Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA i kërkon Meksikës ekstradimin e djalit të El Chapos

2023/02/28 at 2:27 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA i kërkon Meksikës ekstradimin e djalit të El Chapos

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Meksikës që të ekstradojë djalin e zotit famëkeq të drogës Joaquín “El Chapo” Guzmán, thonë zyrtarët meksikanë.


Ovidio Guzmán u arrestua më 5 janar në shtetin Sinaloa, në veri të Meksikës.

32-vjeçari dyshohet se drejtonte, së bashku me vëllain e tij, kartelin e fuqishëm të drogës Sinaloa që themeloi babai i tij.

Ovidio Guzmán akuzohet gjithashtu se ka urdhëruar vrasjen e një këngëtari që kishte refuzuar të performonte në dasmën e tij.

Babai i tyre u gjykua në një gjykatë amerikane dhe po vuan dënimin e përjetshëm në një burg të sigurisë së lartë në Kolorado pasi u shpall fajtor për drejtimin e kartelit Sinaloa.

Ovidio është një nga katër fëmijët që El Chapo pati gjatë marrëdhënies së tij me Griselda López në vitet 1980 dhe 90. Djali i madh i tij, Edgar, u vra në një shkëmbim zjarri në 2008.

El Chapo ka edhe fëmijë të tjerë nga martesa e tij e mëparshme dhe nga lidhja e tij e mëvonshme me Emma Coronel, e cila është gjithashtu në burg në SHBA.

Vëllai i madh i Ovidios, i quajtur Joaquín pas babait të tij, është ende në arrati. Të dy vëllezërit janë paditur nga një gjykatë amerikane me akuzat për komplot për shpërndarjen e kokainës, metamfetaminës dhe marihuanës.

Burime në qeverinë meksikane i thanë mediave lokale se SHBA-ja kishte kërkuar zyrtarisht që Ovidio Guzmán të ekstradohej për t’u gjykuar në SHBA.

Njëzet e nëntë vetë vdiqën në përleshjet që pasuan dhe anëtarët e kartelit të tij dogjën autobusë dhe makina për të bllokuar rrugët hyrëse për të parandaluar përforcimet e policisë që të arrinin në qytet.

Ovidio Guzmán u dërgua në Mexico City me një helikopter nga frika se nëse ai transportohej me rrugë, vrasësit e tij do të përpiqeshin të sulmonin kolonën.

Nuk ishte hera e parë që arrestimi i liderit të dyshuar të kartelit çoi në dhunë.

Në qershor 2020, forcat e sigurisë ndaluan Ovidio Guzmán, por u urdhëruan nga presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador ta lironin atë “në mënyrë që të mos rrezikohej popullata” pasi personat e armatosur të Sinaloas dogjën autobusët dhe u përfshinë në beteja me armë me policinë dhe ushtarët.

Ai kishte qenë i fshehur për 18 muajt në vijim përpara se të riarrestohej në janar 2023./Opinion.al

Etiketa: ekstadimel chaposhba


Ju sugjerojmë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
Kronikë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

5 Tetor, 2025 2:16 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Kronikë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

5 Tetor, 2025 1:20 pm
Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
Kryesore

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

5 Tetor, 2025 10:59 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër

5 Tetor, 2025 9:06 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:03 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:00 am
Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
Kryesore

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

5 Tetor, 2025 12:06 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

4 Tetor, 2025 11:52 pm
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

4 Tetor, 2025 10:52 pm
Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
Kryesore

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

4 Tetor, 2025 9:23 pm
Para
Shpërthen rafineria e naftës në qytetin rus, vihet re një dron para zjarrit

Shpërthen rafineria e naftës në qytetin rus, vihet re një dron para zjarrit

Emrat/ Shisnin varre në Tufinë, Prokuroria e Tiranës jep dënimin për 5 persona

Emrat/ Shisnin varre në Tufinë, Prokuroria e Tiranës jep dënimin për 5 persona

Sekuestrohen rreth 32 mijë euro në Durrës dhe Morinë, vihen nën hetim dy persona

Sekuestrohen rreth 32 mijë euro në Durrës dhe Morinë, vihen nën hetim dy persona
















TE FUNDIT

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
5 Tetor, 2025

Ka përfunduar me përplasjen e 7 automjeteve dhe një motori ndjekja e 31-vjeçarit Imer Krrashi nga ana e forcave ‘Shqiponja’....

Lexo më shumë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
5 Tetor, 2025

Një person i armatosur ka përplasur me makinë disa persona në zonën e Saukut, ku mësohet se nga përplasja janë...

Lexo më shumë

Nga Kolumbia për shërbime seksuale në Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
5 Tetor, 2025

Një rrjet kriminal që rekrutonte dhe dërgonte gra nga Kolumbia në vendet e Europës, përfshirë edhe Shqipërinë është zbuluar nga...

Lexo më shumë

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
5 Tetor, 2025

Ndërsa tashmë është përcaktuar 9 Nëntori si data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të pjesshme, Kryeministri Rama ka nisur këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com