Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA/Hetime për shkelje të ligjit për Jack Smith. Ish-prokurori hetoi Donald Trump

2025/08/03 at 10:07 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA/Hetime për shkelje të ligjit për Jack Smith. Ish-prokurori hetoi Donald Trump

Një agjenci federale ka nisur zyrtarisht hetime për ish-Prokurorin e Posaçëm, Jack Smith, i cili i ka mbikëqyrur dy hetime penale kundër presidentit amerikan, Donald Trump, pas mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.


Zyra e Këshilltarit të Posaçëm ka konfirmuar për agjenci të lajmeve, përfshirë Reuters dhe Associated Press, se është duke hetuar nëse Smith e ka shkelur ligjin i cili ua ndalon punëtorëve federalë të përdorin pozitën e tyre për aktivitete politike. Zyra e ka marrë këtë vendim pas një kërkese për hetime të nisur nga senatori amerikan, Tom Cotton, republikan nga Arkansasi.

Zyra e Këshilltarit të Posaçëm është agjenci federale e pavarur, e cila heton sjelljet e punëtorëve federalë, mirëpo nuk ka autoritetet për të ngritur akuza penale. Ajo është agjenci e ndarë prej Zyrës së Prokurorit, që paraprakisht është mbikëqyrur nga Smith, i cili është emëruar në atë pozitë nga Departamenti amerikan i Drejtësisë për t’i ndjekur çështjet penale.

Smith ka dhënë dorëheqje nga ajo pozitë në janar, pas fitores së Trumpit në zgjedhjet presidenciale.

Më herët gjatë javës, Cotton e ka akuzuar Smithin që i ka ngritur çështjet penale kundër Trumpit me qëllim të dëmtimit të fushatës së tij presidenciale. Ai e ka quajtur Smithin “figurë politike që maskohet si zyrtar publik”.

“Për këtë arsye kam kërkuar që të hetohet kjo ndërhyrje e pashembullt në zgjedhjet e vitit 2024”, ka shkruar Cotton në X – dikur Twitter.

Smith i ka ngritur dy raste penale kundër Trumpit, në njërën e ka akuzuar për mbajtje të paligjshme të materialeve të klasifikuara, ndërsa rasti tjetër kishte të bënte me përpjekjet e supozuara të Trumpit për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Më vonë, më 6 janar 2021, në ndërtesën e Kongresit patën shpërthyer trazirat.

Asnjëri rast nuk ka përfunduar në proces të gjykimit, për një mori arsyesh. Njëra ndër to ka qenë edhe vendimi i Gjykatës Supreme, me shumicë konservatorësh, që u ka garantuar ish-presidentëve imunitet nga ndjekja penale.

Smith i ka anuluar të dyja rastet pasi Trump i ka fituar zgjedhjet, duke e cituar një politikë të Departamentit amerikan të Drejtësisë që nuk lejon ndjekjen penale të një presidenti në detyrë.

Ai e ka publikuar një raport në janar, duke thënë se dëshmitë që i ka mbledhur janë të mjaftueshme për ta dërguar Trumpin në gjyq. Presidenti Trump mohon çdo keqbërje dhe i ka akuzuar prokurorët për tentime të motivuara politikisht, për t’ia dëmtuar fushatën.

Para se të merrej me hetimin ndaj Trumpit, Smith e ka ngritur aktakuzën ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat i kanë hedhur poshtë të katërtit. Gjykata Speciale i heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Kjo gjykatë – me gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë – është e themeluar me ligje të Kosovës në vitin 2015, por funksionon në Holandë. Ajo financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian, me kontribute shtesë nga disa shtete të tjera, si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Norvegjia, Zvicra dhe Turqia. REL



