave. Por, shpresat e tij për përparim të shpejtë kanë hasur në pengesa të vazhdueshme.  

Së pari, një plan i rënë dakord me Ukrainën për një armëpushim të përgjithshëm 30-ditor u bllokua nga Putin. Pas një telefonate me Putinin, Trump tha se ata ishin pajtuar për një ndërprerje të sulmeve ndaj infrastrukturës.  

Por, Kremlini e ngushtoi edhe më tej këtë fokus, duke thënë se marrëveshja lidhej vetëm me infrastrukturën energjetike, të cilën forcat e tij e sulmuan gjithsesi. Ukraina shpreson ta qartësojë këtë çështje në Xhedah, duke sjellë një listë të asaj që Rusia duhet të pranojë të mos e shënjestrojë.  

Mjegull e ngjashme ishte edhe pas bisedimeve mes Trumpit dhe Zelenskyt. Derisa zyrtarët amerikanë flisnin për një plan të ri për pronësinë amerikane të centraleve bërthamore ukrainase, si një formë e garancive të sigurisë për Ukrainën, Zelensky e bëri të qartë se këto centrale janë pronë shtetërore që u përkisnin të gjithë ukrainasve.  

Ndërkohë, u tha përsëri se një marrëveshje dypalëshe për mineralet e rralla të Ukrainës është pothuajse gati. Por, ende nuk ka qartësi se kur do të nënshkruhet dokumenti, i cili siç duket, përmban më shumë aspirata sesa hollësi konkrete.  

Në bisedimet e reja në Arabinë Saudite pritet të shtjellohet edhe një temë tjetër. Witkoff, i dërguari amerikan, tha se do të ketë përparim në “një armëpushim në Detin e Zi, për anijet midis të dyja vendeve. Dhe nga aty, do të kalojmë natyrshëm në një armëpushim të plotë”.  

Witkoff gjithashtu tha se është i bindur se Putini dëshiron paqen, diçka që Ukraina dhe vendet evropiane nuk e besojnë./REL 



Ju sugjerojmë

Qeveria “Rama 4” betohet të premten para Bajram Begajt
Kryesore

Qeveria “Rama 4” betohet të premten para Bajram Begajt

18 Shtator, 2025 5:21 pm
Izraeli vazhdon ofensivën në Gaza, mbi 83 viktima në orët e fundit
Bota

Izraeli vazhdon ofensivën në Gaza, mbi 83 viktima në orët e fundit

18 Shtator, 2025 4:43 pm
Trump mbështet planin e Tony Blair për paqen në Gaza
Bota

Trump mbështet planin e Tony Blair për paqen në Gaza

18 Shtator, 2025 4:35 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

16-vjeçarja viktimë e abuzimit nga i dashuri, njerku i saj dhe efektivi i policisë

18 Shtator, 2025 3:43 pm
Racizmi arrin nivel rekord në Zvicër, por fondet zvogëlohen
Bota

Racizmi arrin nivel rekord në Zvicër, por fondet zvogëlohen

18 Shtator, 2025 2:56 pm
PD kërkon shkarkim të Peleshit dhe përsëritje të seancës
Kryesore

PD kërkon shkarkim të Peleshit dhe përsëritje të seancës

18 Shtator, 2025 2:09 pm
Trump kurorëzohet “mbret” i botës, banket dhe dolli për përjetësinë SHBA-Britani
Bota

Trump kurorëzohet “mbret” i botës, banket dhe dolli për përjetësinë SHBA-Britani

18 Shtator, 2025 1:15 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Polici dyshohet për marrëdhënie intime me një të mitur, shantazhohet nga…

18 Shtator, 2025 12:12 pm
Berisha mbledh grupin e PD: Rama ekzekutoi parlamentarizmin
Kryesore

Berisha mbledh grupin e PD: Rama ekzekutoi parlamentarizmin

18 Shtator, 2025 11:44 am
Votohet mes tensioneve programi i qeverisë, seanca zgjati 25 minuta
Kryesore

Votohet mes tensioneve programi i qeverisë, seanca zgjati 25 minuta

18 Shtator, 2025 10:42 am
Para
Emri/ Do shiste armë zjarri, pranga 24-vjeçarit në Tiranë, e pëson dhe një tjetër 

Emri/ Do shiste armë zjarri, pranga 24-vjeçarit në Tiranë, e pëson dhe një tjetër 

Emri/ Panik në Vaun e Dejës, burri qëllon me armë gruan, e godet edhe me xham në qafë 

Emri/ Panik në Vaun e Dejës, burri qëllon me armë gruan, e godet edhe me xham në qafë 

Emri/ Tragjedi në Itali, 31-vjeçari shqiptar humb jetën duke punuar 

Emri/ Tragjedi në Itali, 31-vjeçari shqiptar humb jetën duke punuar 
















TE FUNDIT

Qeveria “Rama 4” betohet të premten para Bajram Begajt

Qeveria “Rama 4” betohet të premten para Bajram Begajt
18 Shtator, 2025

Qeveria “Rama 4” do të bëjë betimin të premten në Presidencë, para kreut të shtetit, Bajram Begaj. Betimi i kabinetit...

Lexo më shumë

Izraeli vazhdon ofensivën në Gaza, mbi 83 viktima në orët e fundit

Izraeli vazhdon ofensivën në Gaza, mbi 83 viktima në orët e fundit
18 Shtator, 2025

Izraeli zhvilloi një valë të re sulmesh mbi Gaza, teksa vazhdon ofensivën tokësore. Sipas raportimeve janë bombarduar zonat afër disa...

Lexo më shumë

Trump mbështet planin e Tony Blair për paqen në Gaza

Trump mbështet planin e Tony Blair për paqen në Gaza
18 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbështetur planin e Tony Blair për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Trump i ka...

Lexo më shumë

16-vjeçarja viktimë e abuzimit nga i dashuri, njerku i saj dhe efektivi i policisë

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
18 Shtator, 2025

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me rastin e efektivit të policisë në Këlcyrë, i cili dyshohet se kishte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com