Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA: Irani po përgatitet për një sulm ndaj Izraelit

2024/10/01 at 4:52 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA: Irani po përgatitet për një sulm ndaj Izraelit

Irani po përgatitet të nisë “së shpejti” një sulm me raketa balistike ndaj Izraelit, sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane. Zyrtari gjithashtu paralajmëroi për “pasoja të rënda” nëse sulmi ndodh. Njoftimi u bë i ditur pasi ushtria izraelite filloi, siç tha, një operacion të kufizuar tokësor kundër grupit Hezbollah, në Liban. Izraeli paralajmëroi banorët që të largoheshin nga disa dhjetëra fshatra kufitare të Libanit me Izraelin.


Irani do të përballet me pasoja të rënda nëse kryen një sulm me raketa balistike, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë duke folur për shtypin amerikan në kushte anonimiteti.

Zyrtari tha se Teherani duket se po përgatitet të fillojë në çdo moment, një sulm me raketa balistike ndaj Izraelit.

Media shtetërore e Iranit nuk ka njoftuar për ndonjë sulm të afërt. Zyrtarët iranianë nuk mund të kontaktoheshin menjëherë për një koment.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se ushtria është e gatshme të mbrohet dhe shtoi se Izraeli dhe aleatët e tij janë në një gjendje të lartë gatishmërie dhe çdo sulm nga Irani do të kishte pasoja.

Disa orë para këtij njoftimi zoti Hagari tha se ushtria izraelite kishte filluar një operacion të pjesshëm tokësor në disa fshatra kufitare libaneze. Qëllimi i operacionit është të goditen zonat e kontrolluara nga grupi militant Hezbollah, që ka mbështetjen e Iranit. Grupi Hezbollah është shpallur si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

“Hezbollahu i ktheu fshatrat libaneze pranë fshatrave izraelite në baza ushtarake, nga ku mund të kryejë sulme ndaj Izraelit. Hezbollahu ishte përgatitur t’i përdorte ato si terrene për një sulm të llojit të 7 tetorit, në shtëpitë izraelite”, tha Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite.

Përshkallëzimi i situatës ka alarmuar disa shtete për rrezikun e shpërthimit të një lufte të gjërë. Sekretari i Jashtëm britanik David Lammy tha të martën se çmimi i një lufte rajonale do të ishte “i madh”.

“Ne po flasim me kolegët dhe homologët iranianë. Askush nga ne nuk dëshiron të shohë një luftë rajonale. Çmimi do të ishte i madh për Lindjen e Mesme dhe do të kishte ndikim edhe në ekonominë globale”, tha kryediplomati britanik Lammy.

Ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Gallant e pranoi se ditët në vijim nuk do të jenë të lehta.

“Ne kemi ditë të rënda përpara nesh, ditë sfiduese dhe mendoj se kemi dërguar njerëz atje të cilëve mund t’u besojmë”, tha ministri Gallant.

Të dyja palët kanë vazhduar edhe sulmet ajrore ndaj njëra tjetrës. Një raketë e lëshuar nga Libani goditi një nga autostradat kryesore në lindje të Tel Avivit, tha policia të martën duke shtuar se tre persona janë lënduar.

Në anën tjetër, shpërthime të mëdha të njëpasnjëshme u dëgjuan në të gjithë kryeqytetin libanez pak pas mesnatës të së hënës ndërsa ushtria izraelite kreu sulme në periferitë jugore të qytetit. Disa shtete kanë filluar largimin e shtetasve të tyre nga Libani.

Në një plazh në Bejrut, një grua libaneze e zhvendosur dhe vajza e saj katërvjeçare kanë gjetur strehë nën tenda të improvizuara, duke ikur nga bombardimet izraelite.

Njerëzit po vdesin dhe po shkatërrohen, fëmijët po bëhen copë”, thotë libanezja e zhvendosur Zeina Nazha.

Ndërkaq, banorët izraelitë të qytetit kufitar Kiryat Shmona mirëpritën të martën operacionin tokësor në Libanin jugor, duke shpresuar se ai do t’i lejojë ata të kthehen në shtëpitë e tyre. Ka kaluar pothuajse 1 vit prej largimit të tyre të detyruar ppër shksk të sulmeve me raketa të grupit Hezbollah.

“Kjo është pikërisht ajo që ne donim, ndoshta pak vonë, por më mirë vonë se kurrë”, thotë banori i qytetit Kiryat Shmona, Omri Gigi.

Izraeli i ka dhënë goditje të rëndë grupit Hezbollah, grupit më të fuqishëm në Lindjen e Mesme që ka mbështetjen e Iranit, duke vrarë drejtuesin e tij Hassan Nasrallah në Bejrut javën e kaluar. Libani ka njoftuar për mbi 1000 të vrarë përgjatë bombardimeve disa ditore izraelite./ VOA



Ju sugjerojmë

Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..
Aktualitet

Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..

11 Korrik, 2025 8:47 am
Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës
Rajoni

Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës

11 Korrik, 2025 8:43 am
Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension
Aktualitet

Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension

11 Korrik, 2025 8:38 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 11 korrik 2025

11 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 11 korrik 2025

11 Korrik, 2025 8:15 am
“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
-U tha në Opinion

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

10 Korrik, 2025 10:35 pm
Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
Aktualitet

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

10 Korrik, 2025 10:01 pm
Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
-U tha në Opinion

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

10 Korrik, 2025 9:30 pm
Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
-U tha në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

10 Korrik, 2025 9:25 pm
I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth
-U tha në Opinion

I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth

10 Korrik, 2025 9:20 pm
Para
Greqia sërish në luftë me zjarre masive vdekjeprurëse

Greqia sërish në luftë me zjarre masive vdekjeprurëse

Osmani në Gjermani, kërkon mbështetje për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Osmani në Gjermani, kërkon mbështetje për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

VIDEO/ Monika Kryemadhi kërcen dhe “shijon” kallëzimin që iu bë në SPAK

VIDEO/ Monika Kryemadhi kërcen dhe “shijon” kallëzimin që iu bë në SPAK
















TE FUNDIT

Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..

Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..
11 Korrik, 2025

Pensionet e reja të pleqësisë vitin e kaluar ishin dukshëm më të ulëta se pensioni mesatar ekzistues. Sipas të dhënave...

Lexo më shumë

Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës

Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës
11 Korrik, 2025

Më 11 korrik, në Qendrën Përkujtimore në Potoçari do të varrosen shtatë viktima të gjenocidit të Srebrenicës. Viktimat më të...

Lexo më shumë

Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension

Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension
11 Korrik, 2025

Hyn në fuqi rregullorja që i hap rrugë njohjes së periudhave të punës në ish-ndërmarrjet shtetërore përpara vitit 1993, për...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 11 korrik 2025

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
11 Korrik, 2025

Shqipëria do të përfshihet sot nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me diell dhe temperatura të larta pothuajse në të gjithë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com