Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA-ja dhe Irani zhvillojnë rundin e tretë të bisedimeve në Oman

2025/04/27 at 2:30 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA-ja dhe Irani zhvillojnë rundin e tretë të bisedimeve në Oman

Irani dhe Shtetet e Bashkuara u takuan në Oman më 26 prill për rundin e tretë të bisedimeve mbi programin bërthamor të Teheranit, i cili po rritet me shpejtësi.

Rundi i katërt është i caktuar për më 3 maj, ndërsa vendi se ku do të mbahet nuk dihet ende.

Bisedimet zgjatën disa orë në Muskat, thanë ndërmjetësuesit omanë për seancat indirekte mes ministrit të Jashtëm të Iranit, Abbas Araqchi, dhe Steve Witkoff, të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme.

“Bisedimet u zhvilluan shumë seriozisht dhe profesionalisht. Kemi optimizëm të kujdesshëm”, tha Araqchi pa dhënë hollësi të tjera.

Ministri i Jashtëm i Omanit, Badr al-Busaidi, i cili ka ndërmjetësuar dy rundet e mëparshme të bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Muskat dhe Romë, ofroi vlerësim pozitiv në fund të bisedimeve.

Irani dhe Shtetet e Bashkuara “identifikuan një aspiratë të përbashkët për ta arritur një marrëveshje bazuar në respekt të ndërsjellë dhe përkushtim të qëndrueshëm”, postoi Busaidi në X pas përfundimit të bisedimeve në Oman.

“Parimet themelore, synimet dhe shqetësimet teknike u adresuan. Bisedimet do të vazhdojnë javën e ardhshme me një takim tjetër të nivelit të lartë të parashikuar për 3 maj”, shtoi ai.

Qëllimi i bisedimeve është të arrihet kufizimi i programit bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së disa sanksioneve të rënda ekonomike që Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur ndaj Teheranit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar vazhdimisht se do të kryejë sulme ajrore ndaj programit bërthamor të Iranit, nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Zyrtarët iranianë paralajmërojnë vazhdimisht se mund ta zhvillojnë ndonjë armë bërthamore nga stoku i uraniumit të pasuruar deri në nivele të afërta me ato të armëve.

Ju sugjerojmë

Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën
Bota

Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën

9 Qershor, 2025 4:57 pm
Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!
Kryesore

Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!

9 Qershor, 2025 4:47 pm
“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë
Kryesore

“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë

9 Qershor, 2025 4:47 pm
40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord
Sport

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord

9 Qershor, 2025 4:23 pm
ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion
Aktualitet

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion

9 Qershor, 2025 4:21 pm
Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi
Bota

Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi

9 Qershor, 2025 4:20 pm
Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Aktualitet

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 4:14 pm
Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona
Aktualitet

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona

9 Qershor, 2025 3:56 pm
Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg
Aktualitet

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg

9 Qershor, 2025 3:39 pm
SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të
Aktualitet

Zgjaten me 6 muaj hetimet për Ilir Metën

9 Qershor, 2025 3:35 pm
Para
Balluku: Më 8 maj, testi i parë i uljes së avionit në pistën e aeroportit të Vlorës

Balluku: Më 8 maj, testi i parë i uljes së avionit në pistën e aeroportit të Vlorës

Afrim Gashi: Nuk ka nevojë për panik apo zgjedhje të parakohshme parlamentare

Afrim Gashi: Nuk ka nevojë për panik apo zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kontrata e lobimit të PD në SHBA, SPAK nis verifikimet

Kontrata e lobimit të PD në SHBA, SPAK nis verifikimet

TE FUNDIT

Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën

Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën
9 Qershor, 2025

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se këmbimi i të burgosurve të luftës – për të cilin u pajtua me Ukrainën...

Lexo më shumë

Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!

Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!
9 Qershor, 2025

Mbrëmjen e nesërme, Kombëtarja Shqiptare do të zbres sërish në fushën e blertë ku do të përballet me Letoninë, ndeshje...

Lexo më shumë

“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë

“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë
9 Qershor, 2025

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Letoninë në transfertë. Tekniku kuqezi...

Lexo më shumë

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord
9 Qershor, 2025

Përveç suksesit të Portugalisë, Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë. Edhe pse 40 vjeç, portugezi mbetet vendimtar për kombëtaren e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com