Shtetet e Bashkuara thonë se zgjerimi i aktiviteteve të pasurimit të uraniumit në Iran është “një hap i madh në drejtim të gabuar”.
“Presioni maksimal ndaj Iranit do të ushtrohet derisa të braktisë sjelljen e tij destabilizuese”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Teherani tha se do të fillojë injektimin e gazit të uraniumit në centrifugat në objektin Fordow, ku pasurimi i uraniumit u ndalua përmes një marrëveshje bërthamore të vitit 2015 nënshkruar nga Irani dhe fuqitë botërore.
Por më 2018 presidenti i SHBA-së, Donald Trump u tërhoq nga pakti bërthamor dhe që atëherë ka rivendosur dhe zgjeruar sanksionet, si pjesë e një fushate të deklaruar të “presionit maksimal” kundër Iranit.
Ndërkohë, Teherani gradualisht ka ulur disa prej angazhimeve të tij në bazë të paktit, i cili e kishte frenuar programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve./Opinion.al