Ju sugjerojmë

Neymar humb grumbullimin me Brazilin për shkak të dëmtimit
Sport

Neymar humb grumbullimin me Brazilin për shkak të dëmtimit

25 Gusht, 2025 4:14 pm
Torino prezanton zyrtarisht Asllanin, por nuk luan ndaj Interit
Sport

Torino prezanton zyrtarisht Asllanin, por nuk luan ndaj Interit

25 Gusht, 2025 4:11 pm
Qyteti që do të kufizojë përdorimin e telefonave në vetëm dy orë në ditë
Life Style

Qyteti që do të kufizojë përdorimin e telefonave në vetëm dy orë në ditë

25 Gusht, 2025 4:05 pm
”New York Times”: Shqipëria vendi që të mahnit me bukuritë natyrore dhe mikpritjen
Aktualitet

”New York Times”: Shqipëria vendi që të mahnit me bukuritë natyrore dhe mikpritjen

25 Gusht, 2025 4:02 pm
Kosovë/ Ndalohet një person, dyshohet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it
Rajoni

Prokuroria e Kosovës kërkon 1 muaj paraburgim për të dyshuarin për sulm ndaj KFOR-it

25 Gusht, 2025 3:46 pm
Këshilltari i Zelenskyt: Ukraina kërkon më shumë armë, sepse Rusia nuk do paqe
Bota

Këshilltari i Zelenskyt: Ukraina kërkon më shumë armë, sepse Rusia nuk do paqe

25 Gusht, 2025 3:26 pm
Akuzat ndaj Macronit, Franca thërret ambasadorin amerikan
Bota

Akuzat ndaj Macronit, Franca thërret ambasadorin amerikan

25 Gusht, 2025 3:02 pm
Pesë gazetarë në mesin e 20 të vrarëve nga sulmet izraelite në Gazë
Bota

Pesë gazetarë në mesin e 20 të vrarëve nga sulmet izraelite në Gazë

25 Gusht, 2025 2:49 pm
PD, a do të shkojë në Parlament?Berisha: Do ketë një Komision Hetimor për krimin …
Politikë

PD, a do të shkojë në Parlament?Berisha: Do ketë një Komision Hetimor për krimin …

25 Gusht, 2025 2:33 pm
Kosova ndalon në Jarinjë një të dyshuar për krime lufte
Rajoni

Kosovë/ Policia arreston dy të dyshuar për trafikim emigrantësh

25 Gusht, 2025 2:18 pm
Para
Zjarret, MM: 21 vatra aktive në vend/ Ndërhyrje nga ajri e qindra forca në terren

Arrestohen 2 shtetas për zjarrvënie në Divjakë e Mallakastër

‘Marashi, i biri i Palokut’ – Tregim nga Elizabeth Cleveland Miller

‘Marashi, i biri i Palokut’ - Tregim nga Elizabeth Cleveland Miller

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës

Korçë, theu me gurë xhamat e godinës së bashkisë dhe../ E pëson 27-vjeçari
















TE FUNDIT

Neymar humb grumbullimin me Brazilin për shkak të dëmtimit

Neymar humb grumbullimin me Brazilin për shkak të dëmtimit
25 Gusht, 2025

Neymar nuk do të jetë pjesë e kombëtares braziliane në ndeshjet e shtatorit, pasi është goditur nga një tjetër dëmtim. Sulmuesi...

Lexo më shumë

Torino prezanton zyrtarisht Asllanin, por nuk luan ndaj Interit

Torino prezanton zyrtarisht Asllanin, por nuk luan ndaj Interit
25 Gusht, 2025

Telenovelës “Asllani” i ka ardhur fundi. Mesfushori i Kombëtares shqiptare të futbollit është prezantuar këtë të hënë përmes postimeve në...

Lexo më shumë

Qyteti që do të kufizojë përdorimin e telefonave në vetëm dy orë në ditë

Qyteti që do të kufizojë përdorimin e telefonave në vetëm dy orë në ditë
25 Gusht, 2025

Qyteti Toyoake në prefekturën Aichi të Japonisë pritet t’u bëjë thirrje të gjithë përdoruesve të smartfonëve që të kufizojnë përdorimin...

Lexo më shumë

”New York Times”: Shqipëria vendi që të mahnit me bukuritë natyrore dhe mikpritjen

”New York Times”: Shqipëria vendi që të mahnit me bukuritë natyrore dhe mikpritjen
25 Gusht, 2025

Plazhe mahnitëse, natyrë e paprekur, vende historike të pazakonta dhe çmime të ulëta e kanë kthyer këtë ish-shtet eremit në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com